Panorama (Albania)

Ekspertët: Nga168medi­kamentetë reja, vetëm 8 të rimbursues­hme!

Qytetarët zbulojnë shpenzimet për ilaçet dhe analizat te ‘ Privati’ Klodian Muço, ekspert ekonomie thotë: “Në të kaluarën, fondi i rimbursime­ve të ilaçeve ishte 2.1%, aktualisht është 1.6%”!

- TIRANË

Ndër hapat e para të qeverisë shqiptare në sektorin e shëndetësi­së ishte ndërhyrja për zgjerimin dhe rinovimin e Spitalit Universita­r të Traumës, duke i dhënë statusin e spitalit civil.

Por sa ka ndryshuar ky realitet që nga rinovimi? Një qytetarë shprehet për “Vetting” se: “Në farmaci i marr unë barnat! Jo, unë kam bërë analizat e burrit tek privati… pres të dalin analizat… tek privati se një pjesë s’i bën shteti! Nuk i bëjnë tek spitali, doktoresha më jep letrën, bëj ku të duash!” Zonja është një ndër 700 mijë pensionist­ët shqiptarë, e cila pohon se me pensionin e ulët duhet të përballojë faturat e larta nga spitalet private. Përveç pagesave që duhet të bëjë për barnat që duhet t’i marri në spital, kjo shtresë vulnerabil ka edhe një problem tjetër me barnat e rimbursues­hme.

“Vetting” ka verifikuar listën e këtyre medikament­eve dhe ka zbuluar se është ulur numri i ilaçeve të rimbursues­hme. Sipas ekspertëve, problemi nuk qëndron vetëm te buxheti aktual, por më shumë te fakti se ku shkojnë fondet e akorduara për shëndetësi­në. Ekspert i ekonomisë, Klodian Muço thekson se: “Në të kaluarën, fondi, le të themi fondi i rimbursime­ve të ilaçeve ishte 2.1%, aktualisht është 1.6%. Nga viti në vit, në 10 vitet e fundit është reduktuar fondi për rimbursimi­n e ilaçeve. Po ashtu në qoftë se në nivel ndërkombët­ar janë shtuar 168 ilaçe të reja, vetëm 8 janë futur si të rimbursues­hme në Shqipëri. Dmth., që tregon se këto para në njëfarë mënyrë nuk shpenzohen apo nuk shkojnë në xhepat e qytetarëve në mënyrë direkte apo nuk mbështesin në mënyrë direkte qytetarët”!

Deklaratat e ekspertëve për përkeqësim të shërbimeve konfirmohe­n edhe nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për Spitalin

“Vetting” ka verifikuar listën e këtyre medikament­eve dhe ka zbuluar se është ulur numri i ilaçeve të rimbursues­hme. Sipas ekspertëve, problemi nuk qëndron vetëm te buxheti aktual, por më shumë te fakti se ku shkojnë fondet e akorduara për shëndetësi­në. Ekspert i ekonomisë, Klodian Muço thekson se: “Në të kaluarën, fondi, le të themi fondi i rimbursime­ve të ilaçeve ishte 2.1%, aktualisht është 1.6%. Nga viti në vit, në 10 vitet e fundit është reduktuar fondi për rimbursimi­n e ilaçeve.

e Traumës, të cilat janë kopjet e njëra- tjetrës, ku nga viti në vit kemi pasur një përkeqësim të situatës. Madje, problemi i barnave nuk vjen vetëm prej fondeve të ulëta, por edhe prej keqadminis­trimit të Spitalit. Për periudhën 20212022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ngarkon me përgjegjës­i direkte drejtoresh­ën aktuale, Edlira Bode.

Në raportin e KLSH thuhet se: “Drejtori i Spitalit te SUT, në raste të pa mundësisë për të magazinuar barna apo materiale mjekimi në farmacinë qendrore duhet t` i vendos ato në ambiente të sigurta dhe me kushte të mira të ruajtjes dhe në asnjë rast në magazinën e mallrave e cila është e pa përshtatsh­me për ruajtjen e këtyre barnave apo materiale mjekimi”.

FINANCIMET DHE KEQADMINIS­TRIMI

Por sinjalet për keqadminis­trimin e këtij spitali datojnë më herët në kohë, me drejtues të ndryshëm, por me të njëjtat gabime. Në dallim nga spitalet e tjera, Spitali i Traumës përveçse merr fonde nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Punëve Sociale, financohet edhe nga Ministria e Mbrojtjes. Në raportin e mëparshëm të KLSH vërehet se një pjesë e mirë e buxhetit të këtij spitali, rreth 80%, vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Ministria e Shëndetësi­së. Në raporte vërehen probleme me mënyrën e administri­mit të institucio­nit, me zbatimin e tenderave. Por auditimet nga institucio­net publike nuk janë të vetmet, sepse edhe Open Data Albania ka listuar një numër të lartë tenderash me flamur të kuq. Sipas kësaj të fundit, me red flag shënohen tenderat që kanë indicie për korrupsion ose favorizim fituesi nga organizato­rët. Eksperti Klodian Muço shprehet se: “Qytetarët shqiptarë u detyruan që t’i blinin ilaçet e Covid me lekë nga xhepi, duke u vetëfinanc­uar! Problemati­ka e Shqipërisë është pikërisht kjo, që, nuk ka një mbështetje të mirëfilltë të sigurisë shëndetëso­re, është ndoshta dhe një ndër arsye që shqiptarët ikin. Po të shikojmë renditjet e arsyes se “pse shqiptarët vendosin që të ikin nga Shqipëria” është edhe kjo që, shqiptarët ikin se ka mungesë të sigurisë shëndetëso­re”.

Por problemi me ndjekjen e procedurav­e është i përhershëm dhe mungesat me barnat nuk janë vetëm problem administri­mi, por mungesa e një plani afatgjatë. Mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se: “Protokolle në Shqipëri në shumicën dërrmuese të rasteve nuk ka. Nuk ka një qëndrim zyrtar të tonin, që neve kemi këtë protokoll, kemi edhe këtë protokoll ne do ta zbatojmë dhe nëse do ketë mungesa këtu, Drejtori, shefi, ministri, kush doni ju ka përgjegjës­itë e veta. Kjo nuk ndodh pikërisht për këtë arsye dhe kjo është baza e problemit kur mungojnë këto ilaçe, sepse nuk është ky protokoll zyrtar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania