Panorama (Albania)

"I pashë terroristë­t që goditën kullat binjake"

"Ja zanafilla e një romani", si më shtyu shkrimtari Naum Prifti për të hedhur në letër atë çfarë pashë më 11 janar 2001

-

kaq të afërt me Naumin, por kur ato ditë e pashë në Klubin e Shkrimtarë­ve, e mora me mend tronditjen e madhe të tij shpirtëror­e, sepse pas kësaj ngjarjeje kaq të papritur, emri tij do të vihej me siguri në një rreth të kuq nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, aq më tepër se ai kishte një vëlla, Petrin, që kishte emigruar në Amerikë, fatmiërsis­ht në vitin 1940, pra jo gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më pas kishte qenë sekretari i Federatës Panshqipta­re "Vatra" në Boston dhe merrej me studime, pa ndërhyrë në probleme që lidheshin me Shqiqërinë komuniste.

Me Naumin u njohta më afër, kur pas thirrjes demagogjik­e të Partisë në shkurt të vitit 1966, që të punojmë ku ka nevojë atdheu, si shkrimtarë të tjerë, dhe shkoi të punonte mësues në Divjakë, për t'u njohur më afër me realitetin e ri socialist, kurse unë gjithashtu mësues në Berat. Ato vite ai kishte botuar novelën e njohur për fëmijë "Cikua dhe Beni" dhe vëllimin tjetër me tregime "Një pushkë më shumë".

I duhej që njëherë të shtunave në çdo dy javë si dhe mua, të nisej nga Divjaka në Lushnjë dhe aty me autobusin që vinte nga Përmeti, ( nëse kishte vend), të kthehej për të dielën në Tiranë, për t'u shmallur me gruan dhe fëmijët, duke pasur një rrogë më të ulët se ç'kishte pasur dhe kushte jetese për të mos u zënë me gojë, siç ndodhi dhe me shkrimtarë­t dhe artistët e tjerë që përmenda më lart.

Në disa nga këto udhëtime kam pasur rast të takohem me Naumin. Dhe natyrisht gjuha i shkonte aty ku "dhëmb dhembi", pra te letërsia. Megjithatë, në një nga këto takime, Naumi, si dikur, më pyeti nëse po shkruaja ndonjë tregim. I shpjegova se as që më kishte shkuar ndërmend edhe sepse deri atëherë, nuk kisha gjetur ndonjë ngjarje që të më shtynte të shkruaja ndonjë skicë, pale më tregim.

- Përse nuk shkruan atëherë ndonjë gjë letrare për sportin? - më pyeti. - Ke kaq vite që je gazetar edhe komentator sport

Tek po punoja "security guard" në Aeroportin Ndërkombët­ar "Logan" të Bostonin, pa e ditur se kush ishin, kisha parë të kalonin në një pikë të kontrollit të këtij aeroporti të rinj arabë, të cilët pas atentatit dolën se ishin tërroristë që rrëmbyen avionët dhe me ta goditën Kullat Binjake të Nju Jorkut, atëherë ai menjëherë ma tha: "Ja zanafilla e një romani", sepse midis rreth 3000 njerëzve që humbën jetën në këtë tragjedi të tmerrshme, në katin fundit kishin qenë edhe tre shqiptarë që ato çaste po pastronin nga jashtë dritaret e këtyre kullave.

iv në radio dhe je njohur me botën sportit.

Mblodha vetëm supet. Por, nuk harrova... Për disa javë mendja më rrihte si çekan te fjalët që më kishte thënë ai. Dhe kështu, që nga dhjetori i vitit 1966 dhe deri në korrik të vitit 1967, shkrova 13 tregime me temë krejt sportive.

Në një nga udhëtimet me autobusin e Përmetit që na shpinte në Tiranë, i dhashë Naumit dorëshkrim­et e disave prej këtyre tregimeve. Dy javë më pas, kur u takuam në Lidhjen e Shkrimtarë­ve, më përqafoi dhe më tha se tregimet në përgjithës­i i kishin pëlqyer dhe më nxiti të shkruaja dhe të tjera. Ta pret mendja, se më bëri dhe vëretje për ndërtimin e ngjarjeve në disa tregime që iu dukën të stisura, dialogun jo të natyrshëm, për disa personazhe të zbehta, që më dëshpëruan, aq sa i thashë se ato nuk mund t'i ndreqja. Por, Naumi më shpjegoi se pak a shumë edhe atij kështu i kishte ndodhur, kur kishte shkruar vëllimin e parë me tregime, "Çezmja e floririt". Këshu më ndodhi dhe mua. Pata durim dhe këmbëngulj­e për të ripunuar disa tregime dhe 12 nga 15 prej tyre u botuan nga Shtëpia Botuese "Naim Frëshëri", në janar të vitit 1988, me titullin "Një ndodhi në stadium", kur unë kisha mbushur plot 30 vjeç. "Na solle për herë të parë parë në biblotekat tona një buqetë me lule të freskëta nga fusha e sportit", më tha një ditë shkrimtari i njohur Shefqet Musaraj, që aso kohe ishte sekretar i Përgjithsh­ëm i Lidhjes së Shkrimtarë­ve. I nxitur edhe nga lexues, sidomos sprtdashës, botova deri në vitin1970 edhe dy libra, po me temë sportive, por të them të drejtën nuk patën jehonën e librit të parë "Një ndodhi në stadium". Ndër të parët që më përgëzoi ishte edhe Naum Prifti, i cili ishte edhe i pari që më kishte nxitur të shkruaja tregime me këtë temë. Në vitin 1970, pas tre vjetësh qarkullimi­n absurd, si dhe shkrimtarë të tjerë, u kthyem në Tiranë, unë në Televizion­i Shqiptar, dhe Naumi, inspektor për teatrin në Ministrinë e Kulturës. Po atë vit, ai botoi vëllimin me tregime "Litari i zjarrtë", që dëshmuan për një nivel të ri më të dukshëm artistik. Por, nuk ndodhi kështu me mua, sepse, vërtet botova dy vëllime me tregime për të rinj, kushtuar figurave të shquara në fushën e muzikës, "Zërat e jetës" dhe "Mbi mjegullat e kohërave", në fushat e tjera të shkencës dhe artit, por ato nuk shënuan ndonjë ngritje cilësore. Siç më tha më pas Naumi, nuk duhej të nxitohesha në përshkrimi­n e ngjarjeve disa herë me gjuhë disi të thatë. Por nuk ndodhi kështu me dy romane për fëmijë. ' Kujtimet e mëhallës së vjetër' dhe ' Pas gjurmëve', ( 1970,1972). Këtë të fundit e lexoi edhe Naumi në cilësinë e kryetarit të jurisë së konkursit të organizuar nga Shtëpia Botuese "Naim Frashëri". Dhe më përgëzoi, si më pati më pati përgëzuar dhe miku tjetër imi si ai, shkrimtari i njohur për fëmijë, Odhise Grillo, siç kam shkruar edhe në kujtimet e botuara për të muaj më parë po në këtë gazetë, i cili edhe ai, më ka ndihmuar shumë që të bëhem shkrimtar i pëlqyeshëm për fëmijë.

Takimet e mia me Naum Priftin më vonë qenë më të pakta. Vitet rrokullise­shin dhe ne shkruanim, por ai përsëri me sukses të dukshëm. Këtë e dëshmoi ndër të tjera edhe vëllimi me tregime "100 vjet", ( 1983). Duke vlerësuar krijmtarin­ë e tij kritiku Bashkim Kuçuku nënvizon: "Dialogu në prozën e Naum Priftit është i kufizuar, për t'i lënë hapësirë më të madhe monologut, që zbulon ndryshimin e brendshëm të personazhi­t". ( FESH, faqe 2088).

Duke parë se në dy vëllimet e mësiprme me tregime "Zërat e jetës" dhe "Mbi mjegullat e kohërave" mbase te lexuesit ishte krijuar bindja se ato ishin përkthime, vendosa të shkruaja tregime për figura të shquara shqiptare në shekuj. Dhe kur këtë ide, ia shpreha Naumit, që, ndër të tjera, më shpjegoi se një ndër këto tregime, duhej t'ia kushtoja edhe atdhetarit të madh Avni Rustemi, atentatori­t legjendar kundër Esat pashë Toptanit. Nuk më kishte shkuar ndërmend. Dhe kur miku im Aziz Gergji, autori i dokumentar­ëve të njohur historikë në TVSH më tregoi me saktësi të dhënat e materialev­e të duhura për këtë ngjarje në Arkivën e Shtetit dhe Bibliotekë­n Kombëtare, lindi romani "Atentat në Paris"( 1978). "Me këtë roman tashmë je edhe më i afirmuar", më tha Naumi duke më përgëzuar krahas shokëve të tjerë.

Në vitin 1992, ai së bashku me familjen ai u vendos përfundimi­sht në Nju Jork. Me përjashtim të një takimi në vitin 1994 në Tiranë, nuk patëm më rast të takoheshim. Por, ja që rasti e solli që në vitin 1999 edhe unë së bashku me familjen të vendosesha në Amerikë. Kështu rinisi edhe komunikimi midis nesh jo vetëm me telefona, por edhe me vajtjet e mia nga Bostoni ku jetoi, në Nju Jork, për t'u takuar me të. Në vitin 2002, dhe më pas ai botoi librat "Nëna e Diellit", dramën "Plumbat e shkronjave" dhe komedinë "Dasmë pa nuse". Nuk mbeta pas edhe unë, ndonëse që në bisedën e parë telefonike me të në pranverë të vitit 1999, i pata thënë se në moshën 61- vjeçare sa isha atëherë. Ç'kisha për të shkruar më.

"Uroj që realiteti amerikan dhe mjediset shqiptare në të, të të frymëzojnë", më pati thënë. Në vetvete nuk besova. Por, kur një ditë vjeshte të vitit 2008, po i shpjegoja se si atë mëngjes të 11 shtatorit të vitit 2001, tek po punoja "security guard" në Aeroportin Ndërkombët­ar "Logan" të Bostonin, pa e ditur se kush ishin, kisha parë të kalonin në një pikë të kontrollit të këtij aeroporti të rinj arabë, të cilët pas atentatit dolën se ishin tërroristë që rrëmbyen avionët dhe me ta goditën Kullat Binjake të Nju Jorkut, atëherë ai menjëherë ma tha: "Ja zanafilla e një romani", sepse midis rreth 3000 njerëzve që humbën jetën në këtë tragjedi të tmerrshme, në katin fundit kishin qenë edhe tre shqiptarë që ato çaste po pastronin nga jashtë dritarët e këtyre kullave. Nuk më kishte shkuar ndërmed të bëja këtë lidhje. Kështu, falë tij, lindi romani "Shtatori i gjëmës së madhe", që e botova në vitin 2011 në Tiraë. Më përgëzoi dhe shtoi: "Tani që ke kaq vjet në Amerikë, mendo për ndonjë roman tjetër, por përsëri me temë amerikano- shqiptare. I shtytur përsëri prej tij, shkrova romanin "Një grua midis dy burrave" me temë të tillë, si i pari, ashtu dhe i dyti, të botuar në Amerikë përkatësis­ht me titujt "Disatrous September" dhe "A Woman Between Two Men".

U trondita kur mësova lajmin e hidhur se para disa javësh në moshën 92- vjeçare Naum Prifti ishte shuar. Ashtu si Çehovi ai nuk shkroi kurrë një roman, por mbeti i paharruar në letërsinë shqiptare si Çehovi shqiptar, veç kësaj si njeri fisnik dashamirës, sidomos me shkrimtarë­t më të rinj, siç u mundova të tregoj dhe unë në këto kujtime për të.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania