Panorama (Albania)

"T'ua presim hovin armiqve të pashpirt", kush ishte synimi i Lidhjes së Prizrenit

Lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar para 143 viteve Të detyruar nga rrethanat e vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombë­tar, i cili kishte qëllimm bashkimin e Shqipërisë

- TIRANE

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje 143- vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës.

Kjo konsideroh­et si beteja më e rëndësishm­e që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit më 18 prill 1881 kundër trupave osmane. Afro 4000 vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të armatës së Dervish Pashës, me rreth 15 000 ushtarë e oficerë të pajisur me armatimin më të mirë të kohës. Forcat osmane morën Shkupin në fund të marsit dhe marshuan drejt Ferizajt për të nënshtruar Fushë- Kosovën. Forcat shqiptare me Mic Sokolin dhe Ali Ibrën zunë vend afër Shtimes, ndërsa një pjesë tjetër pranë fshatit Slivovë. Luftimet u zhvilluan prej 18 deri 20 prill 1881. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e ushtrisë osmane dhe kundërsulm­uan disa herë. Në një nga këto kundërsulm­e Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut. Më 21 prill, shqiptarët, për shkak të epërsisë të armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan luftime në Dukël dhe Suharekë, për të penguar ushtrinë osmane të hynte në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administra­tive, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeu­t. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombë­tar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshj­es të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoria­le, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t'i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimt­are nga sundimi osman. Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Pas një mbledhjeje, Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat. Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunë­torët Shaban bej Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin. Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe protestave ndaj Kongresit dhe me korrespond­encën me filoshqipt­arët e me shqiptarët jashtë atdheut. Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administri­min e territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese. Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtinës, Shefik bej Gjilanit dhe dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshi­n për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe furnizimin e saj. Këta komisione funksionon­in vetëm në kohë të mbledhjes së përgjithsh­me. Detyrat e tyre i mbikëqyrte Dega lokale e Prizrenit, e cila kryesohej prej Ymer efendi Prizrenit. Lidhja në korrik u nda në komitete, të cilat kishin dy degë të rëndësishm­e: e veriut me qendër në Prizren dhe e jugut. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimi­n e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territoria­l, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksionon­te veç administra­tivisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqip­tare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110. Një nga fjalimet që u mbajt mend aty ishte ai i Abdyl Frashërit: "Qëllimi i Kuvendit është që t'ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshë­rit tanë". Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandoris­ë osmane. Aty i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrë­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania