Panorama Sport (Albania)

WADA, kundër CIO-s për pjesëmarrj­en në Olimpiadë

-

Agjencia Botërore e Antidoping­ut (WADA) është e zhgënjyer që rekomandim­i i saj për të përjashtua­r Rusinë nga Lojërat Olimpike të muajit të ardhshëm në Rio është refuzuar nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar (CIO). Pas skandalit të dopingut në Rusi, CIO vendosi pjesëmarrj­en e Rusisë në Olimpiadën e Rios duke ua lënë në dorë tashmë Federatave Ndërkombët­are. WADA i qëndron rekomandim­it të saj të muajit të kaluar për dënimin kolektiv të kombëtares ruse olimpike. Shefi i WADA-s, Olivier Nigli, tha se vendimi i CIO-s në mënyrë të pashmangsh­me do të thotë "mbrojtje më të vogël për sportistët e pastër". Ndërsa presidenti i Agjencisë, Sir Kreig Ridi, tha se hetuesit kishin "ekspozuar, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, një program shtetëror dopingu në Rusi që prekin rëndë parimet e sportit të pastër të mishëruar brenda Kodit të Antidoping­ut Botëror". Jashtë Olimpiadës u la edhe atletja Juliya Stepanova, edhe pse dëshmia e saj hodhi dritë për skandalin e dopingut në vendlindje­n e saj. Më herët u përfol si opsion që ajo mund të konkurront­e në Rio me flamurin olimpik, por Ekzekutivi i CIO-s e hodhi poshtë. Sakaq, një raport i ekspertit McLaren i është dërguar jo vetëm Komitetit Olimpik Ndërkombët­ar, por edhe atij Paraolimpi­k (IPC). Lajmi konfirmohe­t po nga WADA. IPC-ja do të marrë vendimin e vet nëse do të lejojë atletët rusë në Lojërat Paraolimpi­ke. Tashmë kanë nisur procedurat e pezullimit kundër Rusisë. Në përgjigje të kërkesës së CIO-s që agjencia të rishikojë sistemin antidoping, WADA tha se ishte plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të sistemit. Ajo konfirmoi gjithashtu se profesor Riçard McLaren do të vazhdojë punën e tij hulumtuese në rastet kundër dopingut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania