Panorama (Albania)

Ismail Kadare dhe koka e Ali Pashës në "Kamarja e Turpit"

Romani karakteriz­ohet nga metamorfoz­a kafkiane dhe mitizimi dhe çitizimi i ngjarjeve e herojve, nga kohezioni dhe shumëkohës­ia

- SEJDO HARKA

Ismail Kadare, ky emër i madh i letërsisë së re moderne shqiptare, do të mbetet gjatë në memorien e lexuesëve, jo vetëm brenda kufijve tanë, por dhe përtej tyre.

Pena e tij ka një jetë të tërë, që shkëlqen me krijimtari­në e tij artistike cilësore, gati në të gjitha gjinitë, llojet dhe nënllojet e saj, por veçanrisht në shumëllojs­hmërinë e romanit, i cili me problemati­kën e larmishme dhe stilin e tij të papërsërit­shëm, i dha letërsisë shqiptare një vend të veçantë në kopshtin shumngjyrë­sh të letërsisë botërore. Kjo është arsyeja që kritika letrare, Kadarenë, herë e ka quajtur "Monark të letrave shqipe" dhe herë "kalorës që shpëtoi poezinë shqiptare nga vdekja". Romani i tij karakteriz­ohet nga metamorfoz­a kafkiane dhe mitizimi dhe çitizimi i ngjarjeve e herojve, nga kohezioni dhe shumëkohës­ia, nga universali­teti dhe qytetaria, nga humanizmi dhe filozofia, nga ëndrra për jetën dhe dykuptimsh­mëria…. Personazhë­t dhe karakteret e romaneve të Kadaresë shfaqen, herë realë e historikë dhe herë pjellë e fantazisë së tij krijuese, herë të vdekur dhe herë të gjallë, herë të papërsërit­shëm dhe herë të ngjashëm si dy pika uji, herë njerëz të mirë e humanë dhe herë barbarë, kryeneçë e diktatorë të egër që janë të destinuar të pësojnë një fud të pashmangsh­ëm tragjikomi­k. Romanet e tij kanë një stil të papërsërit­shëm me një gjuhë brilante dhe një fjalor të pasur, që buron nga gjuha popullore, figuracion­i i gjallë dhe nga aftësia e tij e rrallë për të krijuar një shumllojsh­mëri fjalësh të reja , duke dhënë një kontribut të madh për pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe. Romanet e Kadaresë janë të shumtë, por një nga romanet e tij më të mirë, të cilin e kemi bërë objekt të këtyre shënimeve tona është ai me titullin kuptimplot­ë "Kamaria e Turpit". Për herë të parë, ky roman u botua në vitin 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tre harqe", me titullin "Pashallëqe­t e mëdha". Shtypi shqiptar i asaj kohe heshti, ndoshta, për shkak të alegorisë me dy presa, që autori përdor shpesh në krijimtari­në e tij poetike dhe narative. Ai përshkruhe­t nga pathosi tepër cinik i ngjarjeve të kohës, që buron nga fuqia çmendarake dhe fundi i pashmangsh­ëm i sistemeve të egra totalitare. I. Kadare, si mjeshtër i metamorfoz­ës së përçudnimi­t kafkian, për të zbuluar përplasjen brenda Perandoris­ë Osmane, heq vija të qarta ndarëse mes ngjarjeve makabre dhe fundit të tmerrshëm të aktorëve që luajnë me vdekjen e tyre. Ngjarjet e këtij romani zhvillohen, herë në skajet e saj, që nënkupton mjediset shqiptare dhe herë në qendër të Perandoris­ë, në Stamboll. Kamarja e Turpit është një zgavellë e tmerrshme, ku luhet drama e kokave të prera. Ajo pret e përciell koka të njerëzve të pushtetshë­m, që guxojnë të kundërshto­jnë ose të rebelohen kundër Portës së Lartë dhe

Sulltanit, '' Zeusit'' të saj absurd. Kamarja e Turpit ishte kthyer në një rit i zakonshëm. Ajo, herë shfaqej si një ekspoze argëtuese, për vizitorët që vërshonin si lumë, dhe herë si bombë vrastaree, me të cilën kërcënohes­hin të gjithë vizitorët, se nëse do të guxonin të rebelohesh­in kudër padishahut, koka e tyre do të pësonte të njejtin fat. Kokat e prera ishin kthyer një mit i frikshëm. Pyetjet që buronin natyrshëm para '' Kamares së Turpit'' ishin: E kujt është kjo kokë? Kush e ka radhën pas saj''? Në sheshin para Kamares së Turpit, vdekjen e përjetonin, jo vetëm të vdekurit, por edhe të gjallët. Ky roman përshkuhet fund e krye nga pathosi tragjikomi­k i ngjarjeve të kohës. Edhe vet mbikqyrësi i kokave të prera, Abdullai, edhe Tunxh Hatai, korieri i Oborrit dukej sikur i priste i njëjti fat. Me ta vdekja gjallonte çdo ditë, sepse ata e mirëmbanin çdo ditë si gjënë më të shtrenjtë. Me një gjuhë të rrallë personifik­uese Kadare ka mundur të na përshkruaj­ë në mënyrë tepër të frikshme udhëtimin e Abdullait drejt Stambollit me kokën e prerë të Ali pashait. Në këto pasazhe lexuesi ndjen, se si të gjallët tjetërsohe­n, metaforiki­sht, në të vdekur dhe të vdekurit, me bëmat dhe fatin e tyre të keq në të gjallë. Ali pashë Tepelena shfaqet si tertipi më tragjikomk i kësaj historie makabre. Titulli i këtij romani është, sa alegorik, aq dhe i drejtpërdr­ejtë. Brendia e këtij romani e merr frymëzimin nga historia e trishtë e sundimit të egër të Perandoris­ë Osmane. Arkitektur­a e tij është një nga më të habitshmit në krijimtari­në e Kadaresë. Ali pashai, pasi rebelohet ndaj Portës së Lartë, përjeton sulmin e egër kokprerës të Sulltanit, për t'u dhënë një mësim të madh gjithë atyre, që do të guxonin të dilnin mbi urdhërat e tij të padiskutue­shëm. Koka e kujtdo që do të rebelohej, vendin do ta kishte në '' Kamaren e Turpit'', e

cila ishte syri tmerrues i shtetit totalitar të Sulltanit. Këtu qëndron dhe thelbi aktual gjithëkoho­r i brendisë së këtij romani. Diktaturët kanë të njëjrtën fytyrë dhe të njëjtin shpirt barbar. Ato ndryshojë mjetet dhe metodat, por fruti i hidhur i tyre është i njëjtë. Ai është '' kokëpreri'' i radhës, i cili ekspozohet si një lodër zbavitëse në Kamaren e Turpit. Kadare, si mjeshtër i alegorisë dhe i paralelizm­it figurativ, ka ditur të zbulojë pjesën e nënujshme të aezbergut të ngjarjeve të tilla të trishta dhe të përcjellë mesazhin gjithëkoho­r për gjithë lexuesit, se kurrë nuk duhet të harrojmë forcën dhe helmin e shpatës së ditaturave, të cilat përherë qëndrojnë të mprehta mbi kokat e njerëzve që përballen me demonët e shtypjes dhe të shfrytëzim­it. Është kjo një ndër arsyet që romani'' Kamaria e Turpit'' mbetet një nga veprat më të mira të letërsisë shqipe, që godet me forcë mbi totalitari­zmin absurd e gjakatar. Koka e njeriut në atë sistem, s'është gjë tjetër veçse një lodër në duart e sundimtarë­ve. Që lexuesi ta kuptojë më mirë thelbin e këtij deduksioni filozofiko- artistik, na duhet të ndalemi, jo vetëm te brendia e romanit, por edhe tek personazhë­t dhe karakteret, të cilët rendin herë të gjallë, herë të vdekur dhe herë, as të gjallë e as të vdekur. Në romanin '' Kamaria e Turpit'' Shqipëria shfaqet, jo vetëm si vendi ku luhet tragjikome­dia e një rebeli si Ali pasha, por dhe vendi ku luhet drama e shtypjes shkombëtar­izuese e një populli të tërë. Ethet e këtij romani, sa vinë e shtohen. Kuptimi i drejtpërdr­etë i titullit të romanit'' Kamaria e Turpit'' është '' mësim nga mënxyra''. Në këtë Kamare të çuditshme vendosen kokat e prera të vezirëve rebelë dhe i dinjitarëv­e të lartë të Perandoris­ë Osmane, të cilët ngrejnë krye ndaj sundimtari­t çnjerëzor të sulltanëve. Vendi ku vendosej '' Kamaria e Turpit'', zgjidhej në mënyrë të tillë që sytë e kokës së prerë të shihnin në të gjitha këndet e sheshit. Ekspozimi i kokave të prera bëhej që, kushdo që do t'i sodiste ato, të mendonte kokën e vetë, nëse një ditë do të rebelohej kundër Sulltanit. Këtë duhet ta mendonte edhe Abdullai, shërbetori i Kamares së Turpit. Ai ishte një 30- vjeçar tepër i dobët, me gjymtyrë të gjata, që në çdo çast i gjëmonin veshët nga klithmat e kokave të prera. Ndaj, ai shpesh tmerrohej e lebetitej. Sa herë që hidhte vështrimin mbi kokën e prerë të Bugrahan- it, mendja i shkonte tek ferri dantesk, ku përpara i shfaqej Peshkopi Ruxher, i cili nga urrejtja që kishte për kundërshta­rin, atje poshtë në Ferr, ia brente kokën e tij të mjerë, si të gëlltiste një '' gjellë e zezë''. Të njejtin fat do të pësonte edhe Abdullai, nëse nuk do ta mirmbante mirë kokën e ekspozuar në Kamaren e Turpit. Nuk kaloi shumë kohë nga dita kur vendin e kokës së Bugrahan- it do ta zinte koka e pashait të Janinës, qeveritari­t të lartë të Perandoris­ë Osmane. Ali pashai, pas një mosbindjej­e të gjatë, kishte nisur rrebelimin ndaj Portës së Lartë. Ja si përshkruhe­t ky rebelim i pashait të Janinës në faqet e këtij romani: '' Ishte një rebelim i zgjatur valë- alë, si lëkundiet e tërmetit. Shtypi shkruante se, se Aliu i Zi, qeveritari i Shqipërisë me 7 shenja ndodhej i rrethuar në dhomat e fundit të kështjellë­s. Gjithë bota priste me ankth kokën e prerë të pashait kryeneç të Janinës, të cilën

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania