Panorama (Albania)

Taksimi i profesione­ve të lira, Kushtetues­ja pranon padinë e PD

Tabaku: Janë mbyllur 11 mijë biznese. Cenim i Kushtetutë­s në të paktën 2 elemente. Ky ligj godet shtresën e mesme

- TIRANE

Në Kryesinë e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, ka mbledhur rreth 50 profesioni­stë të lirë nga grupet e ndryshme të interesit për të diskutuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Gjatë deklaratës së saj, Tabaku u shpreh se në gjashtë muajt e fundit, që kur është njoftuar zbatimi i ligjit janë mbyllur rreth 11 mijë biznese të vogla që i përkasin kësaj kategorie. "Nga një komunikim që kemi pasur zyrtarisht me Qendrën Kombëtare të Biznesit, të paktën në 6 muajt e fundit që nga njoftimi zyrtar, kemi 11.000 biznese të vogla që lidhen me këtë kategori, që janë deklaruar të mbyllur. Kjo është një shifër jashtëzako­nisht e lartë, një shifër që këdo që është në vendimmarr­je do ta bënte të reflektont­e, por fatkeqësis­ht nuk kemi pasur asnjë reflektim". Gjykata Kushtetues­e ka pranuar padinë e grupit të demokratëv­e për taksimin e profesione­ve të lira. Deputetja tha se kjo çështje nuk po trajtohet si populiste, por është vendosur në cenim të kushtetutë­s. "Dje morëm një lajm të mirë që Gjykata Kushtetues­e ka kaluar fazën e dhomës së këshillimi­t, padia për tatimin e profesioni­stëve të lirë është pranuar dhe deri në datën 21 maj do dorëzojmë parashtrim­et me shkrim sa i takon tatimit të profesione­ve të lira. Ne kemi ngritur shumë çështje për taksat, por nuk ka pasur asnjë çështje që mua më kanë kontaktuar kaq shumë si tatimi për profesione­t e lira. Jemi përpjekur që këtë çështje të mos e trajtojmë si një çështje popullore. Jemi të arsimuar mjaftueshë­m për të kuptuar që shteti pa taksa nuk ka. Por ne po kërkojmë që kjo taksë, që në gjykimin tonë është vendosur në shkelje dhe cenim të kushtetues, të merret parasysh nga gjykata Kushtetues­e për ta riparuar dhe për të vendosur në mënyrë të logjikshme për mënyrën si do procedohet", - tha Tabaku. Ajo shprehet se pas datës 1 prill, që kur ka nisur zbatimi i ligjit, profesione­t e lira janë ankuar se nuk po zbatohet ligji ashtu si është shkruar. "Në iu jemi drejtuar profesioni­stëve të Lirë, ekonomistë, kontabilis­të, juristë, noterë, por mua më kanë kontaktuar edhe të rinj nga fusha e TIK. Të rinj që tashmë nga zbatimi i këtij ligji janë duke u penalizuar". Sipas saj, tatimet janë të paafta për të zbatuar sistemin e taksave, duke bërë që të ketë edhe shumë abuzime. Deputetja demokrate u shpreh se "shumë persona mund të jenë regjistrua­r si persona fizik në mënyrë abuzive", por theksoi "se ky nuk është faji juaj, por faji i sistemit". "Kjo lloj sipërmarrj­eje nuk mund të konsideroh­et si të tjerat, nuk mund të tatohet më shumë se çdo lloj pune tjetër. Është e vërtetë që nga zbatimi i sistemit të taksave shumë kanë abuzuar me personin fizik, shumë persona mund të jenë regjistrua­r si persona fizikë edhe në mënyrë abuzive, por ky nuk është faji juaj, nuk është faji jonë, por është faji i sistemit që është ngritur sepse sistemi i tillë me gjashtë nivele që i ka nxitur një pjesë të mirë të individëve të regjistroh­en si persona fizikë ka krijuar informalit­et dhe Drejtoria e Tatimeve e ka stimuluar vetë. Nuk ka ardhur nga asnjë profesioni­st i lirë dhe nuk ka ardhur nga asnjë zanat që ju ushtroni, por ka ardhur së pari nga padrejtësi­a që është vendosur në sistemin e taksave dhe nga paaftësia e Drejtorisë së Tatimeve për të zbatuar sistemin që ka nxitur informalit­etin", - tha Tabaku. "Nga data 1 prill, kur kanë ardhur njoftimet e para për bizneset, shumë më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që një pjesë e madhe e njoftimeve që kanë ardhur kanë norma të taksave më të larta se ajo që parashikon ligji. Shumë biznese më kanë njoftuar që kanë përballuar taksa, me norma 30- 40% për disa kategori biznesesh. Shumë në fushën e teknologji­së së informacio­nit më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që një pjesë e tyre janë detyruar të mbyllin bizneset dhe të kërkojnë mënyra të tjera për të operuar në treg duke marrë parasysh këtë normë të lartë të taksës. Ajo shprehet se pas rritjes së normës së taksës, bizneseve i janë rritur edhe shpenzimet, duke sjell shtrenjtim­in e çmimeve të tyre. "Është e kotë që t'ju them ju sesa janë rritur shpenzimet. Shumë biznese të vogla më kanë njoftuar që njoftimet që kanë ardhur, kanë ardhur dhe për shpenzime të rritura nga të gjithë ata që kryejnë biznes. Ekonomistë­t dhe auditët kanë rritur shpenzimet e tyre normalisht, sepse është rritur norma e taksës. Bizneset e vogla të noterisë i kanë rritur shpenzimet e tyre normalisht, sepse është rritur norma e taksës. Pra, kemi një rritje zinxhir të shpenzimev­e të bizneseve të vogla si rezultat i kësaj. Të gjithë këto elementë që ne i kemi parasysh dhe i kuptojmë, kanë rritur vështirësi­në e operimit, të paktën këtë vit të parë", u shpreh deputetja e Partisë Demokratik­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania