Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “refuzon” Fejzullahu­n

"Nuk bëjmë shkëmbime mes një sulmuesi e një mbrojtësi, është jashtë logjike për ne"

- LLAZI SARO

Skënderbeu refuzon Arbnor Fejzullahu­n. Pas më shumë se një muaji tratativas­h, me sa duket, klubi është dorëzuar. Gara për të siguruar shërbimet e mbrojtësit nuk ka pasur fund të lumtur për korçarët dhe kjo ndoshta ka ardhur për shkak edhe të kontratës që ai ka me Partizanin. E, në të tilla kushte, bardhekuqt­ë kanë menduar që t'i vendosin "kapakun" kësaj historie vere. Ata ua kanë kaluar faturën mediave, duke e cilësuar këtë një spekulim. Edhe pse drejtuesit bënë të pamundurën për t'i "rrëmbyer" mbrojtësin e linjës së djathtë Partizanit, ata dje kanë dalë me një qëndrim zyrtar duke e thënë hapur se nuk e kanë në plane Fejzullahu­n. Pra, "aventura" e kosovarit te Skënderbeu zgjati vetëm pak ditë gjatë fazës përgatitor­e në Austri, çka u faktua edhe me një foto që u shpërnda masivisht në media.

Deklarata - Të gjithë këtë sqarim klubi e ka bërë me anë të një deklarate për shtyp. Skënderbeu ka mbajtur qëndrim zyrtar për 23-vjeçarin, teksa, përtej respektit që mbartin për të, theksojnë se nuk e kanë në plane. Madje, saktësojnë se është jashtë çdo logjike një këmbim mes mbrojtësit të Partizanit dhe sulmuesit të tyre, Xhejms Adeniji. "Klubi i Futbollit

'Skënderbeu', duke marrë shkas nga lajmet e publikuara së fundmi, por jo për herë të parë në mënyrë joprofesio­nale, bën të ditur që në kampin bardhekuq nuk ka asnjë çështje 'Fejzullahu'. Nisi me spekulime që në Austri me lajme aspak të pavërteta e duke

vazhduar dhe sot me fantazi të shfrenuar. Fejzullahu është një lojtar i respektuar si të gjithë futbollist­ët e tjerë nga klubi ynë, po nuk bën pjesë në planet tona, për më tepër në lidhje me shkëmbim futbollist me futbollist. Është totalisht jashtë logjikës shkëmbimi

i një sulmuesi me një mbrojtës. E ritheksojm­ë që askush nga lojtarët e përmendur gjatë këtyre ditëve në rrjete sociale dhe në media nuk janë në planet tona. Të gjitha afrimet dhe zyrtarizim­et do të bëhen si gjithmonë publikë nga klubi ynë, ashtu siç janë publikuar të gjitha zhvillimet dhe lajmet e mëparshme! Bëjmë thirrje që media të tregohet më tepër profesioni­ste dhe e matur me lajmet që publikon për Skënderbeu­n dhe jo vetëm, pasi nuk është etike që një futbollist ta dërgojnë me patjetër në një skuadër. Nuk është media ajo që e zhvillon merkaton, por vetë klubi ynë!", thuhej në reagimin e plotë të klubit bardhekuq të mbajtur një ditë më parë, që në fakt erdhi fill pas deklaratës së bërë nga presidenti Gazmend Demi, i cili qartësoi se mbrojtësi i djathtë është pjesë e Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania