Panorama (Albania)

Sot Konventa e PL- së, Meta: Hedhim themelet e një force të re politike, që mësoi nga gabimet

-

Sot do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 10: 00 Konventa e Partisë së Lirisë. Këtij momenti i parapriu dje mbledhja e Kryesisë së PL- së, nga ku kreu Ilir Meta u shpreh se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimi­t. Sipas tij, kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. "Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëv­e. Dua t'u kujtoj delegatëve që Konventa duhet të fillojë në 10: 00. Delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojmë përgjegjsh­mëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do të na ndjekin. Edhe mijëra të huaj, miq e dashamirës që do na ndjekin nëpërmjet mjeteve të komunikimi­t. Do jemi ' live' me të gjithë mjetet e komunikimi­t. Një ngjarje e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin. Nesër hidhen themelet e një force të re politike, që ka mësuar nga gabimet e 20 viteve. Po ashtu merren vendime për 5 prioritete­t, për zbatimin e tyre dhe për realizimin e objektivit madhor për 4 milionë shqiptarë plus", - u shpreh Meta. Ai u bëri thirrje që pjesëmarrë­sit të jenë prezent në Konventë, teksa mori Tedi Blushin si shembullin e të bërit opozitë. "Puna vazhdon! Punohet edhe nata tashmë është ditë për Partinë e Lirisë. Edhe të gjithë si Tedi Blushi. Faleminder­it Tedi Blushi. Ashtu bëhet opozita", - u shpreh kreu i PL- së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania