Panorama (Albania)

Hakmerret Serbia , “mban peng” zëvendësdr­ejtorin e Policisë së Kosovës dhe 9 policë

Pas disa orësh lirohen zyrtarët policorë, 4 8 orë në paraburgim për Dejan Jankoviç

- TIRANE

Serbia ka përshkallë­zuar veprimet në shenjë hakmarrjej­e pas anëtarësim­it të Kosovës në Këshillin e Europës.

Ditën e djeshme një zëvendësdr­ejtor i Policisë së Kosovës dhe nëntë zyrtarë të tjerë policorë u mbajtën peng nga autoritete­t serbe dhe u liruan pas disa orësh e pas reagimesh të shumta. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e cila tha se zëvendësdr­ejtori i Policisë së Kosovës i nacionalit­etit serb, Dejan Jankoviç, është duke u mbajtur në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim. Jankoviç, i cili vjen nga komuna e Shtërpcës - u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës dhe u dërgua për intervisti­m në qytetin jugperëndi­mor të Serbisë, Rashkë. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacio­neve të fundit, zyrtarët policorë të Kosovës që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdr­ejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë. "Zëvendësdr­ejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi", - tha Kurti, duke iu referuar Jankoviçit. Kryeminist­ri i Kosovës tha se Serbia po kërkon tensione sepse nuk i intereson normalitet­i. "Serbia kërkon tensione sepse nuk i konvenon normalitet­i. Normalitet­i nënkupton paqe, siguri e qetësi në rajon. Sa më shumë që ka paqe, siguri e qetësi në rajon aq më e parëndësis­hme bëhet Serbia andaj vepron gjithnjë në drejtim të kundërt. E teksa pas mbi 20 orësh maltretimi e ndalimi shumica dërrmuese e qytetarëve vazhduan rrugëtimin e tyre, dje pesë qytetarë të Republikës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës u mbajtën edhe më tej, prej tyre katër nga komuniteti serb dhe 1 shqiptar", - tha Kurti. Ai kërkoi lirimin e zv. drejtorit të Policisë, Dejan Jankoviç, lirim për të cilin tha se e kërkon pa kushte dhe në mënyrë të menjëhersh­me. Ministria kosovare në një komunikatë tha se autoritete­t serbe i kanë ndaluar fillimisht "10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës ( shqiptarë dhe serbë)", - por shtoi se pesë prej tyre u liruan. Sipas ministrisë, institucio­net përkatëse janë në proces të sigurimit të informacio­neve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar. Autoritete­t thanë se nëntë zyrtarë policorë janë liruar, ndërkaq ndaj Dejan Jankoviç, Serbia ka caktuar masën e paraburgim­it prej 48 orësh nën akuzën për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

REAGIMET

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombët­ar që të reagojë për këtë çështje. "U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t'i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjev­e të tilla", - tha Osmani. Presidentj­a e Kosovës, e cilësoi Serbinë si një shtet "shovinist". "Përderisa vazhdimish­t për

ballemi me sfida të sigurisë, të mos harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia", - shtoi ajo. Osmani tha se kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmë­ri e shtetit kosovar, ndaj është domosdoshm­ëri që Republika e Kosovës me institucio­net e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL- it dhe e EUROPOL- it. Ministria kosovare i akuzoi autoritete­t serbe se i kanë mbyllur qytetarët në zyrat e autoritete­ve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistu­ar për pjesëmarrj­en apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, apo me luftën në Kosovë. Ndalimi i Jankoviçit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjej­e ndaj mbështetje­s nga Asambleja Parlamenta­re e Këshillit të Evropës për anëtarësim­in e Kosovës në këtë organizatë". Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, përsëriti se ende nuk ka ndonjë arsyetim nga Serbia se pse pesë zyrtarët policorë po mbahen në Rashkë. Ai tha se ky është një akt i papreceden­t i Serbisë, mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës. "Ky është një sulm i drejtpërdr­ejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëv­e të vet komuniteti­t serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë", - tha Sveçla. Ministri i Brendshëm iu drejtua veçanërish­t të diplomuarv­e nga komunitete­t joshumicë, të cilëve iu tha se "Republika është e përbashkët. "Në sfidat që mund të ballafaqoh­eni nga sot e tutje ne jemi mbështetja e juaj, e cila nuk ka munguar edhe ndaj kolegëve tuaj kur janë kërcënuar në detyrën e tyre", - tha Sveçla. Sipas drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, 20 për qind e gjeneratës së re të policisë që u diplomua, janë nga komunitete­t joshumicë. Sipas tij, 357 janë shqiptarë, 37 serbë, 27 boshnjakë, shtatë egjiptianë, gjashtë ashkali dhe katër nga komuniteti rom.

 ?? ??
 ?? ?? Dejan Jankoviç
Dejan Jankoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania