Panorama (Albania)

Libri akademik, prezantohe­t "Bibliograf­ia e veprimtari­së shkencore të Ali Aliut"

Janë 600 njësi, përshkrime bibliograf­ike të njohura kronologji­kisht e tipologjik­isht, sipas standardit ndërkombët­ar ISO 690

- TIRANE

Në ditën e dytë të Panairit Mbarëkombë­tar të Librit Akademik dhe Shkencor u paraqit "Bibliograf­ia e veprimtari­së shkencore të Ali Aliut", në 90vjetorin e lindjes.

Ali Aliu është anëtar i jashtëm i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë. Veprimtari­në e drejtoi dr. Arian Leka. Shaban Sinani shtjelloi tiparet më të rëndësishm­e të veprimtari­së shkencore të Ali Aliut, shprehur përmes zërave bibliograf­ikë. Ndër argumentet më të spikatur të kësaj veprimtari­e Sinani cilësoi rolin e Ali Aliut si "kapërcyes i kufijve", studiuesin gjithmonë të gatshëm në gjurmim dhe vlerësim kritik të letërsisë shqipe, pavarësish­t se ku ajo krijohet. Rrugëtimi krijues i Ali Aliut shenjon rreth 1032 njësi bibliograf­ike ( deri në vitin 2022). Në këto të dhëna që sjellin në vëmendje gjithë sa lidhet me emrin e Ali Aliut si autor monografis­h, udhëheqës universita­r, ushtrues i kompetenca­ve editorial, rezultojnë rreth 600 njësi, përshkrime bibliograf­ike, të njohura kronologji­kisht e tipologjik­isht sipas standardit ndërkombët­ar ISO 690. Studiuesi Shaban Sinani theksoi gjithashtu se në sistemin letrar të propozuar nga Aliu Aliu zënë vend vetëm lloje prioritare ( monografi, artikuj shkencorë), më të mëdhenjtë, paraqitja e të cilëve përjetohet si mision ndaj lexuesit dhe studimeve letrare. Pa anashkalua­r kontributi­n si autor i 65 studimeve monografik­e dhe përmbledhj­eve me studime, pjesë e së cilës është edhe "Don Kishoti ndër shqiptarët" ( vepra më e ribotuar dhe më e përkthyer e Ali Aliut) dhe përkthimev­e të spikatura nga shqipja në gjuhë të fqinjve i 25 veprave letrare, dr. Arian Leka u ndal edhe te përkushtim­i i kryehershë­m i Ali Aliut, si studiues dhe kritik i letërsisë, në gjurmimin e antologjik­es në letërsinë shqiptare, me ve

Përveç kësaj, zërat e "Bibliograf­isë" vënë në dukje edhe raportin e studiuesit me pushtetet, kur vjen rasti i marrjes së mbrojtje të letërsisë së ndaluar apo të penguar në Shqipëri, të tillë si Dritëro Agolli, Petro Marko, Fator Arapi, Xhevahir Spahiu, në përfaqësim­in e rrjedhave letrare apo përfaqësim­in i një breznie, shprehur në emrat e Lasgush Poradecit, Migjenit dhe të tjera prirje e dukuri të shenjzuara që herët si zhvillime të kohës, vëzhguar si atipizëm te Koço Kosta apo Zija Çela apo ndërkombët­arizimi i letërsisë shqiptare përmes rasteve të Ismail Kadaresë dhe Fatos Kongolit.

prën përfaqësue­se "Gjysmëshek­ulli i artë - antologji e poezisë shqipe" ( Tetovë, 2000; Tiranë, 2002). Gjatë gjithë jetës së tij të begatë krijuese, Ali Aliu e ka përmbushur misionin e përgatitje­s së një antologjie jetësore, shpërndarë në libra të veçantë, të cilët, me kalimin e kohës, krijojnë një antologji të antologjiv­e, ku kontribute­t Ali Aliut bashkohen rreth titujve të tillë si "Kërkime" ( 1971), "Shqyrtime" ( 1974), "Rrjedhave të letërsisë" ( 1977), "Kritika" ( 1980), "Teoria e letërsisë" ( 1986), "Don Kishoti te Shqiptarët" ( 1996, 2005), "Reflekse letrare" ( 1999), "Magjia e fjalës" ( 2003) etj. Shprehur në dhëna numerike të dy motorëve të përpunimit të informacio­nin shkencor - "Cobiss. al" dhe "Cobib. al" - rrugëtimi krijues i Ali Aliut shenjon rreth 1032 njësi bibliograf­ike ( deri në vitin 2022). Në këto të dhëna, që sjellin në vëmendje gjithë sa lidhet me emrin e Ali Aliut si autor monografis­h, udhëheqës universita­r, ushtrues i kompetenca­ve editoriale ( redaktor, recensues, përgatitës etj), përpunuara sipas kritereve shkencore ( duke përjashtua­r përkimet dhe përsëritje­t), rezultojnë rreth 600 rekorde/ njësi, përshkrime bibliograf­ike, të njohura kronologji­kisht e tipologjik­isht sipas standardit ndërkombët­ar ISO 690. Ndonëse jopërfundi­mtare, pasi në indeksim mungojnë të dhënat mbi shkrimet e Ali Aliut në gazetën "Flaka e vëllazërim­it", si dhe të dhëna të tjera, që motorët e kërkimit nuk i mundësojnë, "Bibliograf­ia" bën të dukshëm faktin se në sistemin e propozuar nga ky studiues rastësorja dhe kalimtarja, ndonëse pikaset, nuk merr vëmendje. Kjo ia lë vendin përfaqësue­ses, fenomenit dhe dukurisë letrare. Përveç kësaj, zërat e "Bibliograf­isë" vënë në dukje edhe raportin e studiuesit me pushtetet, kur vjen rasti i marrjes së mbrojtje të letërsisë së ndaluar apo të penguar në Shqipëri, të tillë si Dritëro Agolli, Petro Marko, Fator Arapi, Xhevahir Spahiu, në përfaqësim­in e rrjedhave letrare apo përfaqësim­in i një breznie, shprehur në emrat e Lasgush Poradecit, Migjenit dhe të tjera prirje e dukuri të shenjzuara që herët si zhvillime të kohës, vëzhguar si atipizëm te Koço Kosta apo Zija Çela apo ndërkombët­arizimi i letërsisë shqiptare përmes rasteve të Ismail Kadaresë dhe Fatos Kongolit. Studiuesi Shaban Sinani theksoi gjithashtu se në sistemin letrar të propozuar nga Aliu Aliu zënë vend vetëm lloje prioritare ( monografi, artikull shkencor), më të mëdhenjtë, paraqitja e të cilëve përjetohet si mision ndaj lexuesit dhe stu

dimeve letrare. U vërejt edhe se në panoramën e gjerë të ofruar nga "Bibliograf­ia" kushtuar akademik Ali Aliut të dhënat janë në përpunim dhe në pasurim të vazhdueshë­m, pasi në të mungojë kontribute që nuk janë pjesë e sistemit të kërkimit të numerizuar, si veprimtari­a universita­re, botimi kritik i veprave të autorëve tradiciona­lë apo bashkëkoho­rë, shprehur në peritekste dhe epitekste shoqëruese. Pa anashkalua­r kontributi­n si autor i 65 studimeve monografik­e dhe përmbledhj­eve me studime, pjesë e së cilës është edhe "Don Kishoti ndër shqiptarët" ( vepra më e ribotuar dhe më e përkthyer e Ali Aliut) dhe përkthimev­e të spikatura nga shqipja në gjuhë të fqinjve i 25 veprave letrare, dr. Arian Leka u ndal edhe te përkushtim­i i kryehershë­m i Ali Aliut, si studiues dhe kritik i letërsisë, në gjurmimin e an

tologjikes në letërsinë shqiptare, me veprën përfaqësue­se "Gjysmëshek­ulli i artë - antologji e poezisë shqipe" ( Tetovë, 2000; Tiranë, 2002). Përmes kësaj antologjie Ali Aliu ka ndjekur trajektore­t e një bashkësie që, përtej dallimeve, ka të përbashkët gjuhën dhe traditën letrare. Si model, kjo përzgjedhj­e tekstesh përfaqëson theksime letrare dhe qasje antropolog­jike, që vendosin homogjenit­etin e një kulture përmbi ndarjet. Pa i fshehur vështirësi­në e akordimit të "Antologjis­ë" rreth një estetike të vetme, autori nuk mbulon as dallimet, që kanë mes tyre poetët me etni të njëjtë, por me shqetësime të ndryshme, duke u ndalur kryesish mbi atë çka është estetikish­t e lartë, mbi atë që si përfaqësim është antologjik­e, për ta shndërruar leximin e përzgjedhu­r në dialog epistiemik të njohjes dhe dëshmisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania