Panorama (Albania)

Dosja ' 5D', molotov në protestën para bashkisë, PD përplaset me policinë

Opozita kërkon që përmes protestës të ndëshkojë, sipas saj, korrupsion­in në Bashkinë e Tiranës

- VALENTINA MADANI

Opozita kërkon që përmes protestës të ndëshkojë, sipas saj, korrupsion­in në Bashkinë e Tiranës.

Me thirrjen për dorëheqjen e kryebashki­akut Erion Veliaj, protesta e djeshme e mbështetës­ve të opozitës para Bashkisë së Tiranës u shoqërua me hedhjen e molotovëve drejt hyrjes kryesore të godinës. Në nisje të protestës kanë qenë qytetarë, por edhe aktorë e politikanë që kanë folur, duke kërkuar transparen­cë me fondet e bashkisë. Më pas, pati edhe situata tensioni, ku fillimisht është hedhur molotov dhe më pas qytetarët dhe këshilltar­ët opozitarë janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë. Ata kanë tentuar disa herë që të heqin barrierat prej hekuri të vendosura para bashkisë, por nuk janë lejuar. Përpjekjet e këshilltar­ëve të opozitës për të hyrë në mjediset e brendshme u penguan nga forcat e shumta të policisë të rreshtuara rreth ndërtesës.

Vala e protestave u nxit nga arrestimet muajin e kaluar të disa drejtorëve dhe ish- drejtorëve të bashkisë, të dyshuar për korrupsion. Hedhja e molotovëve ishte edhe dje pjesë e skenarit të protestës së mbështetës­ve të opozitës dhe veprimtarë­ve të Aleancës për Teatrin, ndërsa policia këtë herë ishte përgatitur duke mbajtur pranë vetes dhe fikse zjarri. Prej katër javësh, çdo të premte, protestues­it përpara godinës së bashkisë kërkojnë me forcë dorëheqjen e kryebashki­akut Erion Veliaj si dhe transparen­cë mbi përdorimin e fondeve publike. Kërkesa e këshilltar­ëve të opozitës për një seancë të jashtëzako­nshme të Këshillit Bashkiak, apo edhe ngritja e një komisioni mbi financat janë hedhur poshtë nga shumica. "Përfaqësue­sit e Erion Veliajt në kryesinë e Këshillit Bashkiak, i thanë ' Jo' çdo kërkese të opozitës. Këtë të martë kanë njoftuar mbledhjen e zakonshme të Këshillit. Jo mor, jo! Kërkesa jonë është një dhe vetëm një: Mbledhje jashtë radhe, e jashtëzako­nshme e Këshillit, ku të vijë Erion Veliaj e të japë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë euro të kompanisë ' 5D'! Ne nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë. Ata mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por qytetarët e dinë tani të vërtetën", - deklaroi Dorin Teliti, nënkryetar­i demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kjo kërkesë si dhe angazhimi për të mos u tërhequr nga ky aksion ishte kryefjala e folësve të ndryshëm, ndërsa tensioni u rikthye pasi këshilltar­ët e opozitës kërkuan të hynin në mjediset e bashkisë, dyert e së cilës ishin mbyllur, ndërsa përpara qëndronte një gardh i shumëfisht­ë forcash policie. Pas këtij momenti që zgjati disa minuta, protesta u mbyll. Protesta para bashkisë bëhet lidhur me dosjen "5D", ku SPAK nisi hetimet për disa ish- zyrtarë dhe drejtorë, të cilët kishin abuzuar me postin e tyre. Kjo ishte protesta e katërt në radhë që u zhvillua para godinës së bashkisë në kryeqytet, ndërsa protestues­it kërkuan me ngulm dorëheqjen e kryebashki­akut Erion Veliaj. Policia e Shtetit ka bërë disa arrestime për shkak të episodeve të dhunshme në protestat e kaluara. Javën e shkuar, hedhja e molotovëve të shumtë nga protestues­ish solli reagime të përfaqësiv­e të huaja diplomatik­e nga ambasada amerikane te delegacion­i europian, OSBE, si dhe ambasada të tjera të vendeve europiane, të cilat dënuan shfaqjet e dhunës. Protestat ndaj kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, u nxitën nga arrestimet e disa drejtorëve dhe ish- drejtorëve të rëndësishë­m të bashkisë, të dyshuar se janë të përfshirë në afera korruptive me fondet publike përmes kompanisë ' 5D', të zotëruar prej tyre, nën emrat e personave të tjerë. Me herët është arrestuar dhe drejtori i Punëve Publike, Taulant Tusha, në kuadër të hetimeve për incenerato­rin e Tiranës. Zoti Veliaj është distancuar prej tyre duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania