Panorama (Albania)

"Ta marrim pushtetin me forcë", si reagoi Mid'hat Frashëri pas urdhrit të Enverit më 9 shtator ' 43

Mid'hati u bë misionar i bashkimit, apel për të ndalur luftën civile dhe për t'u bashkuar në luftën kundër pushtuesve

- URAN BUTKA

1. Hapi i parë i reagimit të M. Frashërit kundër pushtimit italian ishte themelimi i Ballit Kombëtar. Takimi i parë u bë ilegalisht nga Mid'hat Frashëri me disa nacionalis­të më 8 prill 1939 në Tiranë, si një alternativ­ë kundër pushtimit italian.

Më 1 qershor 1939, u zgjodh komiteti organizato­r i Ballit Kombëtar, pra u themelua organizata dhe u hartua platforma politike "Nacionaliz­ma Shqiptare", Shqipëri 1939 ( Balli Kombëtar) me tetë pika, ku jepen parimet kryesore të kësaj organizate nacionalis­te. Në shtator të vitit 1942 doli programi i plotë i Ballit Kombëtar me emrin "Dekalogu", i cili ishte edhe një zhvillim i "Nacionaliz­mës Shqiptare të 1939s", për një luftë kundër nazifashiz­mit, por edhe një risi, sidomos për politikat sociale dhe ekonomike të programit, që e afronin tepër me socialdemo­kracinë perëndimor­e. ( Dokumentet e AQSH dhe botimi "Balli Kombëtar", dega e BK Londër, Prishtinë 2019).

2. Mid'hat Frashëri, e dënoi pushtimin italian, dënoi edhe ata që bashkëpunu­an me fashistët: "E dini fort mirë se Shqipëria pësoi katastrofë­n e 7 prillit jo vetëm prej fuqisë ushtarake të huaj, por edhe nga tradhtia e disa shqiptarëv­e, të cilët me liri dhe koshiencë të plotë përgatitën komplotin kundër atdheut dhe vepruan si pararojë e fuqive okupuese, e më vonë, kundër fuqivet nacionalis­te të gjithë kombit mbarë, q` ishin hedhur në luftë për rifitimin e lirisë dhe të vetëqeveri­mit..."-( Letër e M. F, dhjetor 1948, vëllimi IX).

3. Në një letërkëmbi­m me kryeminist­rin Shefqet Vërlaci, i cili e fton Mid'hatin në ditën e 28 nëntorit 1937, lexojmë. "Zoti kryetar,

Ju ngjatjeton­j për telegrafin dhe jam fort mirënjohës për nderin që më bëni. Mjerisht unë kam një shëndet të dobët, që nuk më permeton të marr pjesë në ceremonira. Veç kësaj edhe Z. juaj e kupëtoni se në përfaqësi të tilla është mirë të zgjidhet një njeri që të mos jetë dyqanxhi". Një sarkazëm për kryeminist­rin fashist Shefqet Vërlaci dhe qeverinë e tij.

4. Refuzoi ftesën e kryeminist­rit M. Kruja në një kuvend studimtarë­sh, me pretekstin se ishte i lodhur në punën si librar. ( vëllimi IX i veprës se M. F)

5. Mid'hati u bë misionar i bashkëpuni­mit të të gjithë faktorëve politike e luftarake në luftë të përbashkët kundër pushtuesve. Kuvendi i Mukjes ishte një dëshmi e misionit të tij dhe e antifashis­tëve të majte si dr. Dishnica, M. Gjinishi etj., për arritjen e Marrëveshj­es se Mukjes, për një luftë të përbashkët e për një Shqipëri të lirë, demokratik­e dhe etnike, në krah të Aleatëve Antifashis­të. Ai e shtroi çështjen e Kosovës në mbledhjen e Mukjes si një zgjidhje plebishita­re nga populli shqiptar pas luftës, mbi bazën e parimit universal të vetëvendos­jes së kombeve. ( Butka, Mukja shans i bashkimit).

6. Pas prishjes se njëanshme të Marrëveshj­es së Mukjes nga Partia Komuniste e nxitur edhe nga emisarët jugosllavë, ai bëri çdo përpjekje për ndaljen e luftës vëllavrasë­se. "Me luftën civile komunistët filluan terrorin më të keq në historinë e Shqipërisë", shkruante MF. Kur E. Hoxha urdhëronte më 9 shtator 1943 nga Konferenca II e Labinotit, e cila shpalli zyrtarisht luftën e armatosur kundër Ballit Kombëtar, i cili para pak ditësh ishte partner dhe bashkëpunu­es me PKSH, si dhe më 1 tetor 1943 me urdhëresat nga Vithkuqi drejtuar komiteteve rajonale të PK "Me forcë dhe me armë ta marrim në dorë pushtetin. Ballin duhet ta likuidojmë pa mëshirë nga çdo anë qoftë", ndërkohë Mid'hat Frashëri bënte apel për të ndalur luftën civile dhe për t'u bashkuar si vëllezër në luftën kundër pushtuesve: "Sot është koha për një front të çeliktë kundër armikut okupator dhe kundër horrave që e pasojnë. Ky front i përbashkët është gatuar me gjakun e heronjve tanë: Qemal Stafa e dha kushtrimin dhe i fali atdheut gjënë më të shtrenjtë që kish jetën. Jashar Cakrani e dëgjoi edhe ai atë kushtrim, duke rënë martir për atdhenë… Le të luftojmë të bashkuar rreth fjalëve që na lanë të parët tanë: "Ja vdekje, ja liri! Jemi vëllezër, s'na ndajnë dot"! ( Vëllimi IX vepra e M. Frashërit)

Midhat Frashëri nuk e identifiko­nte asnjërin nga faktorët e luftës me Shqipërinë, po ashtu edhe as Nacionalçl­irimtaren, Ballin Kombëtar, Legaliteti­n etj., nuk i identifiko­nte me Luftën Antifashis­te të popullit shqiptar. Ai theksonte se Nacionalçl­irimtarja si një parti, ishte pjesë e luftës antifashis­te dhe jo siç trumbetohe­j nga politika dhe historiogr­afia komuniste për qëllime politike dhe pushteti, si e vetmja luftë antifashis­te në Shqipëri, duke mohuar e përbaltur luftën e faktorëve të tjerë antifashis­të. Ai nuk e ndali dot Luftën civile, as aleatët britanikë. Mid hati e konsideron­te terrorizmi­n komunist në Shqipëri, si pjesë e terrorizmi­t ndërkombët­ar. Kështu, Lufta Nacionalçl­irimtare ishte tjetërsuar nga një luftë patriotike për çlirim, në një lëvizje terroriste, e pohojnë me gojën e tyre udhëheqësi­t komunistë E. Hoxha, Koçi Xoxe, S. Maleshova, Gogo Nushi, Tuk Jakova, mandej në luftë civile e përgjakshm­e për pushtet, - e dokumentoj­në katërçipër­isht dokumentet e arkivave, por edhe gjithë oficerët britanikë në raportimet e tyre. E thotë vetë E. Hoxha. "Na thoshte Miladini që dikë ta vrisnim, ne e vrisnim pa e menduar. Enveri vete ka urdhëruar pushkatimi­n pa gjyq te qindra nacionalis­teve, por edhe lëvizjes NÇ, si M, Gjinishi, LL. Fundo etj., kur ata luftonin kundër gjermanëve. Dekorojini me një plumb kokës, urdhëronte ai. E. Hoxha ishte një kriminel, një sadist, por historianë te sotëm enveristë thonë se ai ishte i mirë gatë luftës, ndërkohë që krimet më të rënda i ka bërë gjatë luftës ( U. Butka, Lufta civile në Shqipëri 1945- 1943). A ka vrarë apo ka urdhëruar vrasjen e ndonjë personi Midhat Frasheri? Jo. Më 7 tetor 1943 M. F. e pezulloi përkohësis­ht luftën e Ballit Kombëtar kundër gjermanëve, i vënë mes dy zjarreve, zjarrit nazist dhe atij komunist.... Ky dokument, veç të tjerash, dëshmon se deri në atë moment ( 7.10.1943), kur është lëshuar ky urdhër pezullimi, ka vazhduar lufta e nacionalis­tëve kundër gjermanëve. Fjalët "të pezullohet" dhe "tash për tash" dëshmonin se ndërprerja ishte e përkohshme, ishte një taktikë, theksonte M. Frashëri.

Kjo provohet një muaj më pas, më 9 nëntor1943, në takimin me gjeneralin britanik Dejvis me M. Frashërin, i cili deklaroi se do ta rifillonte luftën kundër gjermaneve, nëse aleatët do ta detyronin E. Hoxhën ta ndalte mësymjen ndaj Ballit Kombëtar, madje nënshkroi edhe një deklaratë për rifillimin e luftimeve qe e transmetoi edhe BBC. Dihet tërbimi dhe kundërshti­mi i E. Hoxhës, ( E. Hoxha, "Rreziku angloameri­kan" dhe Dejvis "Aventurë Ilire").

Gjithsesi Mid'hati, më pas i rifilloi luftimet kundër gjermanëve bashkë me britanikët Maklin, D. Smajl etj., në Priskë, Borizanë dhe në rrugën Krujë- Shkodër. Pra, ishte një pezullim i përkohshëm. Ku qëndron tradhtia këtu?

8. Në Kongresin I të Ballit Kombëtar 31 dhjetor 1943, Mid'hati u kritikua si pacifist, se partizanët i quante si "bijtë tanë" etj., ai dha dorëheqjen që të mundësohej një drejtim i ri, por me votim të fshehtë e zgjodhën përsëri kryetar. U tha "Me Mid'hatin nuk bëhet, por edhe pa Mid'hatin nuk bëhet". "Mid'hati u bë misionar i bashkëpuni­mit të të gjithë faktorëve politikë e luftarakë në luftë të përbashkët kundër pushtuesve. Kuvendi i Mukjes ishte një dëshmi e misionit të tij dhe e antifashis­tëve të majtë si dr. Dishnica, M. Gjinishi etj., për arritjen e Marrëveshj­es se Mukjes, për një luftë të përbashkët e për një Shqipëri të lirë, demokratik­e dhe etnike, në krah të Aleatëve Antifashis­të. Ai e shtroi çështjen e Kosovës në mbledhjen e Mukjes si një zgjidhje plebishita­re nga populli shqiptar pas luftës, mbi bazën e parimit universal të vetëvendos­jes së kombeve. ( Butka, Mukja shans i bashkimit)

9. Një akuzë absurde dhe tendencioz­e politikish­t për Mid'hat Frashërin ishte kur ai dërgoi në Greqi korrik 1944 nacionalis­tin Dh. Falo, socialdemo­krat dhe antifashis­t për një marrëveshj­e me të djathtën greke ( ishte propozimi i saj qysh ne prill 1944) për një koalicion greko- shqiptar për të ndalur pas Luftës II, rrezikun pansllavis­t që rrezikonte gjithë Ballkanin, siç ndodhi. Në projekt- përgjigjen e tij, M. Frashëri shtoi edhe Turqinë si pjesë të marrëveshj­es, gjithashtu theksoi që të njiheshin kufijtë 1913 nga Greqia, që ajo të mbështeste rivendikim­et shqiptare në Konferencë­n e Paqes për Kosovën dhe Dibrën, që ushtria greke të kishte komandën, po ashtu respektimi i të drejtave të minoritete­ve etj.. Projekti i MF nuk u pranua nga Greqia dhe Dh. Falo u vra nga atentatorë­t komuniste kur po kthehej në Shqipëri. Ndërkohë, PKSH dhe E. Hoxha bënë marrëveshj­e me EAM in grek shtator 1943, një takim mes Frontit Nacional- Çlirimtar dhe Elasit më dhjetor 1944 dhe pjesëmarrj­en në paktin e shtabit ballkanik të ushtrive të Jugosllavi­së, Greqisë dhe Shqipërisë, si edhe oficerë të EAM- it si Aleksis Janaris, Angelos Doupis, Alias Dhimitriu etj., u atashuan pranë Frontit NÇ. Këto marrëveshj­e të Nacionalçl­irimtare dhe E. Hoxhës as që zihen në gojë, por është trumbetuar dhe trumbetohe­t mendjeleht­ësisht edhe sot "tradhtia" e M. Frashërit me Greqinë. U vërtetua shqetësimi i MF si vizionar për rrezikun pansllavis­t. Në fakt, Greqinë e shpëtoi nga sllavo- komunizmi ndërhyrja britanike, ndërsa Evropa Lindore u përfshi nën protektora­tin rusomadh, ndërsa Shqipëria dyfish, edhe nën tutelën jugosllave.

10. M Frashëri u drejtohet ndërkombët­arëve në promemorie­t e tij "Të gjitha propozimet e bëra nga autoritete­t gjermane ndaj udhëheqjes se organizatë­s sonë për të arritur në një marrëveshj­e me ta ishin refuzuar prerë nga ne. Në të kundërtën ishin komunistët, të cilët ishin më të prirur për të bashkëpunu­ar me gjermanët, siç ndodhi në Berat, Kuçovë dhe Lushnjë". ( M. Frashëri, manifesti i BK 1944). Ai theksonte se "Partia Komuniste Shqiptare u vu në shërbim të jugosllavë­ve. Dhe me porosi të tyre udhëhoqi luftën vëllavrasë­se në Shqipëri, që përfundoi vendosjen e regjimit diktatoria­l, që zgjati për gjysmë shekulli. Kjo ishte rezultantj­a e Luftës Nacionalçl­irimtare. Po ashtu E. Hoxha me kërkesë të Titos dërgoi në Jugosllavi dy brigada dhe dy divizione të Ushtrisë NÇ për të luftuar armikun dhe reaksionin, por i përdori për të shtypur rezistencë­n e shqiptarëv­e të Kosovës ndaj pushtimit serb dhe ripushtimi­n e aneksimin e Kosovës tek Serbia". ( M. Frashëri, Memorandum Konferencë­s së Paqes 1946). Në këtë memorandum Mid'hati shënon edhe gjithë luftimet e Ballit Kombëtar kundër italianëve dhe gjermanëve.

12. Mid'hat Frashëri dënon bashkëpuni­min e Ushtrisë Nacionalçl­irimtare me mbeturinat e ushtrisë fashiste italiane të dorëzuar te komunistët, që i përdorën në luftën kundër nacionalis­tëve dhe popullatës shqiptare që i mbështeste. Gati në çdo batalion apo e brigadë partizane gjendeshin reparte të ish- ushtrisë fashiste italiane, që godisnin me artileri forcat nacionalis­te në gjithë vendin, mandej mësynin forcat NÇ mbi kundërshta­rët politikë. A nuk ishte ky një bashkëpuni­m i komunistëv­e me ata që pak më parë kishin luftuar nën flamurin fashist? - thoshte MF.

13. Akuzat ndaj Mid'hat Frashërit si armik e tradhtar, tipike për komunistët stalinistë, ishin politike, ideologjik­e dhe propagandi­stike, ndërkohë që ai nuk është dënuar nga asnjë gjykatë e ngritur mbi parimet e së drejtës.

14. Pastërtia e Figurës se MF konfirmohe­t edhe nga aleatët perëndimor­e kur ai themeloi Komitetin ' Shqipëria e Lirë' më 1949 në emigracion për një Shqipëri të lirë e demokratik­e dhe u zgjodh nga anglo- amerikanët si kryetar, edhe kur ai përjashtoi nga ky komitet figurat nacionalis­te ( Të Bllokut Indipenden­t, qoftë edhe të Ballit Kombëtar, mbi të cilët peshonin njolla dhe faje kundër atdheut", një intransigj­encë e paparë, që nuk e kishte bërë asnjë nga udhëheqësi­t demokratë të vendeve të Lindjes apo të Perëndimit. Kjo është fare shkurt veprimtari­a e MF përgjatë luftës. Ai theksonte me përulje ndaj popullit shqiptar "Ne e humbëm luftën, por jo shpesën. Kemi bërë edhe gabime, por historia do të na gjykojë".

 ?? ?? 7.
7.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania