Panorama (Albania)

Interpelan­ca, Bardhi- Ramës: Frikacak, respekto Kushtetutë­n!

Dokumentar­i i “RAI 3”, Rama: Të mbarojmë punët me italianët njëherë. S’ka urgjencë për interpelan­cë. Gatuan shpifje për të huajt si akuza

- VALENTINA MADANI

Demokratët kërkojnë në interpelan­cë urgjente ditën e enjte lidhur me investigim­in e emisionit “Report” në “RAI 3”, si dhe ndërhyrjen te drejtuesit e këtij televizion­i.

Por, kryeminist­ri Edi Rama refuzoi sërish dje interpelan­cën e kërkuar nga kryetari i grupit të PD- së, Gazment Bardhi, lidhur me investigim­in e medias italiane “RAI 3” dhe sipas tij, “për ndërhyrjen e papranuesh­me” të kreut të qeverisë tek drejtuesit e këtij televizion­i. Sipas Ramës, opozita qëndron në prapaskenë­n e materialit të shfaqur në televizion­in publik italian. Rama reagoi gjerësisht në rrjetin social “X”, ku e akuzon opozitën se të gjitha ato që ai i quan shpifje, të cilat u publikuan nga “RAI 3”, janë përgatitur në Tiranë nga opozita shqiptare dhe i janë servirur medias italiane. Rama shprehet se do të vazhdojë ta mbrojë dinjitetin e Shqipërisë dhe për të, prioritet tashmë është që akuzat dhe përbaljta e bërë nga “RAI 3” të hidhen poshtë përpara audiencës italiane. Pas kësaj, shton Rama, do të sqarojë për opinionin publik shqiptar se çfarë fshihet prapa këtyre akuzave, kur thotë se “kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë”. “Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndahe­shin lartë e poshtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin”, e nis postimin e tij në ‘ X’, kreu i qeverisë, Rama. Kryeminist­ri i ka quajtur “plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë të shitura në Itali si zbulime investigat­ive”, - publikimet në emisionin “Reporter”. “Pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën”, - shprehet kreu i qeverisë, duke theksuar se, “mua as nuk më

shqetëson fare se kush shqetësohe­t nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk”. Kryeminist­ri Rama deklaroi se nuk ka ndërmend që të mbyllë gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, sipas tij, “pikërisht aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë”. “Të

mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët pa diskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund”, - shprehet Rama. Kryeminist­ri ripërsërit se shpifjet e servirura si fakte në emisionin e “RAI 3” kanë

për qëllim cenimin e imazhit të Shqipërisë dhe dinjitetit të shqiptarëv­e”, - tha Edi Rama. Refuzimi që Edi Rama i bëri interpelan­cës së thirrur nga opozita për investigim­in e madias italiane “RAI 3” solli reagimin e kreut të grupit parlamenta­r të demokratëv­e, Gazment Bardhi. Kryeminist­rin ai e cilësoi jo vetëm qesharak, por edhe frikacak, duke e ftuar të respektojë Kushtetutë­n. “Nuk është vetëm qesharak,

por edhe frikacak! Boll u fshehe, respekto Kushtetutë­n dhe Rregullore­n e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2- lekëshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkue­shmërisë së njerëzve të pushtetshë­m”, - shprehet Gazmend Bardhi. Nuk ka dyshim për përfshirje­n e Olsi Ramës në çështjen e Xibrakës, ndaj

kryeminist­rin e fton pa vonesë të shpjegojë rolin e të vëllait në trafikun e drogës. “Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatë­n e trafikut të drogës së Xibrakës”, - shprehet Bardhi. Ai e mbyll qëndrimin e tij duke i kërkuar SPAK- ut të mos heshtë, por të provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, qofshin këta edhe familjarë të kryeminist­rit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania