Panorama (Albania)

Pse e ndaloi Enveri shfaqjen "Rrethimi i Bardhë" të Naum Priftit

"Ka të meta të thekuara ideologjik­e", çfarë ndodhi kur dramën e pa diktatori në teatrin e Korçës. Urdhri që la për partiakët

- SKIFTER KËLLIÇI

Punimi shumë profesiona­l i prof. dr. Kastriot Gjikës, botuar kohët e fundit në gazetën "Nacional", kushtuar krijimtari­së për fëmijë të shkrimtari­t tonë të njohur, Num Prifti, që u nda kohët e fundit nga jeta në moshën 90- vjeçare, më ngjalli shumë kujtime për të, të cilat fillojnë nga viti 1957.

Atëherë unë isha student i vitit të dytë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë në Institutin e Lartë Pedagogjik, dhe së bashku me mua edhe Dhimitër Xhuvani, i cili, ashtu si Naumi që asokohe, ndonëse të dy ende të rinj, me tregimet e tyre kishin filluar të njiheshin si shkrimtarë.

Dhe ndodhi që pikërisht në muajin shkurt të atij viti në faqet e "Zërit të Rinisë", unë të botoja një tregim të gjatë në tre numra. Ishte tregimi i parë që botoja, kur sapo kisha mbushur 19- vjetët, ndaj dhe shokët e mi të kursit më uruan. Ndër ta edhe Dhimitri me të cilin më pas, më lidhi një miqësi edhe më e ngushtë, sidomos kur ime shoqe, Natasha, u bë redaktore e disa romaneve të tij.

Dhe ja një ditë, kur së bashku me të po kalonim nëpër sheshin "Skëndërbej", takuam Naum Priftin, për të cilin kisha dëgjuar se ishte shkrimtar dhe kisha lexuar edhe disa tregime të tij. Të dy kishin mbaruar Tenikumin Mjekësor, kishin punuar nëpër fshatra ndihmësmje­kë, por pastaj i kishte bashkuar përfundmis­ht letërsia. Kur gjatë asaj bisede të shkurtër, dëgjoi emrin tim, edhe ai më përgëzoi për tregimin që kisha botuar dhe më uroi që të vazhdoja të shkruaja tregime.

Miëpo kjo nuk ndodhi. I dhënë pas mësimeve, sidomos pas lëndëve të gjuhës shqipe dhe pas sportit, për të cilin që në vitin 1954 kisha nisur të botoja në gazetën "Sporti Popullor" shkrimet e para, unë reshta së shkruari tregime. Edhe për një arsye tjetër. Përveç Dhimitër Xhuvanit, Halil Qendros, Jorgo Bllacit, studentë si unë të kursit tonë, që kishin nisur të botonin letërsi, ishin dhe studentë të kurseve më të larta, Bekim Harxhi, Bekim Gace dhe veçanërish­t Ismail Kadarea, që shkruanin poezi dhe tregime ku e ku më të goditura se tregimi im,

Në mos gaboj, në vitin 1963, ai botoi në faqet e revistës "Nëntori" dramën "Rrethimi bardhë", të cilën me interpreti­min e aktorëve të Teatrit Popullor në emisionin "Teatri në mikrofon", e tramsmetoi "Radio Tirana". Jo vetëm kaq, por një vit më vonë ajo u vu në skenë nga Teatri "Cajupi" i Korçës. Të them të drejtën, unë as e kisha lexuar dhe as që nuk arrita ta shoh, sepse kjo dramë nuk u shfaq, jo më në Tiranë, por as edhe në Korçë.

që, të them të drejtën, ishte shumë skematik. Nuk mjaftoi kjo, por pas mbarimit të studimeve të larta në vitin 1959, fillova të punoja folës, gazetar dhe po atë vit radiokroni­st sportiv në "Radio Tirana", krahas Ismet Bellovës dhe ca më pas Anton Mazrekut, që u rikthye në mikrofonin sportiv pas disa viteve heshtjeje.

Atëherë ndiqja kryesisht të rejat kulturore dhe veçanërish­t sportive në shtypin sovjetik, që vinte dy herë në javë me avion nga Moska, dhe po jo shpesh lexoja artistike, dhe kryesisht të autorëve të huaj. Shkrimtarë shqiptarë personalis­ht njihja shumë pak dhe në rastet kur i ftoja në intervista për emisione të redaksisë së kulturës në radio, ku vazhdoja të punoja, ose në Klubin e Shkrimtare­ve dhe Artistëve, që ishte në një ndërtesë pranë Teatrit Popullor. Dhe aty, nga viti 1963, fillova të takohesha edhe me Naun Priftin. Ato kohë ai ishtë bërë ndër shkrimtart më të njohur shqiptarë. Veç tregimeve dhe përrallave për fëmijë në organet letrare, kishte botuar vëllimin me tregime "Çezma e floririt" që pati ngjallur interes në qarqet letrare. Në shkrimet kritike të kohës Naumi, atëherë 31- vjeçar vlerësohej për gjuhën e pasur, dialogun dhe frymën popullore të tregimeve, që i pati përmbledhu­r në këtë vëllim. Për gjuhën e ndihmonte në këtë drejtim shumë edhe prejardhja e tij: kishte lindur në Rehovë të Kolonjës dhe ruante gjallërish­t gjuhën popullore.

Në një nga takimet tona në klubin e mësipërm, Naumi më pyeti:

- Dikur ke botuar një tregim. Por, nuk kam parë të botosh të tjera, veç reportazhe­ve në radio ose shkrimeve sportive në "Zërin e Rinisë".

I shpjegova se ngarkesa e madhe që kisha për emisionet letrare radiofonik­e dhe sportive, nuk më linin kohë të merresha me letërsi.

- Sidoqoftë, me pak sakrifica e gjen atëkohë, - më shpjegoi. - Ja, unë punoj në revistën "Hosteni", por botoj edhe tregime.

Thoshte një të vërtetë, por atëherë unë nuk kisha besim se do të bëhesha shkrimtar i mirë, ashtu siç e ndjeja se po bëhesha gazetar i tillë. Në mos gaboj në vitin 1963 ai botoi në faqet e revistës "Nëntori" dramën "Rrethimi bardhë", të cilën me interpreti­min e aktorëve të Teatrit Popullor në emisionin "Teatri në mikrofon", e tramsmetoi "Radio Tirana". Jo vetëm kaq, por një vit më vonë ajo u vu në skenë nga Teatri "Çajupi" i Korçës. Të them të drejtën, unë as e kisha lexuar dhe as që nuk arrita ta shoh, sepse kjo dramë nuk u shfaq, jo më në Tiranë, por as edhe në Korçë.

Ç'kishte ngjarë? Ato ditë kur po shfaqej "Rrethimi i bardhë", në Korçë erdhi Enver Hoxha. Dhe drejtuesit partiakë të këtij rrethi, e ftuan diktatorin të shihte pikërisht këtë dramë, të bindur se ai do ta pëlqente atë dhe do t'i përgëzonte. Mirëpo, siç më thoshte më pas një shok që kishte qenë në atë shfaqje, Enver Hoxha duartrokit­i sa për sy e faqe, për më tepër, takoi partiakët e lartë të Korçës dhe për të meta të theksuara ideologjik­e, urdhëroi që ajo të mos shfaqej më.

Me sa mbaj mend, sipas tij, realiteti shqiptar paraqitej me ngjyra të errëta, mveshur me personazhe egoistë, që në situata të vështira, të izoluar nga dëbora, nuk tregojnë solidarite­t dhe dhëmshuri për njëri- tjetrin, por shikojnë vetëm interesat e tyre, një dramë që nxin realitetin socialist, kur në fakt në kushte të vështira jetësore në dramë shfaqeshin, natyrshëm njerëz me tipare pozitive, të dashur të afërt me të tjerët, të sakrificës, por dhe njerëz me tipare të kundërta, të cilët nuk mungonin në të. Pak a shumë, ndodhi ajo që do të ndodhte në vitin 1969 me dramën "Njollat e murrme", ndonëse këtë dramë, që sapo kishte fituar edhe çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesioni­ste, dhe e kishte ngritur në qiell kryeminist­ri Mehmet Shehu, me ta parë, Enver Hoxha, dha urdhër të mos shfaqej, po për të meta të theksuara ideore.

Nuk kisha pasur deri atëherë njohje

 ?? ?? Naum Prifti
Naum Prifti
 ?? ?? Naum Prifti
Naum Prifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania