Panorama Sport (Albania)

Alonso: Hamilton, një shok skuadre i vështirë

"Jashtë pistës, britaniku ka një ndikim të madh, pa fat osberg "

- OLGERT SERANI

Alonso la të kupto het simpatinë që ka si pilot me Niko Rosberg në betejën e gjermanit me shokun e skuadrës te Mercedesi, Luis Hamilton. Britaniku ka fituar dy titujt e fundit botërorë përpara Rosberg me "Shigjetat e Argjendta". Në fakt, spanjolli është më shumë se i njohur në duelet me anglezin pas atij sezoni përçarës që kaloi në 2007-ën me njëvendësh­en e McLarenit. "Ajo aventurë më kujton shumë gjëra, - tha Alonso për radion spanjolle ' Cadena Cope'. - Le të themi që Rosberg nuk ka një shok skuadre të lehtë. Në këtë kuptim ai është shumë i fortë në pistë, shumë i shpejtë dhe kurrë nuk bën gabime. Por jashtë saj ai ka mjaft ndikim. Uroj të kesh fat Rosberg me të (qesh)". Hamilton rikuperoi një deficit prej 43 pikësh në dëm të shokut të skuadrës në muajit e fundit, kësisoj edhe piloti spanjoll beson se tri herë kampioni i botës është i vendosur për një kurorë të katërt në karrierë. "Hamilton është në një pozicion të mirë. Ai ka atë vrullin që i vjen nga pas. Dhe në këtë sport kur ti vjen nga mbrapa dhe arrin të kapësh liderin, atëherë do të thotë që ke diçka shtesë. Dhe kjo është e kundërta për pilotin, i cili ka qenë në kryesim dhe ka pasur një avantazh. Ata të arrijnë, të parakalojn­ë dhe ti je në një minikrizë. Pra, edhe pse janë afër me pikë, Hamilton për momentin duket më i fortë dhe një konkurrent më i mirë".

Sezoni - 34-vjeçari beson se është e pamundur që këtë sezon të sigurojë një podium, por këmbëngul se nuk ka asnjë plan për t'u tërhequr në fund të vitit 2016. Dy herë kampioni i botës (2005 dhe 2006) ka arritur 24 pikë në një vit të vështirë me McLaren dhe pranon se përfshirja e tij mes tre të parëve në podium është ende e largët. "Në kushte normale, ne ende nuk e meritojmë një podium. Shpresoj që do të përmirësoh­emi vitin e ardhshëm. Por ky është F1, gjithçka mund të ndodhë. Ne mezi presim për ndryshime në projektin e McLaren-Honda".

Alonso ka debutuar në F1 në vitin 2001 dhe deri tani regjistron 32 fitore dhe 97 podiume në 264 gara të zhvilluara. Ai është shpallur kampion bote dy herë me Renault në vitin 2005 dhe 2006, ndërsa nuk ka fituar një "Grand Prix" që nga ai i Spanjës në vitin 2013. "E ardhmja ime në F1 nuk do të varet nga kjo makinë. Edhe pse dy vitet e fundit kanë qenë të vështira, unë i kam shijuar në maksimum.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania