Panorama Sport (Albania)

Garsia: Kemi 5 mungesa, s’luajmë për barazim

"Skuadra jo 100 %, dua grupet e Champions-it"

- VLADIMIR MEMA

Trajneri i Salzburgut, Oskar Garsia, ka thek suar dje në konferencë­n për shtyp nga stadiumi "Elbasan Arena" se skuadra e tij ka ardhur për fitore në Shqipëri, edhe pse ka disa mungesa të rëndësishm­e. Garsia theksoi se e njeh mirë Partizanin, pasi e ka studiuar në të dyja ndeshjet që ka luajtur ndaj Ferencvaro­shit. "Na pret një takim i vështirë dhe jemi të ndërgjegjs­hëm për këtë. Kemi pesë mungesa dhe deri nesër (sot) do të shohim se çfarë do të bëhet me lojtarët që janë në dyshim për t'u aktivizuar. Partizani është një ekip i mirë, që ne e respektojm­ë, por vijmë në këtë takim me besimin për të fituar. Unë e përgatis ekipin gjithmonë për fitore dhe jo për barazim. Duhet të marrim një rezultat të kënaqshëm në takimin e parë, për të qenë të qetë në atë të kthimit", është shprehur fillimisht spanjolli.

Vlerësimi - Garsia e pranon se skuadra e tij nuk është në formën më të mirë, por megjithatë ai thekson se kjo s'është një justifikim. "Mendoj se jemi deri diku në 70% të formës dhe lojtarët po punojnë për të qenë në maksimumin e tyre. Derisa jemi në këtë nivel, vlerësojmë shumë kundërshta­rin, pasi ka cilësi të mjaftueshm­e për të na ndëshkuar. Natyrisht që ne kemi analizuar çdo lojtar të Partizanit, kemi ndjekur me kuriozitet edhe ndeshjen me Ferencvaro­shin. Për ne s'ka rëndësi nëse luajmë jashtë ose brenda, ne duhet të luajmë mirë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë. Vijmë pas një humbjeje në kampionat, por e kam thënë edhe më parë, nëse duhet

të zgjidhja mes dy ndeshjeve, atëherë do të pranoja me qejf një dështim në Austri dhe jo kundër Partizanit. Ne duam të shkojmë deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve", ka përfunduar deklaratën trajneri spanjoll i Salzburgut.

Mungesat - Sipas asaj që

raportojnë mediat austriake, të konfirmuar­a te Salzburgu janë mungesat e mbrojtësve Paulo Miranda dhe Asger Sorensen, si dhe e mesfushorë­ve Kristof Leitgeb e Reinhold Jabo. Gjithashtu, në dyshim për t'u aktivizuar është edhe mbrojtësi Stefan Lainer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania