Panorama Sport (Albania)

Maradona: Higuain gaboi që u largua nga Napoli

"Te Juvja nuk do përsërisë atë që bëri sezonin e kaluar"

-

Pas komentit të parë, ku Diego Armando Maradona e quajti "një mëkat" largimin e Gonzalo Higuainit nga Napoli për t'u transferua­r në Torino te Juventusi, legjenda e futbollit të Argjentinë­s është rikthyer të flasë sërish për të njëjtën temë, teksa tha ditën e djeshme: "Napoli bëri mirë që e shiti lojtarin, pasi klauzola kishte një çmim shumë të lartë", tha fillimisht Maradona. Më tej ai shtoi: "Jam i bindur që Higuain nuk do tregojë më të njëjtin rendiment të sezonit të kaluar. Mirëpo, mua nuk pëlqeu mënyra se si u largua, ishte shumë e gabuar. Atë që të dhurojnë tifozët e Napolit nuk e merr dot në asnjë tjetër klub italian. Nuk më pëlqeu që Gonzalo kreu në fshehtësi vizitat mjekësore". Maradona duket se nuk e ka pritur mirë largimin e bashkatdhe­tarit të tij nga Napoli. Ish- trajneri i përfaqësue­ses së Argjentinë­s theksoi se futbollist­i nuk u tregua korrekt me drejtuesit e klubin, duke e argumentua­r zgjedhjen e golashënue­sit më të mirë të Serisë A në sezonin e fundit për t'iu bashkuar Kampionëve të Italisë.

Tradhtia- Sakaq, ditën e djeshme ka reaguar për të parën herë lidhur me këtë çështje edhe sulmuesi 28vjeçar. Higuain, gjatë një prononcimi të shkurtër për të përditshme­n italiane "Il Mattino", ka thënë se nuk ndihet "tradhtar", siç e etiketojnë tifozët e Napolit. Futbollist­i ka bërë të ditur se së shpejti do të sqarojë pozicionin e tij me anë të një konference për shtyp. Lojtari ka theksuar se ka dhënë gjithçka në periudhën kur mbante të veshur fanellën e kaltër dhe nuk trashëgon asnjë peng.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania