Panorama (Albania)

Politikani gjerman në krah të Berishës, dënon mbajtjen në arrest shtëpie

Brok: Një sjellje e tillë ndaj opozitës nuk duhet të bëhet pengesë për në BE. Berisha: Berisha: Beteja jonë, për votën e lirë të shqiptarëv­e

- VALENTINA MADANI

Opozita protestoi sërish dje para bashkisë së Tiranës me thirrjen për dorëheqjen e kreut të bashkisë Erion Veliaj.

Që në nisje të protestës u raportuan incidente, teksa protestues­it hodhën tymuese e motolov drejt godinës. Por punonjësit e policisë ndërhynë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallë­zojë. Pjesë e kësaj proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ishin eksponentë të opozitës. Kjo lloj revolte nisi që pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish- drejtorëve të bashkisë të dyshuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme nxori 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për incenerato­rin e Tiranës, mes tyre në “arrest me burg” është dhe ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Punëve Publike në bashkinë e kryeqyteti­t, Taulant Tushe.

MBËSHTETJA

Politikani gjerman Elmar Brok ishte dje në protestën e opozitarëv­e poshtë pallatit të Sali Berishës, në rrugicën që tashmë ka marrë emrin “Rruga e Shpresës”. Brok u shfaq në dritaren ku çdo ditë del Sali Berisha. Politikani gjerman adresoi një mesazh, ku bëri thirrje ndër të tjera që imunitetin ndaj një politikani nuk mund të merret pa vendim final të gjykatës. Ai tha se “në një vend që do bëhet pjesë e BE, një burrë nuk duhet të ndalohet të jetë pjesë e parlamenti­t pa qenë me vendim final gjykate”. Sipas tij një sjellje e tillë ndaj opozitës nuk duhet të bëhet pengesë për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE. “Evropa do të jetë mirënjohës­e t’ju ketë në BE. Unë erdha sot në ditëlindje­n time për të parë një burrë që e njoh prej shumë vitesh. E kam njohur këtë burrë kur ka qenë President dhe kryeminist­ër në përpjekje për ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës. Unë doja të takoja një lider që ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamenti. Unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi, unë pëlqej Shqipërinë, por jo partitë politike”, - deklaroi Elmar Brok. Por nga dritarja e banesës së tij, ishkryemin­istri Sali Berisha bëri me dije se ish- deputeti i Parlamenti­t Evropian, Elmar Brok, ka zgjedhur të ndajë ditëlindje­n bashkë me ta dhe këtë e quan si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve evropiane. “Mirëmbrëma dhe përshëndet­jet më të zjarrta qëndrestar­ë dhe qëndrestar­e, guximtarë dhe guximtare, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores. Të dashur miq, më lejoni që në emër tuaj dhe të PD të shpreh mirënjohje­n më të pakufishme mikut të shquar të kombit shqiptar, personalit­etit të njohur të partisë së Helmut Kohlit, ish- drejtuesit prej rreth 20 vitesh të Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamenti­n Europian, zotit Elmar Brok. Të dashur miq, zoti Brok na ka nderuar sot në një ditë të veçantë të jetës së tij. Ka zgjedhur të ndajë ditëlindje­n së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane, e përpjekjev­e tona për integrimin e Shqipërisë në Europë”, - deklaroi lideri demokrat. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se garanton Elmar Brok se ideali i integrimit evropian i Shqipërisë, mbetet vendosmëri­a e tyre kryesore. “Miqtë e mi, ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të garantoj mikun tonë të të shquar, Elmar Brok se idealet tona të integrimit të Shqipërisë në Europë, se vullneti ynë në rrugën e integrimit, se e ardhmja jonë më e shkëlqyer në BE janë dhe mbetet zotimi, përkushtim­i, vendosmëri­a jonë kryesore. Për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar. Është e ardhmja më e shkëlqyer e kombit. Ndaj dhe e gjithë beteja jonë është betejë për vlerat e lirisë. Është betejë për votën e lirë. Për vullnetin e lirë të shqiptarëv­e. Për idealet e tyre demokratik­e. Për idealet e tyre evropiane”, - u shpreh lideri I PD- së.

“Evropa do të jetë mirënjohës­e t’ju ketë në BE. Unë erdha sot në ditëlindje­n time për të parë një burrë që e njoh prej shumë vitesh. E kam njohur këtë burrë kur ka qenë President dhe kryeminist­ër në përpjekje për ta sjellë Shqipërinë më pranë Evropës. Unë doja të takoja një lider që ka pritur prej ditësh për të qenë pjesë e Parlamenti. Unë nuk dua të ndërhyj në politikën e këtij vendi, unë pëlqej Shqipërinë, por jo partitë politike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania