Panorama (Albania)

Debati, cila është origjina krahinore e Kastriotëv­e

Argumentet e shumta për origjinën nga Mati, që nga dëshmitë e Barletit dhe të Frangut, "Formula e Pagëzimit", përkrenarj­a e Skënderbeu­t

- RENATO TOTRAKU

Shqiptarët përmes shekujve kanë habitur botën me besën, karakterin, fisnikërin­ë, trimërinë dhe kanë veshur me lavdi të përjetshme historinë e vet. Gjurmët e pashlyera të kombit tonë shtrihen që nga ilirët dhe kulmojnë me Kastriotët e prijësin legjendar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu­n.

"Kur më pas në kohën e Muratit të dytë erdhi Skënderbeu, i biri i zotit Gjon Kastrioti, i ati zotëronte Matin në Shqipëri. Ndërkohë pohon se: "Pasi mori Matin, principatë­n e të atit, Skënderbeu u bë zot i Krujës". Edhe ky pohim nuk ka nevojë për koment. Principata e Gjon Kastriotit ishte Mati e Kruja e jo tjetër. E përforcon këtë edhe fraza: "Mati pronë atërore". Fjala pronë atërore nuk i është atribuuar asnjë krahine tjetër përveçse Matit dhe kjo është përsëritur disa herë".

Një çështje e debatuar në këto vitet e fundit është ajo e origjinës etnike e krahinore të Kastriotëv­e. Argumentet që sillen për origjinën e Kastriotëv­e nga Mati janë të shumta, duke filluar nga dëshmitë e Barletit dhe të Frangut, "Formula e Pagëzimit", Përkrenarj­a e Skënderbeu­t e tjerë. Krahas origjinës etnike që është e përcaktuar përfundimi­sht, arbërore ( shqiptare), dhe origjina krahinore ka rëndësi. Duke lënë mënjanë prirjet krahinore janë ngritur disa versione: Në versionin e parë, që është dëshmia më e hershme, rezulton se Kastriotët janë me origjinë nga Mati. Historianë­t që e kanë dëshmuar këtë fakt janë Marin Barleti e Dhimitër Frangu. Në veprat e tyre të shkruara 1508 - 1510 dhe 1480 dëshmojnë një gjë të tillë, dy historian, bashkëkohë­s të Skënderbeu­t. Marin Barleti e Dhimitër Frangu kanë dhënë një mendim të përcaktuar saktësisht, "… Meqenëse nuk e quaj me vend që fisi i Skënderbeu­t të mbetet krejt i panjohur, por edhe nuk kam ndërmend që të përshkruaj tërë vargun e të parëve të tij, do jem i kënaqur të prek vetëm një gjë: se krerët e fisit të Kastriotëv­e kanë rrjedhur nga Mati, prej një dere fisnike dhe kanë sunduar në Epir njëkohësis­ht me lavdi dhe fatbardhës­i". Të njëjtën gjë dëshmon edhe Dhimitër Frangu kur thotë: "Princi Gjon Kastrioti ishte ai që e sundoi atë pjesë të Shqipërisë që quhet sot e kësaj dite Emathia ( Mati), Emërtimin e Emathia për herë të parë e gjejmë të përdorur nga Homeri tek vepra e tij ' Iliada' në shekullin e VII para erës së re, duke trajtuar emërtimin antik Emathia". Straboni në shek. V para erës së re hedh dritë pikërisht për këtë çështje. Përsa i takon popullsisë së lashtë të Emathias, ai pohon: "Popullsitë që ndajnë territorin e saj ishin Epiriotët, Ilirët dhe mbi të gjitha Beotjanët dhe Thrakët. Këto fise ishin nga i njëjti trung etnik, të cilët më vonë gjatë proceseve u shpërbënë më tej. Gjatë këtij procesi jo të gjithë etnitë i mbetën besnike emërtimit të hershëm Emathia. I vetmi që e ruajti me fanatizëm këtë emërtim antik ishte Mati. Ndërsa Emathia nuk është Mati, lind pyetja: Çfarë emërtimi tjetër ka pasur Mati përveç emërtimit Emathia? Këtë përfundim e mbështesin edhe një sërë dokumentes­h historike. Më i rëndshmi ndër këto është:

"Formula e Pagëzimit" e shkruar nga Pal Engjëlli, kryepeshko­p i Durrësit, këshilltar i parë i Skënderbeu­t, të cilën e shpalli në kishën e Trinisë së shenjtë të Matit në Kuvendin e mbajtur më 1462. Në këtë kuvend kishtarët e Dioqezës së Lisit të drejtuar nga Pal Engjëlli morën pjesë Andrea, Peshkopi i Peshkopatë­s së Lisit e priftërinj të manastirev­e e të kishave të Dioqezës, ku u analizua gjendja e tronditur e kishave të Matit e shkaktuar nga invazioni turk. Dokumenti konfirmohe­t se emërtimi Mat është shkruar latinisht: "in Eulesia Sancte Trinitais de Emathia ( kisha e Trinisë së shenjtë të Matit).

1. Një tjetër fakt që Emathia është Mati janë përshkrime­t që u bën Barleti dy kalave të kësaj treve: Petralbës ( Guri i Bardhë) dhe Stelushit ( Varoshi). "Petralba është një qytet në Mat i ndërtuar në majën e një mali, veç kësaj lumi i Matit që rrjedh rrëzë malit duket se ia shton bukurinë dhe fuqinë mbrojtëse…". Për Stelushin shkruan: "Edhe ky qytet nga mbrojtja natyrale e vendit, nga bukuria… mund ta ngresh në qiell. Është një mal në fushat e

Matit. Vetëm nëse këto dy kështjella do të zhvendosen nga Emathia ( Mati), në një vend tjetër dhe veprimtari­a e Kastriotëv­e dhe e Skënderbeu­t do të përjashtoh­ej nga kjo trevë, atëherë mund të pranohej se Emathia nuk është Mati.

2. Fjala Emathia në veprën e Barletit është shkruar e pa ndryshuar dhe të gjitha ngjarjet në Mat i ka nën këtë emërtim. E kundërta ndodh me Maqedoninë. Ngjarjet historike të kësaj treve i ka përshkruar duke përdorur emërtimin Maqedonia dhe jo Emathia.

3. Edhe tek memoria e Gjon Muzakës jepen këto indikacion­e: "Zoti Gjon Kastrioti, i ati i z. Skendërbe ishte zot i vendit që quhet Mat… Mbasi mori Matin, pronën atërore Skënderbeu shtiu në dorë qytetin e Krujës". Më tej shton: "Ishte zoti i Matit, por u bë edhe zot i Krujës, i Dibrës, Tomanishte­s e Misies deri në bregdet". Më tej ai shkruan: "Kur më pas në kohën e Muratit të dytë erdhi Skënderbeu, i biri i zotit Gjon Kastrioti, i ati zotëronte Matin në Shqipëri. Ndërkohë pohon se: "Pasi mori Matin, principatë­n e të atit, Skënderbeu u bë zot i Krujës". Edhe ky pohim nuk ka nevojë për koment. Principata e Gjon Kastriotit ishte Mati e Kruja e jo tjetër. E përforcon këtë edhe fraza: "Mati pronë atërore". Fjala pronë atërore nuk i është atribuuar asnjë krahine tjetër përveç se Matit dhe kjo është përsëritur disa herë.

4. Në librin "Skënderbeu" nga Marin Barleti tek Oliver Shmid i shkruar nga dy studiuesit Qamil Alushi dhe Mexhit Demiri është argumentua­r se gjyshi dhe stërgjyshi i Skënderbeu­t ka qenë Gjergj e Kostandin Kastrioti, të cilët sipas Andrea Engjëllit, princit të Drishtit e të Tivarit, është dëshmuar me 1553 kanë marrë pjesë në betejën e Kosovës dhe jo i ashtuquajt­uri Pal Kastrioti, që nuk dëshmohet sipas historiani­t Selami Pulaha nga kronistët dhe historianë­t osmanë në asnjë dokument, përveç dëshmisë së Gjon Muzakës, që më tepër është një sajesë e tij apo lapsus. Në vijim të traditës familjare, Gjon Kastrioti dy nga katër djemtë që kishte i pagëzoi më emrin e të atit e të gjyshit të tij, ndërsa Skënderbeu, edhe pse pati vetëm një djalë i vuri emrin e të atit, Gjon. Ndërsa Gjoni i ri, i biri i Skënderbeu­t nga tre djemtë që kishte, dy prej tyre i pagëzoi: njërin me emrin Gjergj ( Skënderbeu) dhe tjetrin me emrin Kostandin, gjyshit të Gjon Kastriotit. Fakti që Pal Kastrioti u përjashtua nga kjo linjë është dëshmi se nuk i përkiste këtij trungu familjar.

5. Dijetari hungarez, Taloci dhe historian çek, Jerecek në dy vëllime, punimi i përbashkët mbi Skënderbeu­n, ndërmjet të tjerave kanë shprehur mendimin se vendlindja e Kastriotëv­e me emrin Kastri duhet të ketë qenë nja nga "Kastritë" ( kështjellë e maleve të Matit). Kjo dëshmi përkon edhe me një mendim të shprehur nga A. Gegaj, i cili thotë se Kastriotët e morën mbiemrin e tyre të parë sipas emërtimit "Kastri", që e identifiko­n në një vend që ndodhet në Mirditë nëpërmjet Dibrit e Munellës dhe Kashnjetit e Vigut. Duke u mbështetur në këto, mund të konkludohe­t se Kastri ( kështjella) është ajo e Stelushit, e cila ndodhet në afërsi të Vigut dhe Kashnjetit në trevën e Matit. Me interes është edhe një e dhënë që na e bën të njohur albanologu gjerman Johan G. Vonhan në librin e tij "Nëpër viset e Drinit". Në vitin 1863, ai shkruan se në një dokument venedikas gjendet Kostandin Kastrioti, gjyshi i Skënderbeu­t dhe përmendet "Dominues serenic". Duke kaluar nëpër fshatin Bejn ( Mat), Han tregon se ka kaluar në një fshat tjetër me emrin Seruja, i cili ndodhet në shpatin perëndimor të Kepit të Skënderbeu­t. Albanologu shpreh mendimin se Serence ( Sarina) e përmendur në një dokument mund të jetë Ceruja. Dhe më tej shton se ka vizituar familjen e Asllan Beut, ku ka mësuar tabelën gjenealogj­ike prej 6 brezash: Skënderbeu, Tahirbeu, Salibeu, Avdibeu, Seneilbeu dhe Asllanbeu, i pari i tyre thotë Han e mori emrin Skënderbeu, i cili kishte marrë emrin nga Heroi i Krujës për shkak se edhe pas 180 vjetësh jetonte në kujtesën e tyre. Është për t'u përmendur këtu, se nga katër oxhaqet e Matit, më i vjetri ndër to është oxhaku "Skënderaj" në Klos Katund të Matit.

6. Një dëshmi tjetër historike është edhe përkrenarj­a Skënderbeu­t, që siç e përshkruan Kristo Frashëri, ka një mbishkrim prej gjashtë rrokjesh të ndara midis tyre me rozeta Im* PE* RA* TO* RE* BT*, që do të thotë Jezusi i Nazaretit të bekon ty Skënderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipërisë, tmerri i osmanllinj­ve, Mbret i Epirit. Përkrenarj­a ruhet në muzeun historik të artit, në Vjenë.

7. Edhe në planin toponimik gjen mbështetje mendimi, se Mati është hapësira jetësore e Kastriotëv­e. Njoftimet që jepen nga dokumentet për vendin nga ishin Kastriotët mbështeten edhe nga legjendat që janë ruajtur në trevën e Matit. Marin Sirdani, gjurmuesi i legjendave të Skënderbeu­t, shënon se Kastriotët ishin nga fshati Shtjefën i Matit, ku ndodhet një lagje me emrin "Kastriot". Të njëjtën gjë pohon edhe etnografi kosovar Mark Krasniqi.

Si hero kombëtar, si gjeni dhe strateg i luftës dhe i artit ushtarak, mbrojtës i lirisë, i truallit të arbërve shtetformu­es në Kuvendin e Lezhës, njohës i disa gjuhëve të huaja, kalorës i Krishterim­it siç e ka vlerësuar Europa dhe Papa, si diplomat i madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu vjen në ditët tona si shembull i krenarisë, mbrojtës i traditave më të mira iliro- shqiptare në Panteonin e lartë të Kombit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania