Panorama Sport (Albania)

Morati kërkon Leonardon në vend të Mançinit

Në takim u paralajmër­ua mungesa e Zhang Jingdong

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Edhe pse në fillim u tha se do të kishte vetëm një rol këshillues­i për pronarët e rinj të Interit, Masimo Morati ka treguar në ditët e fundit se ka ende pushtet te zikaltrit. Sipas mediave italiane, është pikërisht ai që ka lëvizur ujërat në shoqëri duke nxjerrë "jashtë loje" Roberto Mançinin. Thuhet se ish-presidenti është ideatori i kësaj që po ndodh me Interin pasi nuk e konsideron më Mançon si të aftë për të menaxhuar situatën e krijuar.

Takimi - Më shumë do të mësohet mëngjesin e ditës së sotme. Në SHBA do të mbahet mbledhja e famshme mes krerëve të Interit dhe trajnerit. Aty do të vendoset e ardhmja e trajnerit, i cili ka shumë gjasa që të largohet nga posti që mbulon aktualisht.

Pesimizmi - Mediat italiane janë pesimiste për vazhdimësi­në e trajnerit tek Interi pasi ky takim është "gatuar" që të mos ketë sukses. Edhe pse ndodhet në Nju Jork, Zhang Jingdongu nuk do të ulet në tryezën e famshme. Numri një i "Suning Group" i ka dhënë të drejtën të birit 25-vjeçar që ta përfaqësoj­ë në një takim që Mançini pretendont­e se do të zgjidhte gjithçka. Pra përfaqësue­si i interesave të familjes Jingding ishte Stivëni.

Spekulimet - Mediat italiane gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar që të spekulojnë sa i përket të ardhmes së Mançinit. Sipas "Sky Sport 24" thuhet se Interi i ka ofruar trajnerit një

përqindje të shumës që do të merrte nëse do të respektont­e kontratën në këmbim të dorëheqjes. 52-vjeçari ka refuzuar pasi pretendon që t'i shkojë deri në fund detyrës që mori muaj më parë (kontrata e tij skadon në 2017-ën, paga vjetore e tij është 4.5 milionë euro).

Dialogu - Pas drekës (me orën amerikane) Auzilio ka takuar Mançinin dhe sipas dëshmitarë­ve thuhet se trajneri është qetësuar shumë. Gjithsesi darka e programuar në orën 21:00 (me orën amerikane) do të jetë përcaktues­e mbi fatet e trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania