Panorama Sport (Albania)

Raiola shtang Moun, i anulon vizitat Pogbasë

Reali s'ka hequr dorë, Juvja do 120 mln euro

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Javë vendimtare për të ardhmen e mesfushori­t të Juventusit, Pol Pogba. Mançester Junajtid duket se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshj­es me lojtarin dhe skuadrën italiane, por Mino Raiola është ai që ka bllokuar vizitat mjekësore me "djajtë" e kuq. Ky vendim i agjentit të lojtarit ka ngjallur shumë dyshime dhe ende nuk dihet pse kanë ngecur bisedimet për transferim­in e tij në Angli. Nga ky moment pritet të përfitojë Reali që nuk ka hequr dorë dhe beson se mund ta transferoj­ë në momentin e fundit. Ndërkohë Juventusi s'ka ndër mend të bëjë ulje dhe kërkon patjetër 120 milionë euro për kartonin e tij.

Situata- Pritej që Pol Pogba të kryente vizitat mjekësore me Mançesteri­n gjatë këtyre ditëve, por një vendim i papritur i agjentit të tij Mino Raiola ka ndërlikuar transferim­in. I gjendur përballë presionit të Juventusit dhe shifrës fikse që kërkojnë bardhezinj­të, por edhe i tunduar nga një interesim i orëve të fundit nga Reali, ai nuk ka dhënë lejen që klienti i tij të kryente vizitat për t'u rikthyer sërish te Junajtid. Çështja duket se ka "ngrirë" dhe askush nuk e kupton pse ndodhi diçka e tillë. Dukej se Junajtid kishte gjithçka nën kontroll, por "Zonja" nuk do të heqë dorë nga shifra që ka vendosur në fillim për Pogbanë. Ekziston edhe ideja që Juventusi ndoshta nuk do ta largojë lojtarin as për 120 milionë euro, duke dashur të besojë edhe 1 vit tek

aftësitë e tij për të fituar Ligën e Kampionëve.

"Luftë" me Realin- Gazeta e madhe spanjolle "As" i ka dedikuar faqen e parë mesfushori­t Pol Pogba, duke i vënë titullin "Luftë për Pogbanë". Spanjollët i referohen duelit të fortë mes Junajtid dhe Realit

për të fituar shërbimet e mesfushori­t francez. Gjatë kësaj jave pritet të mësohet gjithçka mbi të ardhmen e Pogbasë, ndërkohë që lojtari i ka përfunduar pushimet dhe është në pritje të destinacio­nit të tij të ardhshëm: Mançester, Torino ose Madrid.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania