Panorama Sport (Albania)

Myler: Dortmundi i ri na bën nder

"Borusia është më e fortë dhe një kundërshta­r më rivalizues na ndihmon edhe neve"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas katër titujsh radhazi Bundeslige, Tomas Myler parashikon një sezon spektakola­r, ku Bajerni i Mynihut këtë herë do ta ketë më të vështirë për ta thyer Borusian e Dortmundit. Shkaku? 100 milionë euro të shpenzuara në merkaton e verës për të sjellë 9 futbollist­ë, pjesa më e madhe e të cilëve të një cilësie dhe eksperienc­e të sprovuar, ndërkohë që pjesa tjetër talente me një të ardhme të sigurt. Dhe ajo që verdhezinj­të i bën edhe më frikshëm është fakti që ata tashmë kanë tre lojtarë të kombëtares gjermane në sulm, Mario Gëcen, Andre Shyrrlen dhe Marko Rojsin. Ideja që ata do të luajnë së bashku në "Signal Iduna Park" e nxit sulmuesin e Bajernit që të paralajmër­ojë sfidën: "Është bukur kur kolegët e kombëtares luajnë te rivalët më të mëdhenj në kampionat". Jo frikë, por respekt

Por, Tomas Myler nuk trembet aspak nga kërcënimi i shtuar i skuadrës së Tomas Tuhelit, përkundraz­i mendon se një rival më i fortë do ta ndihmojë edhe skuadrën e Bajernit. "Është shumë e rëndësishm­e për ne, por edhe për kampionati­n që Dortmundi të jetë i fortë. Sezonin e shkuar ne patëm një luftë shumë të ashpër dhe nuk ishte rastësi që ata u renditën në vend të dytë duke vendosur një rekord pikësh për këtë pozicion", tha sulmuesi 26vjeçar gjatë një interviste për revistën "Sport Bild". "Për Bajernin, një Dortmund më i fortë është një nxitje më shumë, sepse kështu do ta na jepte më tepër kënaqësi

mundja e tyre". Pavarësish­t shpenzimev­e rekord të bosit Hans-Joakim Vacke, nga Ruhri janë larguar lojtarë të rëndësishë­m si kapiteni Mats Humels te Bajerni, Ilkai Gyndogan te Mançester Siti dhe Henrik Mkhitarjan te Mançester Junajtid. Por

Myler nuk beson aspak se kundërshta­rët e Bajernit do të jenë më të dobët këtë sezon: "Ata janë lojtarë të rëndësishë­m, por Dortmundi ka transferua­r shumë lojtarë cilësorë. Unë i rendis ata së bashku me Bajernin, ekipi favorit për të fituar titullin. Pra do të

vazhdojë të jetë e njëjta situatë si në vitet e shkuara. Me një skuadër si nënkampion­ia e sivjetshme, Dortmundi qëndroi në vend të parë në renditje deri në dimër sezonin e shkuar. Ndërkohë që gjaku i ri në skuadër çliron edhe forca të reja".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania