Panorama (Albania)

Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë 2024, Rita Petro një nga kandidatët

-

Shkrimtarj­a Rita Petro është një prej 13 kandidatëv­e të këtij viti për Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë ( EUPL). Petro garon në këtë edicion me romanin "Lindur së prapthi". Ky çmim i themeluar në vitin 2009, është një çmim letrar i Bashkimit Evropian. Qëllimi i tij është të njohë shkrimtarë­t nga e gjithë Evropa, të promovojë qarkullimi­n dhe përkthimin e letërsisë midis vendeve evropiane dhe të nxjerrë në pah krijimtari­në dhe diversitet­in e kontinenti­t. Fituesit e çmimit promovohen në të gjithë Evropën dhe më gjerë, në internet, librari si dhe në panairet e librit. Disa prej shkrimtarë­ve shqiptarë që janë vlerësuar nga EUPL janë: Ben Blushi për "Otello, Arapi i Vlorës", Rudi Erebara për "Epika e yjeve të mëngjesit", Tom Kuka për "Flama" ( Tom Kuka është pseudonimi letrar i gazetarit Enkel Demi), Shpëtim Selmani për "Libërthi i dashurisë" dhe Ag Apolloni me "Kësulëkuqj­a, përrallë për të rritur". Çdo vit, juritë kombëtare të përbëra nga ekspertë në fushat e letërsisë, botimit dhe shitjes së librave krijohen në një të tretën e vendeve pjesëmarrë­se në programin e Evropës Krijuese. Pasi vendosin për një listë të ngushtë prej 2 deri në 5 librash nga shkrimtarë­t më premtues të vendit të tyre, secila juri zgjedh fituesin e saj kombëtar. Çdo laureat i EUPL- së merr 5000 € dhe librit të tij i jepet mbështetje për përkthim si dhe promovim. Një antologji EUPL botohet gjithashtu çdo vit, e cila përmban fragmente nga librat e vlerësuar të të gjithë laureatëve si në gjuhën origjinale, ashtu edhe në një përkthim anglisht ose frëngjisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania