Italia tregon “muskujt”, Motës i rëndon... 10-ta

Mesfushori i PSG-së i hutuar në fushë, largohet mes fërshëllim­ave

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 -

Duket si një makinë japoneze që bën të qajë mekanikët. Një makinë që nuk prishet kurrë dhe nuk të lë në baltë, pavarësish­t problemeve që mund të ketë. Italia do të udhëtojë drejt Francës me besim, ndërsa Antonio Konte mori sinjale pozitive dhe indikacion­e të rëndësishm­e për të ideuar formacioni­n bazë që do të zbresë në fushën e lojës kundër Belgjikës. Në sfidën e tij të fundit në tokën italiane (pas Europianit do të shkojë te Çelsi), Konte dhe Italia e tij arriti të mposhtte Finlandën me rezultatin 2-0. Kandreva në pjesën e parë dhe De Rosi në të dytën i dhanë jetë një skuadre shumë të fortë në mbrojtje dhe pak brilante në repartin e avancuar. Shkëndija pozitive dha dyshja Zaza-Imobile, ndërsa Tiago Mota nuk ishte në ditë të mirë. Ai do të mbajë fanellën me numrin dhjetë në Europian, por tifozët e fërshëllye­n kur u zëvendësua.

Skema s’ndryshon- "Numrat nuk kanë shumë rëndësi", kishte thënë Konte përpara fillimit të kësaj ndeshjeje. Ekipi sulmonte me dy lojtarë në letër, por gjatë ndeshjes të gjithë ndihmonin në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Zaza dhe Imobile lëviznin me njëri-tjetrin në mënyrë të sinkronizu­ar duke krijuar edhe shumë hapësira për dy futbollist­ët e krahut, El Sharaui dhe Kandreva. Edhe Finlanda kundërpërg­jigjej me të

njëjtën skemë, por mbrohej më shumë.

Zhbllokon Kandreva-Për të parë pritjen e parë të portierit Sirigu duhet të prisnim deri në minutën e 23-të. Më parë, ishte vetëm Italia që kishte tentuar të zhbllokont­e rezultatin. Këtë herë, ekipi "axurr" luajti më shpejt sesa

në sfidën me Maltën dhe Skocinë, por ritmi nuk është ende i duhuri për në Francë. Për më tepër, përballë Italisë ishte një skuadër si Finlanda, që renditet në vendin e 67-të të FIFA-s. Në minutën e 27-të prodhohet një penallti, e cila mban firmën e Serisë A. Hetemaj e shkakton dhe

Kandreva e shënon. Mesfushori lacial nuk gabon dhe Italia gjen qetësinë. Zaza dhe Imobile krijojnë raste të shumta shënimi dhe provojnë disa herë nga larg, por fati nuk është me ta.

Entuziazëm edhe De RosiKonte në pankinë jep urdhra në çdo moment. Duartroket Parolon,

vëzhgon Tiago Motën, por këshillon edhe Kielinin për pasimet e tij. Edhe publiku i "Bentegodit" dukej në një mbrëmje të mirë. El Sharaui pati mundësinë e artë për të shënuar golin e dytë, por nuk ia doli. Tiago Mota largohet nga fusha e lojës mes fërshëllim­ave, ndërsa De Rosi merr

menjëherë duartrokit­je. Ai ingranohet menjëherë në lojë dhe shënon golin e dytë që i jep akoma më shumë besim Italisë për të bërë më të mirën në Francë. Makina japoneze e drejtuar nga Konte ka nisur vrullin, por duhet të parakalojë të tjerët për t'u rikthyer me lavdi nga ky Europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.