Panorama Sport (Albania)

Milani bën “pazar” te Juventusi

Zaza, Kuadrado, Rugani dhe Kaseres janë objektivat në merkaton e "Djallit"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Milani duket se ka hedhur sytë në shtëpinë e Juventusit për të nisur rindërtimi­n në sezonin e ardhshëm. Sipas së përditshme­s italiane "Tuttosport", katër futbollist­ë, të cilët sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e organikës së bardhezinj­ve, janë objektivat kryesore në merkaton e "Djallit". Të fillojmë nga mbrojtja, ku vështirësi­të për të gjetur një akord me Vijarealin për Mateo Musakion duket se kanë shtyrë administra­torin kuqezi, Adriano Galiani, të mendojë për lojtarin e Juventusit, Daniele Rugani. Ky i fundit vështirë se do të gjejë hapësira te kampionët e Italisë pas mbërritjes së Mehdi Benatias dhe kërkon të largohet gjatë merkatos. Milani është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për italianin, mirëpo bardhezinj­të nuk kërkojnë të privohen nga Rugani, të cilin duan ta huazojnë, në mënyrë që lojtari të fitojë eksperienc­ë. Një tjetër objektiv për mbrojtjen është Martin Kaseres. Kuqezinjtë i kanë ofruar lojtarit një kontratë 3vjeçare prej 2 milionë eurosh në sezon. Uruguaiani është momentalis­ht pa skuadër pas përfundimi­t të kontratës me Juventusin. Një tjetër lojtar, i cili në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e bardhezinj­ve dhe tani është në "radarin" e Milanit, është edhe Huan Kuadrado. Futbollist­i pas huazimit në Torino është rikthyer në Londër, por flitet se u ka kërkuar drejtuesve të Çelsit të luajë sërish në Itali. Trajneri Vinçenco Montela e njeh mirë kolumbiani­n, i cili, sipas tij, është lojtari ideal për t'u aktivizuar si sulmues krahu në modulin 4-4-3. Në fund është edhe kapitulli "Baka". Milani e ka nxjerrë zyrtarisht lojtarin në merkato, në pritje të ofertave. 29-vjeçari vlerësohet 30 milionë euro dhe zëvendësue­si i tij ideal për drejtuesit kuqezi është Simone Zaza. Sulmuesi i Juventusit do të largohet pas mbërritjes së Higuanit në Torino, mirëpo nuk kërkon të provojë një aventurë të re jashtë kufirit italian, teksa Milani është një opsion që e tërheq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania