Panorama (Albania)

PE, kundër unanimitet­it: Ballkani Perëndimor po na afrohet më shumë

Franca pro zgjerimit të BE- së, Macron garanton integrimin e s hpejtë, por apelon për reformat që duhet të bëjnë shtetet kandidate

- TIRANE

Parlamenti Evropian festoi dje 20- vjetorin e zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian ( BE) dhe liderët aktualë dhe të mëparshëm evropianë theksuan rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të BE- së. Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan BE- së më 1 maj 2004.

Ky ishte zgjerimi i pestë dhe më i madh në historinë e BE- së. Presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në seancën formale të PE se dëshira për të bashkuar Evropën dhe për të kompletuar BE- në është sot më e rëndësishm­e se kurrë më parë. "Ballkani Perëndimor po na afrohet më shumë. Ne morëm një vendim historik për të filluar negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa populli i Gjeorgjisë nuk i fsheh ëndrrat e tij evropiane. Ne duhet të presim me padurim zgjerimin e ardhshëm", - deklaroi Ursula von der Leyen. Kurse Roberta Metsola u shpreh: "Anëtarësim­i në Bashkimin Evropian nuk kufizohet vetëm në përkthimin e legjislaci­onit. Është një proces shumë më i thellë. Evropa mund të ketë ndryshuar secilin prej shteteve të saj anëtare që nga viti 2004. Po ashtu çdonjëri prej këtyre shteteve anëtare e ka transformu­ar gjithashtu Evropën. Shtetet e Ballkanit Perëndimor mezi presin të njëjtin proces. Pa to Evropa nuk mund të shikojë larg". Pro zgjerimit të shpejtë ishin edhe Pat Cox e Romano Prodi, presidentë të Parlamenti­t dhe Komisionit Evropian në kohën e zgjerimit të madh me 10 vende të lindjes ish- komuniste. Prodi tha se tani ka vende të reja që duan të anëtarësoh­en në BE dhe se atyre duhet t'u jepet një përgjigje pozitive. Ai shtoi se rregullat që rregullojn­ë Evropën gjithashtu duhet të thjeshtohe­n. Ish- presidenti i PE Cox tha se Unioni duhet të përgatitet institucio­nalisht dhe financiari­sht për pranimin e anëtarëve të rinj. Sipas tij BE duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e kontinenti­t evropian që kanë të njëjtat vlera demokratik­e dhe që duan të jenë pjesë e familjes evropiane.

PREMTIMI

Presidenti Macron garantoi integrimin e shpejtë evropian të shteteve ballkanike në fjalimin e mbajtur në Universite­tin e Sorbonës. Macron premtoi mbështetje për reformat e brendshme brenda BE- së dhe në shtetet kandidate. "Ne kemi filluar të rimendojmë gjeografin­ë tonë brenda kufijve të kontinenti­t tonë. Evropa tani e mendon veten si një e tërë dhe në koherencë pas agresionit rus, duke e sjellë Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë si pjesë e familjes sonë evropiane. E thashë vitin e kaluar në Bratislavë se na takon ne që të mbështesim tani reformat e nevojshme për t'u përgatitur për këtë rrugë dhe në të njëjtën kohë të reformojmë BE që mund të zgjerohet vetëm nëse reformohet në thellësi dhe i thjeshton procedurat. Ne kemi forcuar lidhjet tona me të gjitha shtetet edhe me Komuniteti­n Politik Evropian. Kjo nismë që ne propozuam në muajin maj 2022 bën të mundur që të shkojmë përtej kornizës prej 27 anëtarësh dhe të mendojmë për Evropën nga miqtë tanë britanikë deri në Ballkanin Perëndimor", - deklaroi Macron. Më 12 prill gjatë vizitës së kryeminist­rit Rama në Paris Macron deklaroi se që nga mbajtja e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare Shqipëria ka vijuar me vendosmëri rrugën e saj evropiane. Ai ofroi mbështetje­n franceze në mënyrë që negociatat me vendin tonë të ecin sa më shpejt të jetë e mundur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania