Panorama Sport (Albania)

- VLADIMIR MEMA

Nga dje, mbrojtësi Ervis Kaja nuk do të jetë më pjesë e skuadrës fierake. Ai e ka konfirmuar vetë largimin në një status në profilin e tij në "Facebook". "Nga sot (dje) me mirëkuptim­in e dy palëve, ndërpres kontratën me Fk Apolonia! Falënderoj gjithë qytetin e Fierit dhe stafin e klubit për këto 2 vite të bukura! Uroj suksese për objektivat e klubit! Me respekt Ervis Kaja!", shkruante mbrojtësi në profilin e tij. Ndërkohë, burime pranë ekipit bëjnë të ditur se eksodi sapo ka nisur dhe në ditët në vazhdim priten largime të shumta titullarës­h. Bëhet e ditur se shumë lojtarë që kanë mbajtur peshën kryesore sezonet e fundit, janë të pakënaqur nga situata në ekip dhe se këto ditë pritet që të tërheqin letrat dhe të largohen nga bardhejesh­ilët. Përtej kësaj, sulmuesi kavajas Blerim Krasniqi, i cili do të luajë sezonin e dytë me këtë ekip, është i bindur se skuadra do të jetë akoma më e fortë me përforcime­t që priten. "Do ta ngjisim Apoloninë në Superiore. Edhe pse ofertat nuk më kanë munguar, do vazhdoj të jem lojtar i Apolonisë. Kjo jo vetëm se kam një kontratë me të, porse ka drejtues me vizion ambicioz. Apolonia është një skuadër ku futbollist­ët e njohin mjaft mirë njërin-tjetrin. Drejtuesit e klubit kanë hyrë në merkato. Thuajse i kanë gati këto afrime dhe shumë shpejt ekipi do të jetë i plotësuar", u shpreh fillimisht Krasniqi. Ai foli edhe për përgatitje­t. "Kemi afro dy javë që kemi filluar përgatitje­t për sezonin e ri. Synimi ynë në këtë periudhë është që të rrisim parametrat tanë në të gjitha drejtimet”. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania