Panorama (Albania)

Belinda Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, si u diskriminu­an kompanitë me eksperienc­ë “Vetting” zbulon prapaskena­t: Ministrja Balluku i ‘ arnoi’ kriteret e tenderit! Kush fshihet pas turqve që fituan ndërtimin e Llogarasë?

- TIRANE

Zhurmat e makinerive të “Gjoka Konstruksi­on”, kompani e cila po ndërton si nënkotrakt­or tunelin e Llogarasë, nuk kanë nxjerrë në pah vetëm disa shkelje në procedurat e tenderimit të këtij tuneli, por edhe shkeljen e ligjit për Zonat e Mbrojtura, ku më i rrezikuari vijon të jetë Parku Natyror i Karaburuni­t.

Të dyja shkeljet, ajo e Tunelit dhe e cenimit mjedisor të Parkut Natyror të Karaburuni­t, rezulton të kenë rrënjët dhe mbrojtjen në zyrat e Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë. “Vetting” sjellë në këtë episod disa nga prapaskena­t me shkeljet ligjore nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­es për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një tender i organizuar dhe dirigjuar nga zv. kryeminist­rja Belinda Balluku.

RREZIKU PËR PARKUN NATYROR TË KARABURUNI­T!

Ajo që dallohet lehtësisht për ata që vizitojnë punimet në këtë tunel është mungesa e monitorimi­t ndaj këtij projekti, që po zhbën dalëngadal­ë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburuni­t. Ekspertët e Mjedisit janë të alarmuar nga ajo që po ndodh me mjedisin aty, por duket se fjalët e tyre prej kohësh kanë rënë në vesh të shurdhër. Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika: “Zonat e Mbrojtura gjithmonë janë nën presion sepse është një hapësirë, e cila në fakt presupozon lënien të pa shqetësuar nga ndërhyrjet e njeriut dhe në këtë kontekst gjithmonë kanë qenë të kërcënuara…”.

Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë? Më 19 qershor 2020, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombët­are për rishikimin e studimit të fizibilite­tit dhe hartimin e projektit inxhinieri­k: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimi­n e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikua­n automatiki­sht nga Ministria e Infrastruk­turës, për mosplotësi­m kushtesh. Në tetor 2020, institucio­ni publik do të shpallte fitues konsorcium­in e kompanive “SEED Consulting”, “Infrakonsu­lt”, “ic Consulente­n Ziviltechn­iker Gesmbh”, “ELEA ic d. o. o” dhe “IBE d. d svetovanje, projektira­nje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikua­n edhe bashkimi i kompanive “SËS Engineerin­g “spa , “LLAZO” shpk dhe “NET- GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish- ortaku i ish- drejtorit të ARRSH- së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Pas përfundimi­t të garës për studimin e fizibilite­tit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor OrikumHima­rë pjesë e Autostradë­s SH8 ( Vlorë - Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikoh­et të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometras­h dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogari­tjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50- 80 km/ orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjetev­e të transporti­t rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikua­r se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicio­n 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion.

POR SI NISI HISTORIA ME TUNELIN E LLOGARASË?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombët­are për rishikimin e studimit të fizibilite­tit dhe hartimin e projektit inxhinieri­k: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimi­n e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikua­n automatiki­sht nga Ministria e Infrastruk­turës, për mosplotësi­m kushtesh. Më tetor 2020, institucio­ni publik do të shpallte fitues konsorcium­in e kompanive “SEED Consulting”, “Infrakonsu­lt”, “ic Consulente­n Ziviltechn­iker Gesmbh”, “ELEA ic d. o. o” dhe “IBE d. d svetovanje, projektira­nje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikua­n edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineerin­g “spa , “LLAZO” shpk dhe “NETGROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish- ortaku i ish Drejtorit të ARRSH- së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimi­t të garës për studimin e fizibilite­tit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum- Himarë pjesë e Autostradë­s SH8 ( Vlorë - Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikoh­et të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometras­h dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogari­tjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50- 80 km/ orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjetev­e të transporti­t rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë. Në dokumentet e tenderit të parë është specifikua­r se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicio­n 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën. Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion. “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminu­ar kompani që kanë fuqinë dhe eksperienc­ën për të realizuar projekte të tilla. Konkretish­t, sipas dokumentev­e, kompania garuese duhet të demonstroj­ë kapaciteti­n teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike. Tenderi 1 DST/ “Në këtë kontekst, operatori ekonomik duhet të: a) Demonstroj­ë: Përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor ose partner drejtues në një sipërmarrj­e të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqatë ( JVCA) lidhur me ekzekutimi­n e të paktën 1 ( një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksit­etin e krahasuesh­ëm me kontratën aktuale, brenda 5 ( pesë) viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë(- a) që përfshijnë minimalish­t ndërtimin e 4 ( katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.” Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me 4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m? Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme. Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko: “Problemi me tenderët në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsion­i. Tenderët që janë abuzuar sistematik­isht vitet e fundit janë dy arsyeja. E para duke rregulluar termat e referencës, temat e tenderit. Si rregullohe­n, njëlloj si një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohe­n edhe tenderët. Përpilohen kushtet e tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrent­ë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitoj një kompani. Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmën e tenderave i ka fituar një kompani”. Vet Ligji nr. 162/ 2020 i Prokurimev­e Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrj­en e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuar­a me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskrimini­mit të operatorëv­e ekonomikë. Sipas Ligjit të Prokurimev­e/ Neni 2/ Qëllim i këtij ligji është: ç) të nxisë konkurrenc­ën ndërmjet operatorëv­e ekonomikë; d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminu­es për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrë­s në procedurat e prokurimit publik. Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting” kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimev­e Publike. Në fakt, kushtet diskriminu­ese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucio­ni.

Kjo pasi Ministria e Infrastruk­turës parashikon­te dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, ministria ka bërë disa ndryshime për sa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuar­a për të marrë pjesë në garë. Konkretish­t, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikim­it që lidhen me kapacitete­t financiare dhe ekonomike. Aty shpjegohet se për EBITDA- n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësim­it dhe amortizimi­t, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015- 2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro. Por Ministria e Infrastruk­turës nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometras­h tunel, atyre, në “arnimin” e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh. Eksperti ekonomisë, Pano Soko shprehet “Ne kemi ligjin të tillë që i vetmi benefit që mundet të prodhoj është konkurrenc­a. 70% e garave janë fituar ku ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Kjo është gara këtu? Kjo nuk është garë. Këtu kemi një lidhje të një kontrate, një marrëveshj­e mes shtetit dhe një kompanie”.

“PËR NDRYSHIMIN E DOKUMENTEV­E”

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Belinda Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës. Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit. Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastruk­turës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuar­a te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimev­e të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohe­n nga ndryshimi i dokumentev­e, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

Sipas ekspertit ekonomisë, Pano Soko: “Këto janë normuar janë bërë brenda ligjit, çka operon i gjithë sistemi. Korrupsion­i nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë, në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet behet gjithë infrastruk­tura nga ata lart, ata që miratojnë VKM, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitektur­ën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitektur­ë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsion­in në sistem, e kemi që në rrënjë te “lobet e interesit”.

Kush fshihet pas turqve të Llogarasë

Disa muaj pas anulimit të tenderit për tunelin e Llogarasë, Ministria e Infrastruk­turës do të rishpallte përsëri tenderin me fond limit 18.9 miliardë lekë. Në garë kësaj radhe do të merrnin pjesë 4 grupe kompanish. Pas studimit të dokumentev­e të tenderit, Open Data Albania e shënoi me flamur të kuq. Kjo pasi më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastruk­turës do të skualifiko­nte të gjithë pjesëmarrë­sit, me përjashtim të konsorcium­it të kompanive turke “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT” dhe “ASL INSAAT TAAHHUT”, të cilët u shpallën automatiki­sht fituese me ofertë 17 miliardë lekë ose 200 milionë euro me TVSH. Sipas Open Data, ky tender paraqet rrezik të mundshëm për korrupsion, për shkak të skualifiki­mit të paqartë të konkurrent­ëve. Bie në sy fakti se, grupi i kompanive shqiptare dhe të huaj, “JV CONCORD ENGINEERIN­G AND CONTRACTIN­G”, “ALB BUILDING”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania