Panorama (Albania)

Berisha, thirrje Italisë: Autoritet të marrin masa sigurie për gazetarët e “Report RAI3”

-

Lideri demokrat, Sali Berisha, iu bën thirrje autoritete­ve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report”, të “RAI 3”, sipas tij, “për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrolloh­et nga Edi Rama”. Përmes një deklarate, Berisha e “siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalis­ht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”. “Nga dita e shfaqjes së dokumentar­it deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshto­n dot me gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtje­n e dokumentar­it të ‘ RAI 3’. Partia Demokratik­e dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimev­e ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre. Partia Demokratik­e iu bën thirrje autoritete­ve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të ‘ Report RAI3’ për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrolloh­et nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalis­ht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”, - deklaroi lideri demokrat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania