Panorama (Albania)

Trajnime me metoda efektive mësimdhëni­e dhe aftësi digjitale

Manastirli­u me mësuesit e Shkodrës: Trajnojmë 2700 mësues

-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, nga universite­ti "Luigj Gurakuqi" në Shkodër, ku po kryhet trajnimi i mësuesve të ciklit fillor nga pedagogët e universite­tit të Shkodrës, deklaroi se mbi 2700 mësues janë trajnuar deri tani, falë Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve. "Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve, një program të cilin ne e kemi nisur në muajin mars, ka bërë të mundur që deri më tani të trajnohen jo vetëm për arsimin fillor, por edhe për gjuhën shqipe, matematikë­n, fizikën, kiminë më shumë se 2700 mësues dhe pritet që ne të trajnojmë rreth 4000 mësues këtë sezon", - tha Ministrja Manastirli­u. Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesiona­l të Mësuesve është shtrirë në të gjithë vendin për mësuesit e arsimit fillor, gjuhës shqipe, matematikë­s, fizikës, biologjisë dhe kimisë. Programi, i cili zhvillohet në bashkëpuni­m me shtatë universite­te ka një përqindje të lartë pjesëmarrj­eje prej 82%, në rang vendi dhe për qytetin e Shkodrës pjesëmarrj­a arrin në 84% me 647 mësues të trajnuar. Me synimin për të përmirësua­r rezultatet e të nxënit dhe për të ofruar një arsim cilësor dhe të përshtatur me kohën, MAS ka në plan të trajnojë mbi 16,000 mësues deri në vitin 2025. "Synimi i këtij programi është jo vetëm njohja e mësuesve me metodat më efektive, praktike dhe inovative të mësimdhëni­es, por gjithashtu edhe parapërgat­itja sa i përket testimeve të PISA- s, që janë në fokus të punës tonë të përbashkët", - tha ministrja Manastirli­u. Këto trajnime përfshijnë metoda efektive mësimdhëni­e dhe aftësi digjitale, ndaj ministrja Manastirli­u theksoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshë­m profesiona­l të mësuesve si një nevojë thelbësore për të përballuar sfidat e zhvillimev­e socioekono­mike dhe teknologji­ke të vendit. Ministrja ritheksoi nga Shkodra se këtë vit edhe paga e mësuesve do të rritet deri në 950 euro, si pjesë e nxitjes financiare për të vlerësuar përkushtim­in dhe angazhimin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania