Panorama (Albania)

Libri i panjohur i Ismail Qemalit

-

u botua në formën e një autobiogra­fie me redaktimin e gazetarit Sommervill­e Story dhe me parathënie­n e gazetarit dhe autorit amerikan William Morton Fullerton me titullin “The memoirs of Ismail Kemal Bey”. Domethënës është fakti që Ismail Qemali është i vetmi personazh i shquar i Perandoris­ë Osmane, kujtimet e të cilit janë botuar pikësëpari në anglisht.

Ato u botuan nga shtëpia botuese “Constable and Company Ltd.” në Londër në vitin 1920, vetëm një vit pas vdekjes së tij. Në parathënie Fullerton thekson se, gjatë periudhës së shkrimit në vitet 1917- 1918, Ismail Qemalit i ranë mbi shpatulla halle personale shpeshherë të rënda dhe halle të tjera më të rënda të lidhura me problemet patriotike për të ardhmen e atdheut shqiptar. Dhe pikërisht si pasojë e vdekjes së Ismail Qemalit, pjesa e fundit e këtyre kujtimeve që lidhej pikërisht me Shqipërinë, mbeti e papërfundu­ar. Në shqip kujtimet e tij do të publikohes­hin fillimisht në vitin 1968, në Toronto, Kanada, të përkthyera nga patrioti vlonjat Reshat Agaj. Më vonë libri do të ribotohej në shqip dhe do të përkthehej në italisht e turqisht. Në kujtimet e tij, Ismail Qemal bej Vlora flet me një vërtetësi të admirueshm­e për shumë ngjarje të rëndësishm­e të politikës botërore të kohës. Aty pasqyrohet me një kthjelltës­i të posaçme bota otomane dhe roli i shqiptarëv­e brenda saj. Një gjetje e jashtëzako­nshme nga pikëpamja artistike është ilustrimi i marrëdhëni­eve të komplikuar­a midis krerëve shqiptarë dhe otomanëve, me metaforën e bukur të

Kohët nuk janë aq të largëta sa të mos na flasin me këshilla të vyera për të tashmen dhe të ardhmen tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombët­are. Sepse siç shkruante dikur një njeri i mençur: “Zoti nuk i krijon njerëzit e mëdhenj për nevojën e vetëm të një kohe dhe të vetëm një populli, por për nevojën e të gjithë popujve dhe të të gjitha kohërave.

njerëzve që jetojnë afër një mali vullkanik dhe të cilët janë të detyruar të bashkëjeto­jnë me shpërthime­t e tij të herëpasher­shme.

Kjo alegori kaq e goditur artistikis­ht duket se ka prekur fort edhe një mendje artistike gjeniale si ajo e Kadaresë. Prandaj, jo më kot alegoria do të risillej sërish nga gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, në vitet e diktaturës në veprën e tij “Pallati i Ëndrrave”, për të goditur sërish sistemet diktatoria­le, që synojnë kontrollin absolut të mendjeve njerëzore. Me të vetmin ndryshim që emri i Vlorajve do të zëvendësoh­ej me atë të Qyprillinj­ve, si më largët në kohë…

Por ky nuk është i vetmi libër i shkruar nga Ismail Qemali. Libri tjetër i shkruar prej tij shpërfaq aftësitë e tij të spikatura si një publicist dhe intelektua­l i kalib

rit të lartë. Ai është një manual për marrëdhëni­et ndërkombët­are të kohës. Në hyrjen e librit Ismail Qemali thekson se ai nuk ishte duke shkruar autobiogra­finë e tij, por thjesht po shpjegonte arsyet e azilit të tij politik vullnetar. Ky libër është tërësisht i panjohur për shqiptarët. Ai është botuar në vitin 1900, në osmanisht dhe u përkthye në gjuhën franceze, angleze dhe arabe në vitin 1901. Përkthimi në këto gjuhë flet për rëndësinë që pati ky publikim në atë kohë. Rëndësia e këtij publikimi theksohet edhe në letrën e datës 2 maj 1900, që ambasadori britanik në Kostandino­pojë Sir Nicholas R. O’ Conor i dërgon kryeminist­rit dhe njëkohësis­ht ministrit të Jashtëm britanik, Markezit të Salisbury- it ( Robert Gascoyne- Cecil, 3rd Marquess of Salisbury). Letra është pjesë e fashikulli­t të arkivave britanike për Ismail Qemalin, të cilin e kemi zbuluar së fundmi për publikun shqiptarë. Një versioni i shkurtuar në anglisht i këtij libri u botua në një prej periodikëv­e britanike më me influencë të kohës “The Fortnightl­y Review”. Libri është një tjetër dëshmi e lidershipi­t vizionar dhe e kapacitete­ve intelektua­le, politike, diplomatik­e të Ismail Qemalit. Ai është një traktat i mirëfilltë politik dhe një udhërrëfye­s për marrëdhëni­et ndërkombët­are. Një nga motivet e botimit të librit me titull “Çështja e Transvalit ose Roli Civilizues i Britanisë së Madhe në Këndvështr­imin Mysliman”, është nxjerrja në pah rolit të Britanisë së Madhe si demokracia liberale më e madhe e kohës dhe roli i saj civilizues në botë. Ndërkohë, qëllimi tjetër i Ismail Qemalit në shkrimin e librit lidhet me fitimin e përkrahjes britanike ndaj çështjes shqiptare. Shqiptarët ishin i vetmi komb në Ballkan pa përkrahje nga asnjë nga Fuqitë e Mëdha në përpjekjet e tyre për liri. Vetëm pas një dekade nga shkrimi i këtij libri do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemal Vlora… Kohët nuk janë aq të largëta sa të mos na flasin me këshilla të vyera për të tashmen dhe të ardhmen tonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombët­are. Sepse siç shkruante dikur një njeri i mençur: “Zoti nuk i krijon njerëzit e mëdhenj për nevojën e vetëm të një kohe dhe të vetëm një populli, por për nevojën e të gjithë popujve dhe të të gjitha kohërave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania