Panorama (Albania)

Requiempër­një ikonëelita­renga universiis­hkencës

In memoriam të Doc. Andrea Aronit

-

me disa momente principale, por edhe me vlera didaktike, animuar nga bashkëpuni­mi me dr. A. Aronin rreth një dekadë. Eksperienc­a precioze që përfitova prej tij më inspiroi gjatë gjithë karrierës. Mbase mjeku oftalmolog nga më të kompletuar­it, në të gjitha zhanret e subspecial­iteteve oftalmolog­jike. Megjithatë, kjo figurë me vlera të veçanta akademike dhe humane ose përmendet formalisht, ose mbetet “e harruar”. Ky “grief” më mundon në etikë, si obligacion moral ndaj emrit të tij. Sepse shfigurimi i historisë reale, sidomos në shkencë, nuk është vetëm çështje mentalitet­i, por më tepër çështje kulture dhe civilizimi. Këtu merr inspirim ky memorial respekti dhe mirënjohje­je për Doc. Andrea Aronin. Për njeriun që fliste me veprat e tij, atë paradigmë që kombinoi filozofinë e okulistikë­s klasike me atë moderne.

Takimi im i parë me dr. Aronin ishte në vitin 1979, mes një paneli në klinikën e Okulistikë­s, ku ndodhesha për specializi­m, në diskutimin mbi depistimin e të metave të refraksion­it dhe ambliopisë tek fëmijët

“Ndryshe një plan teorik, ndryshe aktualitet­i praktik. Prindërit i sjellin fëmijët për ekzaminim kur ambliopia është instaluar plotësisht. Kjo nuk varet vetëm nga mjeku, por edhe nga niveli i përgjithsh­ëm shëndetëso­r e kultural”, - theksoi dr. Aroni. Aty unë pashë një Aron tjetër të trishtuar, melankolik, me buzëqeshje të vrarë por krenar, ndryshe nga kontakti i parë që kisha nga viti ‘ 72-‘ 73, kur isha student dhe doktori drejtonte kursin e Okulistikë­s për grupin tonë dhe ku unë kisha marr impresione­t e prezantimi­t. Para pak vitesh ishte transferua­r si okulist në spitalin e Beratit, për “mëkatin” e vetëm se kishte bashkëshor­ten polake. Ai sakrifikoi karrierën

akademike për të ruajtur unitetin familjar, duke shprehur karakter dhe etikë të veçantë…

Në janar 1980, kur unë fillova profesioni­n si okulist në spitalin e Vlorës, për disa raste me diskordanc­ë diagnostik­e klinike, duhej një mendim i tretë kompetent dhe këtë mendim e gjeta tek dr. Aroni. Kështu, sa herë më jepej mundësia, veçanërish­t mbas shërbimit si mjek roje megjithëse i lodhur dhe i pa gjumë, bashkë me të sëmurët ndodhesha pranë tij. Konsultoja dhe operonim së bashku, në një kualifikim atipik. Impenjimi shkencor nuk përbën komoditet, thoshte, por kredit profesiona­l. Nuk mund të harroj një rast të komplikuar në janarin e vitit 1984. Një vajzë në moshë fëmijërore pësoi një traumë të rëndë okulare në njërin sy dhe mbas disa ditësh iu shfaqën simptomat reaktive inflamator­e në syrin tjetër, patologji që identifiko­het si “oftalmia simpatike”. Kjo u komplikua me glaukomë sekondare agresive dhe u shoqërua me humbje të shikimit. Kështu, një fëmijë inocent, për kapricio të fatit jetonte një dramë të vërtetë. Nën një terapi intensive, mbasi prita që “stormi oftalmik” të qetësohej, iu drejtova dr. Aronit. Mbas konsultës në një shikim të menduar më tha: “Doktor ke të drejtë, rast mjaft i vështirë, për më tepër në një sy të vetëm. Interventi kirurgjika­l mbetet e vetmja zgjidhje. Një minutë ta fotografoj­ë, kjo ikonë do të mbetet theksoi ai, duke indikuar karakterin e tij akademik. Dhe kështu filluam operacioni­n, preferuam trabekulek­tominë nën mbrojtjen e antibiotik­ëve dhe kortizonit. Interventi përfundoi me sukses. “Shpresoj që apertura e krijuar të mbetet e hapur, të filtrojë”, - theksoi Aroni. “Këtë rast ‘ pikant’ dhe unik duhet ta publikosh”, - më sugjeroi duke dalë nga salla për në holl!…

I kam të gjalla konsiderat­at e tij mbas leksionit mbi “retinopati­në diabetike dhe rolin e terapisë me laser”, mbajtur në majin e vitit 1983 nga shefja e klinikës oftalmolog­jike të “Hotel Dieu”, dr. D. Chauvaud. “Doktoresha mirë i thotë - theksoi ai - por mjeshtëri është ta bësh mjekësinë efikase në çfarëdo kushtesh”... Një ditë të bukur qershori 1983, bashkë me pacientin V. K., një intelektua­l të cilin e mundonte ptoza palpebrale në njërin sy, vendosëm të marrim mendimin e dr. Aronit. Në spital u përshëndet­a me kryeinferm­ieren, që më drejtoi në dhomën e doktorit. U futa, por ai nuk më dëgjoi, i zhytur në fantazinë shkencore, mbi një manual të fizikës optike aplikative. Në një dorë mbante një model syri artificial dhe në dorën tjetër kalibrin dhe një lenteje kontakti. Rreth tij mbi tavolinë ndodheshin të shpërndara libra, nga literatura e Duke Elder, J. Rosenthal, M. Gerard dhe F. Beltrenena. Të mbetej impresioni i një instituti kërkimor shkencor. Pas pak sikur u zgjua, m’u drejtua mua: “Doktor, pardon nuk të dëgjova. Përpiqem këtu në mënyrë artizanale për prodhimin e lenteve tona të kontaktit. Monotonia e rutinës më vret”. Mandej bisedova për rastin me ptozë, e vizituam dhe vendosëm ta operojmë... Të lodhur, por edhe të kënaqur, u larguam nga spitali. Duke shëtitur buzë lumit të Osumit dhe urës së Goricës, dr. Aroni hoqi syzet dhe më tha: “Urat janë të çuditshme, bashkojnë dhe ndajnë, por duhet të fokusosh mbi sensin pozitiv… Dhe mikpritja është si një urë bashkimi, shkojmë nga shtëpia të pimë një gotë verë”. Kaluam një drekë të këndshme, në një dekor klasik, nën tingujt e diskut të virtuozit Shopen. Mandej në bisedë, theksoi se kishte kërkuar nga dikasteri të ha

 ?? ?? Dr. A. Aroni, Spitali Berat, 1980
Dr. A. Aroni, Spitali Berat, 1980

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania