Panorama (Albania)

Vrull, ndryshim loje dhe sulm nga krahët, Inzagi është fiksuar

Orë të tëra analiza, kërkon patjetër triumfin

-

Pesë pika të studiuara me detaje me stafin e tij për të vendosur në vështirësi Milanin dhe për të fituar titullin kampion në derbin e Milanos.

Ky është manuali i Inzagit, me të cilin ka punuar gjatë këtyre ditëve dhe kërkon ta integrojë në mendjen e lojtarëve të tij.

Qasja- Inzagi është duke kuruar detajet, sepse plani ishte gati. Interi di mirë se si fitohen derbit sepse ka 5 fitore radhazi ndaj Milanit. Qasja e ndeshjes është shumë e rëndësishm­e. Trajneri kërkon vrull dhe ritëm që në start. Nuk është rastësi që në 3 nga 5 derbet Lautaro me shumë kanë shënuar nga 1 gol në 10 minutat e para. Fillimi i ndeshjes është shumë i rëndësishë­m në

mendjen e trajnerit, për të befasuar kundërshta­rin dhe për ta futur ekipin në shinat e duhura. Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola në 15 minutat e para. Zikaltrit dinë si ta nisin me marsh të lartë.

Presion- Jo vetëm nisja. Inzagi kërkon nga skuadra një ndeshje me ritëm të lartë dhe konstant. Kërkon që ta bëjë ai ndeshjen dhe jo domosdoshm­ërisht duke sulmuar gjithmonë, por duke bërë një presion mbi Milanin. Zikaltrit e dinë që kuqezinjtë janë skuadër me cilësi në qarkullimi­n e topit, por e ulin ritmin. Interi është mjeshtër i tranzicion­it dhe Mkitarian është njeriu i duhur për të ndryshuar çdo lloj aksioni. Derbi është një ndeshje që të karikon dhe detyra e trajnerit

Vështirësi­të- Është një tjetër aspekt që nuk mund të lihet mënjanë. Dhe mund të rezultojë faktor i rëndësishë­m për Inzagin dhe Interin. Milani luajti dje në Europa Ligë dhe lodhja e skuadrës si në aspektin fizik dhe mental do të ndikojë. Pikërisht agresivite­ti dhe loja e fortë është një armë për zikaltrit. Trajneri i Interit po mendon edhe për zëvendësim­et, për mënyrën se si do të ndryshojë ritmin e ndeshjes kur Milani të fiket. Interi është më i freskët dhe ka pasur ditë të mjaftueshm­e për të karikuar bateritë.

Ndryshim loje- Krahët. Kjo është zona ku Interi ka është që këtë karikim ta ndërmend që t'i bëjë keq Mishndërro­jë në një qasje të dulanit. Sulm të vazhdueshë­m hur në fushë. Duhet gjithpër të mos u mbrojtur, sidomonë presing i fortë për të mos mos në zonat anësore. Kjo i lënë kohë Milanit që të menështë ideja e trajnerit të Interit dohet në qarkullim. dhe nuk janë rastësisht 5 fi

tore radhazi. Dhe sekreti është qarkullimi i lojës nga një zonë për ta shpërndarë nga ana tjetër. Dimarko nga e majta dhe Darmian ose Dumfris nga e djathta kanë detyrë kryesore për të qenë gjithmonë në vendin e duhur. Krahu i majtë është pika më e fortë e Milanit, por edhe djathtas me Pulisiç do të kërkojë të hapin panik. Dublimi i mbrojtësve është detyrë që duhet bërë patjetër.

Pa nervozizëm- Një tjetër aspekt i rëndësishë­m është ai psikologji­k. Trajneri e ka përgatitur ndeshjen me qetësi dhe ka punuar në mendjet e lojtarëve. Nuk duhet të ketë nervozizëm. Kjo nuk është një finale, por thjesht një ndeshje e radhës dhe e rëndësishm­e. Interi ka ende shumë mundësi për ta fituar titullin kampion, pavarësish­t se e bukura do të ishte triumfi në derbi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania