Auzilio ka mbyllur blerjen e Kandrevës
Piero Auzilio është njëri prej drejtuesve më të aftë në Itali. Mes shumë vështirësive, drejtori sportiv i Interit ka arritur që të përkulë edhe një personazh "të vështirë" si Klaudio Lotito. Përpara se të nisej drejt SHBA-së, Auzilio i ka formuluar ofertën e fundit presidentit të Lacios për shërbimet e Antonio Kandrevës. Mësohet se Interi ka dërguar deri në 20 milionë euro ofertën për sulmuesin e krahut të Lacios. Tani Lotito është me shpatulla pas muri pasi pritet që ta pranojnë edhe pse në fillim kërkonte 25. Numri një i Lacios e di se dëshira e lojtarit është që të transferohet në Milano dhe së dyti ai nuk ka në dorë oferta të klubeve të tjera.