Panorama Sport (Albania)

Kaçe-PAOK, sinjale divorci mes palëve

Mesfushori, jashtë listës për ndeshjen e Champions- it kundër Ajaksit

-

Ergys Kaçe nuk është më i pazëvendës­ueshëm te PAOK-u. Kjo, jo për formën e tij të dobët, përkundraz­i, për shkak se PAOK-u e konsideron atë një futbollist me shumë të ardhme dhe kërkon me çdo kusht që të rinovojë kontratën e shqiptarit. Ky i fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe kjo ka bërë që klubi grek të nisë "hakmarrjen". Për ndeshjen e djeshme, të vlefshme për turin e tretë të Ligës së Kampionëve, lojtari i Kombëtares nuk ka qenë në listën e futbollist­ëve të gatshëm për trajnerin e PAOK-ut. Ergys Kaçe ka munguar si në formacioni­n titullar, ashtu edhe në listën e lojtarëve të grumbullua­r për këtë takim. Mosdakordë­sia e lojtarit për të shtyrë qëndrimin e tij me ekipin grek ka bërë që drejtuesit të "marrin hak" duke mos e aktivizuar. Gjithashtu, Kaçe nuk është përfshirë as në ekipin grek gjatë ndeshjeve miqësore të zhvilluara në këtë start sezoni. Sinjale të qarta të një divorci të mundshëm mes palëve. Mesfushori i talentuar i Kombëtares është edhe për një sezon tjetër i lidhur me skuadrën greke dhe, me shumë gjasa, do të largohet me parametra zero. Nëse drejtuesit e PAOK-ut nuk do të vendosin që të shesin lojtarin gjatë kësaj merkatoje apo në atë të janarit, atëherë ekipi grek nuk do të përfitonte asgjë nga largimi i tij. Ndërkohë, Kaçe është lakuar vazhdimish­t për interesime të skuadrave të ndryshme, ku një prej tyre ka qenë edhe Inter i Milanos. Edhe trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, është shprehur disa herë në mediat italiane se mesfushori është i gatshëm që të mund të përballojë nivelin e Serisë A, pasi është lojtar me karakteris­tika interesant­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania