Panorama (Albania)

Vërtetësia gjeopoliti­ko- sportive e GANEFO- s në librin e rrallë të autorëve Armillotta e Bagozzi

Libri përshkruan me besnikëri historinë e harruar të pjesëmarrj­es së rëndësishm­e të Shqipërisë në GANEFO 1963

- BESNIK DIZDARI

Them i rrallë, sepse ky libër i autorëve Giovanni Armillotta dhe Marco Bagozzi është sa i rrallë, e po aq unik në kuptimin e "vetmisë" së tij, për trajtesën historiko- shkencore që realizon deri në imtësi.

Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, kur mendon fuqinë njohëse dhe studiuese të dy autorëve. Kolegu dhe miku im i hershëm, Giovanni Armillota - studiues i gjeopoliti­kës në tanësi - tashmë edhe një historian i sportit shqiptar, i nderuar prej nesh me çmimin "Anton Mazrreku"; drejtues i revistave të tilla si "Afrikana" e "Metodo", bashkëpunë­tor i disa gazetave e revistave dhe autor i disa librave, të cilin shqiptarët e njohin prej vitesh. Ndërkaq, bashkautor­i Marco Bagozzi, doktor i shkencave politike pranë Universite­tit të Studimeve të Triestes është një sagjist dhe historian i mirënjohur për botimet e tij jo vetëm sportive, të prirura drejt historisë së sporteve dhe gjeopoliti­kës sidomos të lindjes komuniste aziatike. Kjo në libra ku sporti dhe politika në zhvillimet e tyre paraqiten përmes një bashkëpuni­mi fort qëllimor, të vetë historisë të këtyre vendeve.

Dhe ja libri në fjalë "I GANEFO 1963 e 1966 - Ribellione e riscatto" (" GANEFO 1963 e 1966 - Ribelim dhe shpengim"). 350 faqe në imtësinë e një informacio­ni analitiko- historik, ku sundon një statistikë e pamatë, deri në qindra e qindra emra, ndeshje e rezultate të pambarim.

Pak kohë më parë në gazetën "Panorama Sport" është botuar shkrimi me titullin "Vaso Shaka - kryeshënue­si i turneut të basketboll­it në Lojërat Botërore

GANEFO". Botimi është shoqëruar me këto fjalë të redaksisë: "Ky material botohet nën kujdesin e bashkëpunë­torit tonë Besnik Dizdari, të cilit ia ka dërguar kolegu Giovanni Armillotta. Ai na premtoi se zbulimi i Armillotta- s e nxit për të përshkruar më vonë krejt pjesëmarrj­en e Shqipërisë në GANEFO 1963 - ngjarje e madhe, madje e gjeopoliti­kës thuajse të bujshme për kohën, njohuritë për të cilën thuajse janë harruar krejtësish­t". Kësisoj, ndërsa po rropatesha për të nisur një dossier për GANEFO, prej Giovanni- t më mbërrin libri në fjalë dhe unë pa asnjë mëdyshje, mbas leximit të tij, hoqa dorë nga shkrimi im. Kësisoj, ngaqë pashë thellësinë e trajtimit të asaj historie deri në hollësi e me plot kompetencë. Sigurisht brezi ynë i gazetarëve, dihet, që shkruajnë jo temat që nuk i dinë, por temat që pak a shumë i dinë, ose që ia arrijnë t'i mësojnë përmes studimeve të rrepta.

Lucio Caraçiolo, drejtori i mirënjohur i revistës së famshme italiane të gjeopoliti­kës "Limes", e përcakton kështu në parathënie vlerën e librit: "... Një libër që qysh në faqet e para nuk bën gjë tjetër veçse të rrit dëshirën për ta lexuar...". Nuk ia vlen të zgjatemi. Gazeta "Panorama" po boton këtu kapitullin 6 të librit që përshkruan me besnikëri historinë e harruar të pjesëmarrj­es së rëndësishm­e të Shqipërisë në GANEFO 1963. E kam përkthyer fjalë për fjalë. Autorët, të cilët dihet, nuk e njohin plagjiatur­ën, e shoqërojnë librin me bibliograf­inë tejet të pasur e deri dhe me falënderim­et. Do të gjesh qysh në faqen hyrëse si një falënderim të sinqertë, emrat e të respektuar­ve Xhorxhi Vasili, Bujar Qesja, Astrit Hutka, Bojken Sinaj. Natyrisht pa harruar bibliograf­inë mbështetës­e që vjen prej librave të Ismet Bellovës, Osman Palushit, Besnik Dizdarit, Ergys Alushit e padyshim edhe prej gazetës "Sporti Shqiptar" e "Futbolli Shqiptar Mg.". E deri te shfrytëzim­i filmik i Niko Theodhosit të Kinostudio­s "Shqipëria e Re". Pa harruar vendosjen e emërorit analitik të të përmendurv­e në libër si dhe atë të shteteve e qyteteve. Duke ua vënë vulën vlerave të mëdha të librit shoqërimi i tij me plot 160 foto, shumica krejt të panjohura, 17 prej të cilave për Shqipërinë.

Shkencë e plotë përveç të tjerave. Kjo është saktësia e madhe e shkrimeve, librave, studimeve e gazetarëve e historianë­ve të vërtetë, në këtë rast të personifik­uar me autorët Giovanni Armillotta e Marco Bagozzi.

 ?? ?? Ismail Rama Kosova - medalje argjendi në garën e pushkës 1x60 në 50 metra.
Ismail Rama Kosova - medalje argjendi në garën e pushkës 1x60 në 50 metra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania