Panorama Sport (Albania)

“Shkrihet” Apolonia, klubi largon titullarët

"Jemi në bisedime me dy kompani, por duam garan i"

- VLADIMIR MEMA

Pas "bombës" që ho dhi në mbledhjen e para dy ditëve në Këshillin Bashkiak, >azim Sejdini, duke pohuar se Klubi i Futbollit të Elbasanit rrezikon falimentin, ka reaguar një ditë më pas edhe presidenti Arben Laze. I kontaktuar nga "Panorama Sport" për të folur rreth kësaj çështjeje, por edhe për sa i përket shitjes së aksioneve, ai ka folur i qetë dhe i bindur se gjithçka do të shkojë mirë dhe se klubi do të vijojë punën normalisht për të synuar ngjitjen në Superiore. "Nuk shqetësohe­m aspak nga kjo çështja e falimentit dhe aksionet e mia do t'i mbroj deri në fund. Çdo tre vjet të njëjtën histori dëgjoj dhe nuk e mendoj aspak falimentin. Edhe aksionin e fundit që do të kem do ta mbroj me çdo kusht", sqaroi fillimisht presidenti i Klubit të Futbollit të Elbasanit, Arben Laze, i cili për më shumë se një dekadë financon skuadrën elbasanase dhe nën drejtimin e tij u shpallën kampionë në vitin 2006.

Aksionet - Në lidhje me interesimi­n e një kompanie të huaj për të blerë aksionet e klubit të futbollit, Laze pohoi se është e vërtetë dhe se për momentin janë në bisedime. "Është e vërtetë që për futbollin kanë shfaqur interes kompani të huaja, janë dy të tilla. Por, për momentin, njëra duket më serioze. Jam takuar me Kryetarin e Bashkisë në lidhje me këtë çështje dhe tani të shohim. Nuk mund t'ia japim aksionet dikujt që nuk ka ndër mend të investojë, ndaj edhe nuk po nxitohemi. Të jetë për mua, e kam thënë edhe në gazetën tuaj para disa kohësh që personalis­ht edhe me një euro i jap vetëm ta shoh Elbasanin sa më lart. Edhe nëse nuk shkojnë siç

duhet bisedimet me këto dy kompanitë e huaja, sërish me aq sa të kemi mundësi me Bashkinë do të ndërtojmë një skuadër që të synojë Superioren", theksoi Laze.

Skuadra - Në fund, Laze kërkon të qetësojë të gjithë se kjo çështje nuk ka fare ndikim

në skuadrën aktuale. "Çështja e borxheve dhe aksionet që mund të blihen nga të huajt nuk kanë asnjë ndikim në skuadër, pasi puna do të vijojë normalisht. Gjithçka do të zgjidhet për të mirën e klubit, kështu që skuadra do të vijojë me përgatitje­t^.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania