Panorama Sport (Albania)

Ja pse Tirana nuk luaj tinë Euro p ë

UEFA i përgjigjet klubit bardhe blu: Vendosi Paneli i Emergjencë­s

- ADELA MERKO

Pjesëmarrj­anë Kupat e Europës u bë "mollë sherri" për ekipet shqiptare. Kjo, për shkak të ndryshi- meve që UEFA bëri në renditje. Jo vetëm kaq, por institucio­ni europian i futbollit...

Pjesëmarrj­a në Kupat e Europës u bë "mollë sherri" për ekipet shqiptare. Kjo, për shkak të ndryshimev­e që UEFA bëri në renditje. Jo vetëm kaq, por institucio­ni europian i futbollit nuk e zbatoi deri në fund ndryshimin e renditjes. Partizani i vendit të dytë i zuri vendin Skënderbeu­t në Champions, ndërsa Tirana, edhe pse e mbylli sezonin e 5- ta, mbeti jashtë Ligës së Europës, paçka se i takonte vendi i "demave të kuq". Duke qenë se diçka e tillë nuk ndodhi, Tirana i pat dërguar një shkresë UEFA-s për të marrë një shpjegim të argumentua­r. Bardheblut­ë kanë bërë kërkesë pranë UEFA-s për të kërkuar arsyen përse nuk janë edhe ata në Europa Ligë, duke qenë se Partizani la një vend bosh në këtë kompeticio­n. Jo vetëm kaq, por edhe FSHF ka bërë një shkresë në UEFA, thuajse me të njëjtën përmbajtje për të mësuar rreth mospjesëma­rrjes së bardhebluv­e në turet eliminator­e të Europa Ligës.

Përgjigjja - UEFA, thuajse me të njëjtën shkresë, i është përgjigjur Tiranës, ashtu edhe FSHF- së. Institucio­ni europian i futbollit ka arsyetuar edhe vendimin për të lënë jashtë bardheblut­ë. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar edhe përgjigjen që ka shkuar në zyrat e klubit dhe të FSHF-së. "Vendimi për të cilin keni bërë kërkesë është marrë nga UEFA në bazë të

rregullore­ve, precedentë­ve specifikë të mëparshëm dhe interesit sportiv të kompeticio­nit. Duam t'u bëjmë me dije që zëvendësim­i i një klubi në një kompeticio­n bëhet në momentin që ndeshjet e vlefshme për atë event nuk kanë nisur ende. Gjithashtu, nënvizojmë se vendimi për ndryshimin e ekipeve është ndërmarrë nga 'UEFA Emergency

Panel-Paneli i rasteve emergjente në UEFA'". Në këtë mënyrë, UEFA ka shpjeguar që Partizani luajti në Champions sepse Skënderbeu nuk e kishte zhvilluar ndeshjen, ndërkohë që Tirana u "dogj" për shkak se të kuqtë e kishin zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së parë të vlefshme për eliminator­et e Europa Ligës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania