Panorama Sport (Albania)

Rrogat, Gërçaliu çon Tiranën në “gjyq”

Klubi e prezantoi si afrimin e radhës, dje: Nuk u arrit akordi

- OLSI TUJANI

Pjesëmarrj­a në Kupat e Europës u bë "mollë sherri" për ekipet shqiptare. Kjo, për shkak të ndryshimev­e që UEFA bëri në renditje. Jo vetëm kaq, por institucio­ni europian i...

Tirana ka konfirmuar dje me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social "Facebook" se kamerunasi Emeka Emerun është larguar nga bardheblut­ë. Në mesditën e djeshme, në faqen zyrtare në rrjetin social, skuadra kryeqyteta­se ka konfirmuar lajmin e "Panorama Sport" të bërë publik në numrin e djeshëm, se kamerunasi është larguar nga grumbullim­i me skuadrën.

Kontradikt­a - Në dy postime të bëra nga klubi për kamerunasi­n, bie në sy se ata janë kontradikt­orë me njëri-tjetrin. Në të parin, vetë klubi e prezanton Emerun si lojtarin e radhës që i shtohet organikës, me të cilin është gjetur një akord për të nënshkruar një kontratë. Në postimin e bërë më 18 korrik, KF Tirana në faqen zyrtare shkruan si më poshtë.

Prezantimi - "Sulmuesi nigerian ka mbërritur në resortin ku skuadra është grumbullua­r në Zlatibor. Ai do të jetë pjesë e Tiranës pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër (me datë 19) testet mjekësore dhe më pas do

t'i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizua­r më pas marrëveshj­en që e bën zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi 21vjeçar ka bindur stafin teknik që e ka ndjekur disa nga ndeshjet e fundit që ai ka zhvilluar në Serbi. Emerun është produkt i shkollës së Bajern Mynih, ndërkohë që para se të transferoh­ej te Sloboda, ka luajtur në Tunizi për dy sezone", është një pjesë e prezantimi­t që Tirana i bën lojtarit kamerunas. Ndërkohë, ditën e djeshme, Tirana i hedh poshtë të gjitha këto që ka shprehur vetë, duke shkruar sërish në faqen zyrtare se nuk ka asnjë akord mes palëve.

Largimi - "Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbyllur sot (dje) përfundimi­sht aventurën pak ditore me Tiranën. Lojtari u afrua javën e shkuar në Zlatibor dhe iu kërkua të zhvillonte një provë disaditore

për të parë formën e tij. Sulmuesi nuk pranoi të provohej dhe përfundimi­sht ka mbyllur sot (dje) aventurën, ndërkohë që një ditë më parë (të dielën) është larguar nga hoteli. Emerun kërkoi të firmoste kontratën menjëherë, por stafi teknik ka kërkuar të mos nxitojë për të

shmangur gabimet e mundshme. Të gjithë lojtarët që do të afrohen duhet të kalojnë më parë testet e nevojshme për të nënshkruar më pas. Përjashtim do të bëjnë vetëm lojtarët e konfirmuar", shkruante dje KF Tirana në faqen zyrtare në rrjetin social "Facebook".

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga seanca e djeshme stërvitore e bardhebluv­e
Çast nga seanca e djeshme stërvitore e bardhebluv­e
 ??  ?? Faksimile e KF.Tiranës që njofton akordin për afrimin e sulmuesit nigerian
Faksimile e KF.Tiranës që njofton akordin për afrimin e sulmuesit nigerian
 ??  ?? Faksimile e KF.Tiranës që njofton largimin e Emerun
Faksimile e KF.Tiranës që njofton largimin e Emerun
 ??  ?? Emeka Emerun
Emeka Emerun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania