Panorama (Albania)

Nga ndarja nga i dashuri, tek armiqësitë e "Big Brother", rrëfehet Rike Roçi

-

E ftuar në studion e "Wake Up" mëngjesin e djeshëm ka qenë ish- banorja e "Big Brother VIP 3", Rike Roçi. Ajo na ka folur më shumë për eksperienc­ën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera…

A mendon se të ka penalizuar raporti me Julin?

Kam pasur idetë e qarta në lojën time. Problemi ishte që e shihja lojën ndryshe nga të tjerët. Unë kam qenë vetja, nderkohë qe të tjerët kanë aktruar shumicën e kohës. I thoja Julit që i ka aleat të fshehur banorët që debatonte, ai është aktor profesioni­st. Por, unë isha vetvetja.

Çfarë mund të thuash për lidhjen e Romeos dhe Heidit?

Mendoj që është dashuri, jo kaq dashuri e madhe, por i kanë ato fluturat. Por, duhen. Do i pyesni kur të dalin ( qesh). Romeo patjetër që do të jetë në finale. Heidin nuk e kam parë kurrë si finaliste apo lojtare e fortë. Unë e shoh si e dashura e Romeos, kaq. E dashura që buzëqesh, e përkëdhel, kaq

Kush e fiton këtë "Big Brother VIP 3"?

Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati.

Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por, që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potenciali­n. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por, nga fundi nuk të lë Deda.

Por, që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potenciali­n. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por, nga fundi nuk të lë Deda.

Kush mendon se do të lërë shtëpinë këtë javë mes Liamit dhe Lidit?

Për të dy është njësoj. Lidi është banor i ri. Në fillim mendova se Liami do jepte shumë më shumë, por nuk ka dhënë kushedi se çfarë. Nëse del Liami apo Lidi nuk është se ndryshon gjë. Më vjen keq që ta jap këtë deklaratë por…

E pyetur nga gazetarja se çfarë bëri me lidhjen që kishte vazhduar para se të hynte në shtëpi, modelja tha se ka mbyllur çdo gjë me një telefonatë, duke mos e takuar fare djalin misterioz me të cilin po njihej.

"Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat", tha Rike.

"Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?", e pyeti gazetari.

Ish- banorja u shpreh: "Është pak e vështirë të ambientohe­m me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por, ishte një eksperienc­ë e bukur, një eksperimen­t i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë, shumë pak pozitivite­t. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe te ' Big Brother VIP 1' dhe ' 2', por nuk kam pasur mundësi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhe­t ishin pak të vrazhdë".

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania