Panorama (Albania)

Fjodora Fjora komenton "Big Brother": Heidi ka ndryshuar me Romeon, Egla nuk sillet kështu jashtë

-

E ftuar në studio e "Top Albania Radio" gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka folur për "Big Brother". Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Egla dhe Jetmiri kanë pasur konflikte të njëpasnjës­hme dhe ky i fundit ka kërkuar të dalë nga "BBV". Si e komenton Fjodora këtë veprim?

Ndërkaq, a ka ndryshuar Fjodora opinion për ndonjë nga banorët?

Jo nuk kam ndryshuar por e ndjej që në këtë pikë nuk kam asnjë të preferuar. Nuk më jep asnjëri ndonjë kënaqësi të madhe.

A ka aleanca brenda "BBV"?

Juli është konsistent, ka krijuar një grup njerëzish ku Erjola ka zëvendësua­r Ledjonën. Ka krijuar grupin e vajzave që e mbështesin. Heidi dhe Romeo rekrutojnë ndonjë njeri të ri që vjen si në rastin e Lidit, ku pati një krisje me Romeon së fundmi dhe një diskutim të gjatë me Heidin. Egla është pjesë e aleancës me Heidin dhe Romeon, por del herë pas here më vete, është më tepër te grupi i tyre se sa me Julin. Duket sikur këta të kartërt janë të interesuar t'i mbajnë lojën njëri- tjetrit, kanë vendosur në fshehtësi që të shkojnë të gjithë në finale. Nuk ka ndonjë sulm të drejtpërdr­ejtë te njëri- tjetri. Meritoni nga ana tjetër është një djalë që përfaqëson Kosovën, i duhet audicencës, po përpiqet të bëjë lojën e tij edhe pse nuk e lejojnë, e godasin. Aleanca ka, por nuk janë shumë solide, duket sikur paranoja që i karakteriz­on të gjithë sidomos në ditën e 100 i bën herë pas here të tremben sidomos kur ka hyrje të reja. Heidi është e trembur nga Jetmiri, ndjehet e cenuar nga ai. Heidi ka për të humbur, sepse ka ardhur nga Italia, ka ndjenja për Romeon dhe nëse më përpara ishte e ftohtë dhe menaxhonte situata tani më duket e përfshirë dhe duke dashur t'i mbajë anën Romeos del pak bllof me njerëzit e tjerë.

Lidi dhe Liami janë në nominim, si e mendon Fjodora lojën e Lidit dhe kush mendon se do të dalë nga dy banorët të shtunën?

Nuk e kam konsiderua­r Lidin, nuk kam qenë e vëmendshme të shoh lojën e tij, më është dukur thjesht një personazh që është futur në një moment të caktuar. Më tepër sesa ka shtuar numrin e meshkujve aty brenda nuk kam parë gjë tjetër. Nuk mendoj se ka gjë për të ofruar, ka tentuar të bëhet pjesë e zënkave të të tjerëve, është përpjekur të jetë në situata si i tretë. Mendoj që ai do

eliminohet këtë javë edhe pse nuk kam simpati as për Liamin. Mendoj që loja ka më shumë për të humbur nëse del Liami.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Egla dhe Jetmiri kanë pasur konflikte të njëpasnjës­hme dhe ky i fundit ka kërkuar të dalë nga "BBV". Si e komenton Fjodora këtë veprim, a është kjo një strategji e Jetmirit?

Jetmiri është një djalë i zgjuar dhe i gjendur përballë disa situatave. Ai ka frikë të madhe në lidhje me atë që mund të shkel parimet humane, është paranojak te mënyra se si mund ta shohin tjerët, aq më tepër tani që është edhe prind. Askush aty nuk do t'ia dijë për parimet e tij, në këto momente është duke u përpjekur të dëmtojë disa njerëz që ata mos e fitojnë lojën, sepse nuk e meritojnë për mënyrën se si i janë qasur publikut. Ai e ka me Eglën sepse e ka kuptuar që ajo ka tentuar ta ulë si figurë, të prek disa pika që ai është i kujdesshëm në jetën e tij, është përpjekur ta nxjerrë keq, manjak. Edhe Egla e ka drejtpërdr­ejtë me Jetmirin. Jetmiri është i bindur që nëse del në nominim kokë më kokë me Eglën fiton, sepse ka një qasje të jashtëzako­nshme te publiku. Është një djalë që i përgjigjet gjithëseci­lit personalis­ht në rrjetet e tij sociale, është i bindur që njerëzit që e kanë ndjekur do e votojnë. Egla vjen nga një "background" që nuk ka mbështetës. Nuk është ky karakter jashtë Egla, sepse unë e njoh. Hyri që në fillim e ftohtë, e kuptoi që funksionon­te, mori sinjalet e duhura që kjo të mban fort në lojë dhe erdhi më e karikuar dhe më e bindur. Egla ka vendosur të çojë misionin deri në fund dhe të fitojë çmimin e madh.

Si ndikojnë mesazhet e fansave për banorët?

Ndikon sepse janë shumë ditë të izoluar dhe nuk kanë sinjale se si përceptohe­n jashtë. Ti aty brenda harron që je në një lojë dhe që shikohesh nga njerëzit. Sinjalet më pas i merr dhe i përkthen, është edhe një trik, sepse mund t'i shkaktojë atyre ndonjë frikë për mënyrën se si janë parë jashtë, si do gjykohen, është një lloj intimidimi. Produksion­i e bën këtë me qëllimin për të ngritur adrenalinë­n në lojë, kur nuk po ndodh asgjë. Këtë vit kanë qenë të shpeshta mesazhet nga jashtë. Në fund të lojës ndikon sidomos nga ana psikologji­ke.

Françeska dhe loja e saj parë nga sytë e Fjodorës?

E kam parë me shumë ambicie, një vajzë që mendoj që në momente të caktuara ka tentuar të bëjë një lojë të ngjashme me të tjerët, por pastaj ka dalë te vetja e saj. Ndryshe nga të tjerët ajo nuk e ka gjetur veten të bëjë aleanca me askënd, e ka ndjerë veten të lënë në baltë. Me mënyrën e saj ajo mbijeton aty, ka karakter dhe e shoh deri në finale. Tani do të shohim shumë gjëra, shumë tone të ngritura, sepse është fundi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania