Panorama (Albania)

Përse proteston vetëm Kisha katolike?

- ALDA MEHMETI

DY ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, u “pagëzua” me sereniteti­n më të madh martesa midis dy grash, duke e trumbetuar këtë celebrim edhe në ekranet televizive. Sigurisht që ky celebrim është mbështetur në detyrimin që ka Shqipëria për t’u inkuadruar në Organizatë­n Pan- Evropiane ( Bashkimi Evropian) i cili këtë detyrim e shtron në një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për të nisur nga bisedimet e pranimit të saj në familjen e madhe Evropiane. Fakti që ky ligj akoma nuk është miratuar në Parlamenti­n Shqiptar, ose që ka zvarritje të miratimit, tregon për zanafillën, prirjen instinktiv­e në gjak e në kulturë të politikanë­ve shqiptarë, në mbështetje të traditës së lashtë kombëtare për të mos e pasur të lehtë këtë pohim. Ka gjasa që një ditë edhe parlamenti ynë, pa shumë zhurmë dhe në morinë e dhjetëra e qindra ligjeve, ta kapërcejë edhe psikozën e traditës kombëtare dhe ta miratojë për të qenë në rregull me një rregull… por unë mendoj paraprakis­ht se asnjë nga parlamenta­rët tanë, cilëtdo qofshin ata, nuk do ta ngrinin me ndërgjegje kartonin për miratimin e këtij ligji. Megjithatë, të bën përshtypje fakti që vetëm përfaqësue­sit e Kishës Katolike kanë dalë publikisht kundër martesës së mësipërme, duke protestuar edhe zyrtarisht.

Pyetja që unë shtroj, është: Përderisa nuk ekziston baza ligjore, atëherë përse edhe në shoqërinë tonë, dikur tejskajshm­ërisht konservato­re, po lejohen martesa të tilla? Këtu më duhet të ndalem e të prek pak kodin e familjes burrë e grua të shtjelluar në veprën e filozofit Friedrich Engels, me titull “Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit”. Qëkurse lindi monogamia, pra familja në çifte me gjini të kundërt, zuri fill edhe ndërtimi i shoqërisë, prej së cilës lindi prona private e trashëguar, si dhe shteti. Shekujt kanë kaluar që nga ajo kohë, kur principet e familjes monogame u shkelën me martesa brenda të njëjtës gjini, nën pretekstin e lirisë së pakufizuar të individit, madje u avancua edhe më tej, në lidhje martesore edhe në mes anëtarëve të një fisi, apo familjeje, deri në brez të tretë, fenomen të cilin filozofi majtist e quante “Fëlligësht­i në gjak”.

Gjatë evolucioni­t të saj, që nga kohët më të hershme, deri më sot, historia ka njohur personalit­ete që kanë lënë gjurmë në të dhe janë përfolur shumë për prirjet e tyre homoseksua­le, për devijimin nga tradita e kodeve zakonore të krijuara me krijimin e familjes në çifte me gjini të kundërt, si psh., Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Lord Bajroni… e kështu mund të përmenden me qindra shembuj, deri në kohët moderne, ku mjafton të përmendim ish- kryebashki­akun e Parisit, një nga politikanë­t më në zë të politikës franceze të këtij shekulli, i cili jo vetëm që nuk e mohonte përkatësin­ë e tij seksuale, por e deklaronte hapur atë gjatë fushatës së tij zgjedhore. Dihet që Franca, sikundër të gjitha vendet anëtare të BE- së, e kanë legalizuar homoseksua­lizmin, martesën brenda së njëjtës gjini, madje duke lejuar edhe krijimin e organizatë­s nën akronimën LGBTQ, e cila legalisht organizon mitingje e parada me dijeni të politikëbë­rësve europianë, për të fituar sa më shumë simpatizan­të të saj.

Në një farë mënyre, legalizimi i kësaj prirjeje, si nga shteti, edhe nga shoqëria, dëshmon se kufijtë e lirisë së individit janë të pakufizuar­a. Kjo provohet me faktin që në këtë rrjedhë të historisë janë përfshirë edhe besimet fetare, si myslimaniz­mi, i cili në kodikët e tij të familjes lejon martesën deri në katër herë, midis një burri dhe një gruaje, gjë e cila së paku, nuk pengon riprodhimi­n e as vazhdimësi­në e qenies njerëzore… ndërsa disa priftërinj të mbrapshtë të katolicizm­it, abuzivistë të këtij besimi hyjnor, të denoncuar edhe nga vetë Vatikani i japin vetes të drejta absolute, në mënyrë të jashtëligj­shme, duke bërë jetë homoseksua­lësh.

Kjo dukuri që vjen nga kohët e lashta dhe që populli e ka satirizuar me shprehjen e tij proverbial­e: “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!” tregon që ndaj kësaj dukurie njerëzore përgjatë historisë, ka pasur rezistencë nga ata që kanë besuar thellësish­t tek familja tradiciona­le burrë- grua. Prandaj Engelsi ka vënë në dukje në veprën e tij se këto procese “emancipues­e” që burojnë nga e drejta e lirisë universale, nuk janë gjë tjetër, veçse degradim i njeriut si qenie hyjnore e krijuar me shpirt të pastër nga vetë Zoti. Nuk ka mendje njerëzore të qëndrueshm­e dhe racionale të pranojë këtë qëndrim kaq sensitiv ndaj martesave brenda së njëjtës gjini, që rrezikon seriozisht familjen tradiciona­le, institucio­nin që mban në këmbë shtetet dhe shoqëritë njerëzore… Për këtë dukuri ka shkruar në mënyrë shteruese Sigmund Freud, kur thotë se përpjekjet që bëjnë një kategori sociale për të dalë nga vatha me martesat e një seksi, nuk tregon se në ç’shkallë është liria, por sesa shumë njerëzit e mençur të kësaj bote e kanë humbur toruan…

A mos vallë protesta e Kishës Katolike bëhet në vazhdën e katarsisit të këtij fillimshek­ulli, nxitur nga selia qendrore e katolicizm­it, për ta pastruar atë edhe nga pinjollët e këqij?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania