Panorama Sport (Albania)

Dinamo e Zagrebit do Grecën për vendin e Pjacës

"E di këtë lajm, por kam kontratë 3-vjeçare me Lokomotivë­n"

- GENTJAN ALINANI

Eros Grezda mund të jetë pasuesi i Mar ko Pjacës te Dinamo e Zagrebit. Mediat kroate kanë publikuar lajmin e bujshëm për mesfushori­n e Kombëtares Shpresa. 21vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Lokomotivë­s së Zagrebit dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve kroatë. Lajmi për transferim­in e tij në ekipin më të madh kroat është pasqyruar gjerësisht nga të gjitha mediat. Grezda shihet si pasardhësi i talentit Marko Pjaca, i cili përpara disa ditësh vendosi të linte Zagrebin për të luajtur me Juventusin. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se Lokomotiva kërkon të paktën 1 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin shqiptar.

Interesimi- Gazeta kroate "Sn Revija" i ka dedikuar një faqe sulmuesit shqiptar dhe publikon mes të tjerash lajmin për interesimi­n e Dinamos së Zagrebit. "Grezda është një lojtar që ka spikatur në kampionati­n kroat dhe është mësuar me kushtet këtu. Ai është një pasardhës i denjë për Marko Pjacën, sepse ngjasojnë shumë në mënyrën se si luajnë. Madje edhe roli që mbulojnë në fushën e lojës është thuajse i njëjtë. Grezda luan si mesfushor i avancuar, ashtu siç ka luajtur gjatë

gjithë kësaj kohe edhe Pjaca te Dinamo e Zagrebit", shkruan gazeta e njohur kroate.

Flet lojtari- "Panorama Sport" ka kontaktuar me 21vjeçarin e Kombëtares Shpresa për konfirmimi­n e këtij lajmi dhe ai ka pohuar gjithçka. Megjithatë, Grezda

thotë se ka ende 3 vite kontratë me skuadrën e tij dhe nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen. "Është e vërtetë. Në ditët e fundit e kam mësuar edhe unë që po flitet për një transferim të mundshëm te Dinamo e Zagrebit, mirëpo ende nuk ka asgjë konkrete. Presidenti dhe trajneri i tyre kanë ndjekur rregullish­t ndeshjet e Lokomotivë­s dhe sidomos mua", ka thënë Grezda. Ai ka folur gjithashtu edhe për krahasimin që i kanë bërë me Marko

Pjacën, i cili shihet si një nga talentet më të mëdhenj kroat të viteve të fundit. "Është një ndjenjë shumë e mirë dhe ndihem i lumtur duke e ditur se çfarë klubi është Dinamo e Zagrebit dhe çfarë lojtarësh kanë luajtur aty", shtoi më tej Grezda. Eros Grezda aktivizohe­t prej 2 vitesh në ekipin e Lokomotivë­s së Zagrebit dhe ka në ekip edhe 2 shqiptarët e tjerë, Prenga dhe Çekiçi. Kartonin e këtij të fundit e zotëron pikërisht Dinamo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania