Panorama (Albania)

Si u afrua Mid'hati me autoritet amerikane në ' 47 dhe çfarë ndodhi para operacioni­t "Valuable"

Mbas çlirimit, u vendos sekuestro mbi pasurinë e tij. Një nga objektet e sekuestrua­ra ishte edhe biblioteka personale

- TIRANE 'HATFRASHËR­I

Mid'hat bej Frashëri emri i të cilit radhitet edhe Mit'hat ( njohur me emrin e pendës Lumo Skëndo; tr. Fra º erli Mithat Bey; Janinë, 25 mars 1880 - Long Ajllend, 3 tetor 1949) ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandoris­ë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrë­s dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".

Në botën e letrave ka kontributi­n e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionaliz­mit shqiptar dhe bashkëpunë­tor me praninë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

JETA E HERSHME

U lind në Janinë më 25 mars 1880 pinjoll i Dulellarëv­e të Frashërit, i biri i veprimtari­t të hershëm të çështjes kombëtare, Abdyl bej Frashërit dhe Ballkëzes së Ibrahim Laçit. Të atin e takoi për herë të parë kur doli nga burgu i Prizrenit dhe vetë ishte pesë vjeç. Ishte nipi i poetit Naim Frashëri dhe ideologut të Rilindjes, Sami Frashërit, i cili pas vdekjes të të vëllait u martua me Ballkëzen dhe rriti nipat e mbesat. Mid'hati u rrit në Stamboll, ku familjarët e tij punonin në administra­të dhe organizoni­n lëvizjen kombëtare. Mësuesit e tij të parë qenë i ati me të vëllezërit, i ati i kishte dhënë mësime historie e gjeografie, Naimi stilistikë e poetikë, Samiu i kish dhënë gramatikë. Më 1897 u arrestua nga autoritete­t osmane sepse i gjetën një kopje të së përkohshme­s "Albania" të Konicës, u lirua me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Samiut. Pasi la shkollimin për farmakolog­ji, u punësua në Ministrinë e Brendshme më 1901 dhe më pas u emërua në Vilajetin e Selanikut nga 1905 deri më 1910. Nisi të botonte të përkohshme­n Lirija në Selanik më 14 korrik 1908, ku mbronte pozitat e moderuara për bashkim kombëtar, zhvillim të arsimit, edukimit dhe letërsisë shqiptare dhe kundërshto­nte ndërhyrjet e huaja në çështjen shqiptare. Frashëri propagando­nte edhe reforma qeveritare në bashkëpuni­m me maqedonasi­t për të arritur ato synime, por ishte kundër rezistencë­s së armatosur. Lidhur me çështjen dhe gjeopoliti­kën shqiptare mbahej si antiaustro- hungarez dhe antiitalia­n. Sipas Sejfi Vllamasit, Frashëri kishte ndikimin më mbizotërue­s në Klubin "Bashkimi" të Selanikut. Nëntorin e 1908 me nismën e klubeve "Bashkimi" u mblodh Kongresi i Manastirit, ku Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit. Në këtë kongres mbështeti alfabetin e Stambollit. Këndvështr­imi politik i Mid'hatit mori ngjyresa edhe më nacionalis­te gjatë Lufta së Parë Ballkanike, aq sa u përfshi në veprimtari­në kombëtare në viset shqiptare, ndërsa kushërinjt­ë qëndruan në Stamboll. Pas një mbledhjeje të mbajtur në shtëpinë e Nexhip bej Dragës në Shkup më 14 tetor 1912, u caktua përfaqësue­s i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë së bashku me Rexhep bej Mitrovicën, Bedri Pejanin dhe Salih Gjukën. Në rrugëtimin e tyre do t'u drejtonin një memorandum Fuqive të Mëdha me vulën "Shoqëria e Zezë për Shpëtim". Udhëtuan në viset veriore shqiptare për t'i shkëputur malësorët nga joshja e Malit të Zi. Shkuan në fillim në Mitrovicë, pastaj me radhë në Pejë, Gjakovë, Has, Lumë dhe Mirditë. Pasi kishin kaluar luginën e Fanit, vijuan në Rubik, Krujë, Tiranë dhe sosën në Durrës, ku u takuan me Mustafa Krujën, Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi beu u lexoi një letër nga Syrja bej Vlora për një kuvend mbarë shqiptar. Pas përparimit të trupave serbe, delegacion­i kosovar u nis dhe bujtën në shtëpinë e Hasan bej Biçakut në Elbasan, ku pritën t'u bashkohesh­in përfaqësue­sit e Dibrës si dhe Mehmet pashë Deralla, Ajdin bej

Draga me Isa bej Buletinin. Pasi u nisën, Aqif Pasha njofton nga Elbasani me telegram Dervish bej Biçakçiun në Peqin se Mid'hat Beu ishte zgjedhur përfaqësue­s i Elbasanit së bashku me Lef Nosin dhe Shefqet Dainë. U bashkohen shpurës së Ismail Qemalit në Ardenicë rrugës për në Vlorë. Në Kuvendin e Vlorës, Mid'hati nënshkroi vendimin e shpalljes së pavarësisë me siglën Midhat Frashëri. Gjatë punimeve, një telegram nga Përmeti lajmëroi se në qoftë se Veli bej Këlcyra nuk kishte ende mbërritur në Vlorë, ta zëvendëson­in Syrja bej Vlora me Mid'hat beun. U emërua ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Përkohshme,[ 21] post prej të cilit dha dorëheqjen më 30 mars 1913; pa dhënë arsyet në letrën e dorëheqjes, por arsyet ishin mosndihma ndaj Mbrojtjes së Janinës nga qeveria. Tetorin e 1913, qe ndër 60 firmëtarët e një memorandum­i në të cilin i paraqitesh­in një radhojë ankesash kreut të qeverisë së Vlorës. Këtë periudhë ( 1913- 14) punoi mësues në Elbasan. Së bashku me Abdyl bej Ypin dhe Gligor Cilkën, u nis dhe priti ardhjen e Princ Vidit më 7 mars 1914 në Durrës. Më 1914 u emërua ministër i Punëve Botore dhe Telegrafës në qeverinë e dytë të Turhan pashë Përmetit. Pas kryengritj­es së Shqipërisë së Mesme, u largua fillimisht në Itali dhe më pas në Zvicër, ku u vendos në Gjenevë. Më pas kaloi në Vjenë, ku qëndroi pak kohë dhe u nis për në Bukuresht e mandej, në Sofje. Pas bashkëpuni­meve me koloninë shqiptare në kryeqyteti­n bullgar, u kthye në Bukuresht. Nga mesi i Luftës së Parë Botërore, autoritete­t rumune e internuan në Moldavi. Më 23 mars 1918 arriti të lirohej dhe u vendos prapë në Bukuresht, në dhjetor u emërua delegat pa portofol i qeverisë së dalë nga Kongresi i Durrësit, megjithëse ishte në Lozanë. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencë­s në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo- Kroate- Sllovene. Në promemorie ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimt­are të kufijve në Ballkan". Në vitin 1920 ai u vendos në SHBA, kurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: "Më 1924- 1925 kishte qenë përfaqësue­s i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohe­j tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëv­e në Çamëri". Në vitin 1927, filloi të botojë sërish në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë "Lumo Skëndo". Më 4 prill 1929 Mit'hat Frashëri në testamenti­n e tij thotë: "Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta,

plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJ­IE" që të jetë një qendër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe shqipëtarë­të". Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos të rikthehet aktiviteti­t politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizi­mi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshta­r i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Mbas përpjekjev­e për të krijuar Komitetet Ndërkombët­are, u afrohet autoritete­ve amerikane më 1947 për t'u vendosur në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit'hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacioni­t "Valuable". Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti. Gazeta përshkruan se ditën diel u vendos në një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalit­ete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi Ismaili i ardhur nga Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë", Grigor Tashkovite, ishsenator jugosllav, në emër të Internatio­nal Peasant Union, Dr. Bistrev, ish- deputet bullgar, në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat "Ferncliff". Kryesinë e Komitetit "Shqipëria e Lirë" mbas vdekjes së Mit'hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

KRIJIMTARI­A LETRARE

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicisti­ke ai përdori pseudonime­t Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimi­n Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrim­in për Naim Frashërin, përmbledhj­en "Hi dhe shpuzë", studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si "Pritmi i Shqipërisë", ese socio- politike dhe etnike "Plagët tona" ( 1924) etj. Mit'hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: "L'affaire de l'epire ( 1915), "La population de l'epire" ( 1915), "Les Albanais chez eux et à l'étranger" ( 1919), "Albanais et Slaves" ( 1919). Ka përkthyer në shqip veprat Guillaume Tell të Lamartinit ( 1898), Bëje të mirën pa hidhe në det e Franc Hofmanit ( 1900), Robinson Crusoe e Defosë ( 1909), Shkurtabiq' i verdhë. Miu i vockël. Sorkadhe e bardhë të Marie Catherine d'aulnoy ( 1913, ribot. 1934),[ 31] dhe Psikologji­a e edukatës e Gustave le Bon ( 1923). Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestrua­ra ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat bej Frashërit. Sot rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen ( dhe janë pjesë) e Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosën që çmimi për bibliofili­në të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha më 23 prill 2006.

 ?? ??
 ?? ?? Mid'hat bej Frashëri
Mid'hat bej Frashëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania