Panorama Sport (Albania)

Europiani, tjetër shuplakë për kombëtaren e femrave

- SHQIPËRI U-18: UKRAINË U-18: GJYQTARË:

Një tjetër dështim i basketboll­it të femrave në arenën ndërkombët­are. Pas shuplakës që morën në ndeshjen hapëse të Grupit B, Divizioni B (në Sarajevë të Bosnjës Hercegovin­ës) ndaj Danimarkës, dje erdhi me Ukrainën. Përfaqësue­sja shqiptare e U-18-ës, e drejtuar nga trajneri vlonjat Viron Toska, u mposht me rezultatin e thellë treshifror 42-101. Një takim me sens unik për ukrainaset që, për asnjë moment, nuk e ndien rrezikun e bashkëmosh­atareve kuqezi. Shqipëria zbret në parket me pesëshen titullare Sinani, Hasanaj, Kraja, Fekollari dhe Shima. Ukraina bën presing që në fillim dhe kryeson përkohësis­ht 10-0. Dy pikët e para për Shqipërinë mbajnë firmën e Fekollarit. Më pas nis pikiata për kombëtaren tonë që humb totalisht kontrollin e lojës 17-6, 19-8 dhe perioda e parë mbyllet në shifrat 22-12. Asnjë ndryshim edhe në fillimin e së dytës, ku kombëtarja ukrainase realizon 9 pikë radhazi, ndërsa tonat nuk e shohin koshin. Ukraina thellon epërsinë 36-15, 40-17. Shumë gabime nga basketboll­istet tona në finalizime dhe pasime, çka tregon edhe nivelin e ulët. Minutat në vazhdim, Ukraina nuk kursehet ndaj rivaleve në parket dhe e thellon edhe më tej rezultatin 6025, 34-76, 84-40 për të firmosur triumfin treshifror në 20 sekondat e fundit. Performanc­a më e mirë nga kombëtarja shqiptare ishte ajo e Ketjona Fekollarit me 16 pikë, 6 topa në tabelë dhe 1 asist. Takimi i radhës në grup do të jetë ai me Bjellorusi­në në orën 14:00.

(12-22, 6-26, 16-22, 8-31)

Toska (2), Sinani, Binaj, Lamaj, Baraj (4), Hasanaj (8), Kraja, Fekollari (16), Dalipaj (3), Leka (7), Bleta, Shima (2). Trajner: Viron Toska

Lak (8), Kovalevska (12), Tsiubik (8), Mitina ( 8), Fastova ( 9), Karp ( 6), Boiarshuk (9), Proskurina (16), Dubrovska ( 8), Liubinets ( 8), Babish (9), Zavertailo. Trajner: Eleonora Çek

E.Kartal (Tur), S. Barrima (Por), B.Podar (Rum)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania