Panorama Sport (Albania)

“Shkrihet” Apolonia, ja plani

Administra­tori Memallaj Nuk ka krizë finan iare, është një strategji e re

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia drejt "sh krirjes". Skuadra fierake po përgatitet për një eksod masiv të titullarëv­e që kanë mbajtur peshën e skuadrës gjatë sezoneve të fundit. Largimet kanë nisur tashmë dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Klubi ka vendosur të ndryshojë strategji duke krijuar një grup me lojtarë të rinj, kryesisht 19-23 vjeç. I pari që çeli serinë e largimeve ishte mbrojtësi Ervis Kaja. Dje ka qenë radha e tre titullarëv­e të tjerë. Mbrojtësi Rudin Nako dhe mesfushorë­t Julian Lluka e Izmir Balaj kanë prishur me marrëveshj­e me klubin kontratat dhe tashmë janë lojtarë të lirë. Ditët në vijim pritet që të zyrtarizoj­në "divorcin" me fierakët edhe portieri Eduard Miço, mesfushori Amarildo Dimo që gjatë sezonit të kaluar ishte edhe kapiten, si dhe lojtarët serbë Marko Rajkoviç dhe Dejan Lazareviç. Strategjia

Në një prononcim për gazetën, administra­tori i klubit, Kamber Memallaj, flet për largimet e lojtarëve dhe sqaron strategjin­ë e re të fierakëve. Sipas tij, këto largime nuk kanë të bëjnë me ndonjë krizë financiare, por për arsye të ndërtimit të një strategjie të re. "Nuk ka asnjë krizë financiare. Largimi i këtyre lojtarëve është bërë duke gjetur gjuhën e përbashkët, pasi do të ndryshojë strategjia e ndërtimit të skuadrës. Duam të ndërtojmë një ekip me lojtarë të rinj 19 deri në 22-23 vjeç, kryesisht të dalë nga akademia e futbollit fierak, por edhe të afruar nga merkatoja brenda apo jashtë vendit. Do të jetë një ekip më i fortë e cilësor dhe me më pak shpenzime. E theksoj se kjo nuk është një shpërbërje e skuadrës, por kalimi në një strategji të re për ndërtimin dhe funksionim­in e saj. Ndaj,

nuk duhet të paragjykoh­et ose të aludohet për krizë financiare apo gjëra të kësaj natyre, pasi është vetëm një strategji e re që drejtuesit tanë kanë menduar të ndjekin për sezonin e ri", tha Memallaj. I pyetur nëse ka pasur pakënaqësi nga lojtarët që po largohen,

administra­tori përgjigjet: "Jo, nuk ka pasur asnjë pakënaqësi të paktën deri tani. Jemi ndarë miqësisht me ta pasi kemi gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka vazhduar normalisht stërvitjen", përfundon Memallaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania