Panorama (Albania)

Risitë e ligjit të pronave, kategoritë që përjashtoh­en Vitin e kaluar u paguan 84.4 milionë lekë në formë tatimi

-

Trashëgimi­a apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej + 116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashton­in nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar. Konkretish­t, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshor­t, bashkëshor­te, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen. Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind.

Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtoh­en nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimi­a e përfituar nga ata që do të kualifikoh­eshin si trashëgimt­arë ligjorë në radhë të parë dhe të dytë; dhurimet dhe trashëgimi­të të marra nga ata që do të kualifikoh­eshin si trashëgimt­arë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpague­s për pasuritë e paluajtshm­e, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpague­s. Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimt­arëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpron­ësia e detyrueshm­e.

Edhe në këtë rast, përjashtim­i nga tatimi bëhet nëse trashëgimt­ari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguar­a janë tatuar paraprakis­ht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi. Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %"

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania