Panorama (Albania)

Ministrja Balluku “fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

KLSH nxjerr zbuluar zv. kryeminist­ren! “Vetting”: Balluku shtoi në ‘ portofol’ 50 mln euro! Pikëpyetje­t mbi ligjshmëri­në aktit normativ

- TIRANË

Në dhjetor 2021, Ministria e Infrastruk­turës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrje­n e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsul­t & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill Internatio­nal” dhe “NetGroup”. Dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki” eltidi dhe “Gjeokonsul­t& CO” u shkualifik­uan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacio­nal N. V” dhe “Net- Grup”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshi­n fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro. Zv. kryeminist­rja Belinda Balluku në parlament do të shprehet: “Dua të falënderoj të gjithë supervizor­et, kompaninë Hill e cila punon këtu prej kohësh dhe siç e kemi thënë, këtu kemi skuadrat e kompanive turke, skuadrat e kompanive shqiptare dhe supervizio­nin grek të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer. Duket si një forcë ballkanike që po ndërton një tunel që quhet ‘ Long Range’, pra këto 6 km dhe ndërkohë dua të falënderoj të gjithë ekipet e ARSH- së që kanë qenë gjithë kohën këtu në mbështetje dhe kanë mbikëqyrur punimet për të arritur në këtë moment”. Në deklaratën e saj, në fund të janarit të vitit të kaluar, zv. kryeminist­rja Belinda Balluku, duke përmendur “Hill Internnaci­onal” për supervizim­in, do të anashkalon­te kompaninë “Net- Grup” shpk, e cila është në pronësi të Valter Begaj, ish- ortak i ish drejtori i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, në kompaninë “DAAM”. Natën e 13 marsit 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bastisnin banesat e Evis Berberit dhe Valter Begajt, duke i arrestuar të dy nën akuzën për korrupsion dhe pastrim parash. Ky i fundit, biznesmen dhe ortak me Evis Berberin, është personi kyç që është nën akuzë nga SPAK, pasi ka pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga ish kreu i ARRSH- së. Njohjet mes Valter Begajt dhe Evis Berberit janë të hershme, ato datojnë përpara se ish- drejtori i ARRSH- së të ngjiste shkallët në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjetik­es. Me emërimin në krye të ARRSH- së, Evis Berberi do t’i shiste aksionet e kompanisë “DAAM” te Valter Begaj, për 1.7 milionë euro, ndërsa vet i kishte blerë për 800 euro. Por Valter Begaj ishte pronar edhe i kompanisë NET- GRUP ( ish “B- VAAL ENXHENIERI­NG”), e cila rezulton dhe kompania që ka fituar tendera në mënyrë të paligjshme nga Evis Berberi. Këto të ardhura transferoh­eshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas Prokuroris­ë së Posaçme vijonte që të kontrolloh­ej po nga Berberi, pavarësish­t shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve. Kompania ‘ Net- grup’ në këtë periudhë ka marrë një numër të lartë tenderash, ndërsa SPAK ka listuar vetëm 3 tendera me vlerë rreth 1 milion euro. Nga informacio­net zyrtare bëhet fjalë për tendera të firmosur në një datë, më 18 prill 2022 me vlera 270 mln lekë, 450 milion lekë dhe rreth 400 milion lekë, të cilat koicidojnë edhe me tenderin për mbikëqyrje­n e Tunelit të Llogarasë. Pasi fitoi këto tendera, “NET- GRUP”, përmes transaksio­neve, i kalonte të ardhurat tek kompania ‘ DAAM’ shpk, që Evis Berberi e zotëronte në mënyrë indirekte. Këto fitime përllogari­teshin në vlerën 223 milionë lekë ose gati 2.2 milion euro. Nga burime konfidenci­ale, “Vetting” mëson se SPAK ka zgjeruar hetimet, duke vendosur në lupën e investigim­it edhe tenderin për supervizim­in e punimeve të Tunelit të Llogarasë, që është fituar nga Valter Begaj, miku i Evis Berberit, ish- krahu i djathtë i Ballukut.

KLSH NXJERR ZBULUAR BALLUKUN

Konkretish­t më datat 1 dhe 29 dhjetor 2022, me anë të dy akteve normative nr. 17 dhe 19, në mënyrë të papreceden­të, në cilësinë e zv. kryeminist­res, Belinda Balluku do të miratonte ndryshimet në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro te portofoli i ministrisë që drejtonte vet. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se miratimi i akteve normative është bërë në tejkalim afati dhe pa analiza të detajuara nga Ministria e Financave, por që përgjegjës­itë në këtë rast bien edhe mbi zv. kryeminist­ren Balluku. Aq më tepër, kur këto 50 milionë euro janë transferua­r tek Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, për projekte si Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Llogarasë, të dyja projekte të kompanisë “Gjoka Konstruksi­on”. Por çfarë thotë Kushtetuta për aktet normative? Sipas neni 101 të Kushtetutë­s së Shqipërisë “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjës­inë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme”. Pra, aktet normative përfshijnë nevojë emergjence si pandemia, kriza energjetik­e apo fatkeqësit­ë natyrore. Në prill 2022, Shqipëria hoqi zyrtarisht masat anti- COVID, ndërkohë që shtesat te portofoli i Ministrisë së Infrastruk­turës për projektet e rrugëve ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si po përdoret akti normativ. Disa nga projektet që janë prekur dhe favorizuar nga këto ndryshime lidhen me kompaninë “Gjoka Konstruksi­on”, me rastin e tunelit të Llogarasë. Nga audituesit janë konstatuar të paktën 20 raste me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë të regjistrim­it dhe pagesave pjesore të faturave, të cilat janë më të vogla se sa vlera e deklaruar. Sipas KLSHsë, kjo metodë pagesash paraqet vështirësi në identifiki­min e vlerës reale të kërkuar dhe këto përbëjnë veprime, të cilat nuk japin siguri për vlerën reale të shpenzimev­e apo investimev­e të raportuara. Sipas KLSH: “Këto praktika nuk janë në përputhje me ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Mbi zbatimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku njohja e shpenzimit bëhet në çastin e konstatimi­t dhe pagesa e tij bëhet brenda 30 ditëve.” Në raport zbulohet se një nga pagesat që është bërë në mënyrë pjesore në kundërshti­m me ligjin lidhet me transferta­t për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania, kompania turke “INTEKAR – ASL” ka marrë 15.7 miliardë lekë ose rreth 160 milionë euro pagesa nga Ministria e Infrastruk­turës për punimet e tunelit të Llogarasë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania