Panorama (Albania)

Hungaria prioritet BP, Szijarto: Po minohet besueshmër­ia në politikën e përbashkët evropiane

-

Gjatë Presidencë­s së BE- së, Hungaria do të fokusohet në zgjerimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për shtyp me kolegun çek Jan Lipavski, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijarto tha se ky rajon nuk e meritonte të priste 14 vjet e 11 muaj për anëtarësim, gjë që ka minuar besueshmër­inë e politikës së Bashkimit Evropian. "Ballkani Perëndimor nuk e meriton që të presë 14 vjet e 11 muaj për anëtarësim­in në BE, gjë që minon besueshmër­inë e politikën e përbashkët evropiane. Është një situatë që duhet zgjidhur. Presidenca hungareze do të ketë një axhendë të qartë dhe me hapa konkrete për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të përshpejto­jnë procesin e anëtarësim­it", - tha ai. Szijártó vuri në dukje se efektet e migracioni­t janë ndjerë drejtpërdr­ejt në Evropën Qendrore që nga viti 2015 dhe është i nevojshëm një bashkëpuni­m serioz rajonal për të ndalur fluksin e emigrantëv­e. "Policia çeke, sllovake dhe polake na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë për të mbajtur jashtë kufijve jugorë të Hungarisë emigrantët e paligjshëm që kërcënojnë Evropën e Bashkuar. Duhen vlerësuar përpjekjet e përbashkët­a dhe në vijimësi të katër kryeminist­rave të Evropës Qendrore. Këto përpjekje janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll çështjen e kuotave dhe për të mos lejuar që dhjetëra mijëra emigrantë të paligjshëm të bredhin nëpër shtetet tona të pakontroll­uar", - u shpreh ai. Kryediplom­ati Lipavsky tha se Republika Çeke vlerësoi faktin që një nga prioritete­t e Presidencë­s hungareze ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania