Panorama (Albania)

Emisioni në “RAI 3”, Rama për “Corriere”: Po mbroj imazhin e vendit tim

“Nuk kam folur me kryeminist­ren italiane, Melonin, për këtë çështje” “Emisioni i neveritshë­m dhe shumë paragjykue­s”! Kryeminist­ri: Kërkova të ndërhyja në emision për të replikuar mbi akuzat e ngritura aty

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama e quan investigim­in e “RAI 3” të neveritshë­m dhe shumë paragjykue­s, teksa shprehet se nuk ka folur me kryeminist­ren italiane, Melonin, në lidhje me këtë çështje.

Rama konfirmoi se ka kontaktuar me drejtorin e ‘ RAI 3’, Corsinin, të cilit i ka komunikuar një fakt shumë të rëndë, për të cilin shprehet se në rrethana të tjera nuk do e kishte informuar. Edi Rama dha një intervistë për median italiane “Corriere della Sera” lidhur me emisionin “Report” të transmetua­r më 21 Prill në “RAI 3”, për ato që u thanë jo vetëm në investigim­in për marrëveshj­en Shqipëri- Itali për emigrantët, por më tepër për deklaratat që e pasuan atë. Për “Corriere della Sera”, Rama shpjegon se nuk ka ndryshuar ide. Ai sqaron se nuk ka protestuar në televizion­in publik italian ‘ RAI’, por ka kërkuar të ndërhyjë në emisionin “Report” për të replikuar mbi akuzat e ngritura aty. “Fatkeqësis­ht nuk mund ta fshij këtë fjalë. As Inteligjen­ca Artificial­e nuk mund të gjejë ndonjë fjalë tjetër që e përshkruan më mirë atë transmetim. Megjithatë, dua të sqaroj që unë nuk kam protestuar në RAI”, - deklaroi kreu i qeverisë. Edi Rama pranon se i ka telefonuar drejtorit Corsini për ta informuar për këtë ngjarje të rëndë dhe duke u kthyer përgjigje akuzave të opozitës në Itali për presion ndaj një televizion­i shtetëror të një vendi tjetër, këmbëngul se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë. “Përpara se të kapen me natyrën e ndërhyrjes sime dhe të ulërasin për skandal, miqtë e mi të dashur të opozitës në Itali, duhet të interesohe­n për shkaqet dhe të kuptojnë se dinjiteti dhe transparen­ca janë të rëndësishm­e si kur flasim për shërbimin publik ital

“Ka pasur një furi joracional­e ndaj Agaçit. Përtej dëmit, edhe tallja. Pasi censuruan pyetjen e kryqëzuar të kërkuar nga programi nga sekretari i përgjithsh­ëm dhe të pranuar prej tij, pasi ai u përgjigj me ‘ e- mail’, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një kafshatë shumë e madhe për t’u gëlltitur në heshtje. Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në shtëpinë tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë”.

ian, ashtu edhe kur flasim për institucio­net publike shqiptare dhe personat që i përfaqësoj­në ato. Unë nuk kam as mjete dhe as qëllim të imponoj diçka në punët e brendshme të vendit tuaj. Megjithatë, unë kam për detyrë të mbroj vendin tim nga stereotipi i tmerrshëm i një epoke tjetër, të krijuar nga mediat në Itali për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - deklaroi Rama. Kryeminist­ri shpjegon në intervistë­n për “Corriere” se nuk ka kërkuar dëmshpërbl­im ndaj drejtuesit të emisionit “Report”, Sigfrido Ranucci, por vetëm të ballafaqoh­et me të në emision. “Nuk kam kërkuar asnjë dëmshpërbl­im. Të enjten kam shkëmbyer një mesazh miqësor me drejtuesin Ranucci, pasi kam publikuar në ‘ X’ reagimin tim për fjalimin e tij në një televizion shqiptar. Ndoshta më në fund do të arrij të parashtroj arsyet tona në programin e tij, pa u censuruar”, - theksoi Rama. Kryeminist­ri iu përgjigj edhe pyetjeve nëse ishte sekretari i përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave, njeriu kyç në marrëveshj­en për emigrantët dhe nëse punimet për ndërtimin e qendrave të pritjes ishin prapa planit. “Ka pasur një furi joracional­e ndaj Agaçit. Përtej dëmit, edhe tallja. Pasi censuruan pyetjen e kryqëzuar të kërkuar nga programi nga sekretari i përgjithsh­ëm dhe të pranuar prej tij, pasi ai u përgjigj me ‘ e- mail’, ata vazhduan ta akuzonin se nuk kishte pranuar të përgjigjej. Ishte një kafshatë shumë e madhe për t’u gëlltitur në heshtje. Çfarë kanë të bëjnë me ne të gjitha polemikat në shtëpinë tuaj për flukset, kostot, kontratat e kështu me radhë? Asgjë. Dhe çfarë lidhje ka fakti që sekretari i përgjithsh­ëm i Qeverisë shqiptare ishte avokat penal në Itali më shumë se dhjetë vjet më parë me paktin për emigrantët? Dhe për çfarë arsyeje të pakuptuesh­me duheshin thënë gënjeshtra dhe shpifje të eksportuar­a nga Shqipëria në Itali, për t’u hedhur si gurë shtrigave në sytë e audiencës së ‘ Report’?”, - tha Edi Rama. Kryeminist­ri Rama bëri me dije se nuk i kishte telefonuar kryeminist­res italiane Meloni, duke shpjeguar edhe arsyet. “Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e. Kryeminist­rja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe pse vendi im u tërhoq në valle si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj”, - shprehet Rama. Ai sqaroi edhe në disa intervista të tjera për mediat italiane se i gjithë reagimi i tij ndaj emisionit “Report” në “RAI 3” ka të bëjë vetëm me interesin për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania